Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dëshmitarët kanë thënë se droni ka lëshuar një raketë në turmën që ka qenë duke pritur me shishe të thata në duar, në afërsi të një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.
GAZA- Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Gazë, teksa kanë qenë duke pritur për t’i mbushur shishet me ujë, kanë raportuar autoritetet shëndetësore palestineze.
Trupat e tyre janë dërguar në spitalin Nuseirat's al-Awda, ku janë duke u trajtuar edhe 16 persona të plagosur, prej tyre shtatë janë fëmijë.
Dëshmitarët kanë thënë se droni ka lëshuar një raketë në turmën që ka qenë duke pritur me shishe të thata në duar, në afërsi të një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.
Ushtria izraelite ka thënë se ka ndodhur një “gabim teknik” pasi në sulm është shënjestruar një “terrorist” i Xhihadit Islamik, dhe për pasojë municioni ka rënë në një tjetër territor.
Ushtria ka thënë se incidenti është duke u rishikuar dhe se është duke punuar për të zvogëluar dëmin civil.
Në disa pamje të paverifikuara janë parë fëmijë të përgjakur dhe të vdekur, ndërsa të tjerë duke bërtitur afër, në gjendje paniku dhe dëshpërimi.
Për sulmin është raportuar pas intensifikimit të sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës.
Një zëdhënës i Agjencisë së Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se 19 palestinezë tjerë janë vrarë të dielën në tri sulme të ndryshme në ndërtesa të banimit në qendër të Gazës dhe qytetin e Gazës.
Ndaras, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se ka trajtuar më shumë viktima në spitalin në Rafah në gjashtë javët e fundit sesa në 12 muajt paraprakë.
Të shtunën, në spitalin Nasser në jug të Gazës është thënë se kanë vdekur 24 persona afër një qendre për shpërndarje ndihmash. Dëshmitarët kanë thënë se trupat ushtarake izraelite kanë nisur sulme teksa njerëzit kanë tentuar të furnizohen me ushqim.
Ushtria izraelite ka thënë se nuk është në dijeni për individë të plagosur nga ushtarët e tij afër qendrës për ndihma.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka thënë të premten se i ka regjistruar 789 vrasje që janë kryer në zonat për ndihma.
Lufta në Gazë ka nisur pasi militantët e Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera - i kanë sulmuar komunitetet në kufirin izraelit më 7 tetor 2023, çka ka çuar në vdekjen e 1.219 njerëzve, kryesisht civilë.
Si pasojë e veprimeve hakmarrëse të Izraelit janë vrarë të paktën 57.882 palestinezë në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Pjesa më e madhe e popullsisë në Gazë është detyruar të zhvendoset disa herë.
Më shumë se 90 për qind e shtëpive vlerësohet të jenë dëmtuar rëndë apo shkatërruar plotësisht. Sistemi shëndetësor dhe sistemet e ujit dhe higjienës janë shkatërruar, ndërsa ka mungesa të mëdha për ushqim, ilaçe, karburante dhe qendra strehimi./REL
foto ilustruese ARIZONA- Zyrtarët e shëndetësisë amerikane kanë konfirmuar se një banor i Arizonës ka vdekur nga murtaja...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Pesidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian kërkon marrëveshje me S...
Vladimir Putin dhe Roman Starovoit RUSI- Në dhjetor të vitit 2024, pothuajse shtatë muaj para se ministri rus i Transportit, Roman Starovoit...
Donald Trump SHBA- Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump p&eu...
Foto nga Departamenti i Mbrojtjes SHBA- Departamenti i Mbrojtjes me sa duket nuk është aspak në konkurrencë me grupin Metallica&n...
Masoud Pezeshkian IRAN- Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i shpëtoi për pak vdekjes gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas rap...
Brigitte Macron dhe Emmanuel Macron FRANCË- Brigitte Macron shoqëroi Presidentin e Francës dhe bashkëshortin e saj, Emmanuel Macro...
foto ilustruese IRLANDË- Një varr masiv është zbuluar Ilandë me qindra foshnje. Sipas mediave të huaja hetuesit kan...
foto ilustruese KOREJA E VERIUT- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur&r...
foto ilustruese FRANCË- Një 20-vjeçar arriti të arratisej nga burgu të premten duke u fshehur në çant&eum...