LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit Starovoit për Rusinë e Vladimir Putin?

Autoritetet dyshojnë se Igor Grabin i ka keqpërdorur fondet e buxhetit që janë ndarë për mbrojtje në rajonin e Kurskut, zonë kufitare me Ukrainën. Shuma kap vlerën e 250 milionë dollarëve.

13 Korrik 2025, 13:04 Nga E. D
Analiza: Çfarë do të thotë vdekja e ish-ministrit
Vladimir Putin dhe Roman Starovoit

RUSI- Në dhjetor të vitit 2024, pothuajse shtatë muaj para se ministri rus i Transportit, Roman Starovoit të gjendej i vdekur nga një plagë e shkaktuar me armë zjarri afër makinës së tij Tesla në një paralagje të Moskës, hetuesit në Kursk kanë njoftuar për arrestimin e ish-drejtorit të një korporate për zhvillim.

Autoritetet dyshojnë se Igor Grabin i ka keqpërdorur fondet e buxhetit që janë ndarë për mbrojtje në rajonin e Kurskut, zonë kufitare me Ukrainën. Shuma kap vlerën e 250 milionë dollarëve.

Me këto fonde ishte paraparë ndërtimi i fortifikimeve që njihen ndryshe edhe si “dhëmbët e dragoit”, të dizajnuara për të parandaluar lëvizjen e tankeve dhe mbrojtjen e Kurskut nga pushtimi. Megjithatë, forcat ukrainase e kanë pushtuar Kurskun më 6 gusht të vitit 2024, duke e turpëruar Kremlinin, edhe për faktin se dhëmbët e dragoit është raportuar të jenë shkatërruar nga shiu dhe bora.

Në periudhën pas arrestimit të Grabinit, edhe zyrtarë tjerë të lartë, përfshirë shefin e tij, janë ndaluar nën dyshimet për përfshirje në përvetësim. Ata dyshohej se paratë i kishin siguruar përmes nënkontraktorëve. Guvernatori i Kurskut, Aleksei Smirnov ka dhënë dorëheqje në dhjetor të vitit 2024. Ai është arrestuar katër muaj më vonë.

Smirnov nuk ka qenë guvernator në kohën kur janë bërë dyshimet për përvetësim. Në atë pozitë ka qenë Roman Starovoit, i cili ishte promovuar në pozitën e ministrit të Transportit në maj të vitit 2024.

Starovoit është shkarkuar nga detyra me vendim të presidentit rus, Vladimir Putin më 7 korrik. Trupi i tij i vdekur është gjetur disa orë më vonë. Hetuesit besojnë se vetëvrasja mund të ketë qenë shkaku.

Në Rusinë e Putinit, vjedhja dhe përvetësimi i fondeve publike nuk është as fenomen i ri dhe as i rrallë. Në fakt, korrupsioni vetëm sa është përkeqësuar pas më shumë se 25 vjetëve të Putinit në pushtet, vlerësojnë ekspertët.

Mirëpo, rasti i vdekjes së Starovoitit ka marrë vëmendje në mesin e elitave politike të Rusisë. Për disa vetëvrasja nuk është skenar i besueshëm dhe disa madje dyshojnë nëse ai ka qenë i gjallë në kohën e shkarkimit.

Ky emër i shtohet listës së zyrtarëve të vdekur në sektorin publik dhe privat në periudhën e fundit. Më shumë se tetë udhëheqës të kompanive të energjisë kanë vdekur në rrethana të dyshimta prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Ilia Shumanov, ish-drejtor ekzekutiv në zyrën e organizatës Transparency International për Rusinë, ka thënë se kjo situatë reflekton se si lufta në Ukrainë i ka krijuar kokëçarje klasës udhëheqëse në Rusi – politikanëve, agjencive të sigurisë, zyrtarëve ushtarakë dhe oligarkëve.

“Datën e vdekjes së Starvoitit dhe kohën e vdekjes nuk e dimë. Para nënshkrimit të Putinit? Para nënshkrimit të dekretit për shkarkim?”, ka pyetur ai përgjatë një interviste.

“Ekzistojnë kaq shumë pyetje rreth këtij rasti”.

“Ka shenja të transformimit të sistemit brenda elitës prej kur ka nisur lufta… tani po shohim klane tjera. Grupe tjera që po tentojnë të luajnë sipas rregullave të tyre dhe që nuk koordinohen me njëri-tjetrin, sepse kjo është strategji e mbijetesës për ta”, ka thënë ai.

Aleksandra Prokopenko, ish-këshilltare në Bankën Qendrore të Rusisë, ka thënë se rrethanat në të cilat ka vdekur Starovoiti “shpërfaqin edhe një herë se sa të paqarta janë bërë nivelet e larta brenda Qeverisë ruse në kohë krizash”.

“Askush nuk di asgjë dhe askush nuk dëshiron të marrë përgjegjësi”, ka thënë Prokopenko, tani ekspert në Qendrën për Rusi dhe Euroazi në kuadër të Institutit Carnegie.

Dilemat rreth përgatitje në rajonin e Kurskut, sidomos për “dhëmbët e dragoit”, janë transmetuar gjerësisht në mediat lokale prej fundit të vitit 2023.

Në maj të vitit 2024, Starovoit, i cili ka shërbyer si guvernator i Kurskut prej vitit 2019, është ngjitur në kabinetin e Putinit. Ky vendim ishte konsideruar njohje e punës së tij si teknokrat në nivelin lokal.

Si ministër i Transportit, Starovoit ka qenë mbikëqyrës i burokracisë federale, duke rregulluar gjithçka, prej hekurudhave deri te autostradat.

Kjo mbikëqyrje ka qenë në linjë me lidhjet shumëvjeçare të Starovoitit me miliarderin Arkady Rotenberg, mik fëmijërie i Putinit.

Pasuria e Rotenbergut dhe vëllait të tij rrjedh nga një kompani ndërtimi që ka fituar projekte jashtëzakonisht të shtrenjta, përfshirë ato gjatë Olimpiadës së mbajtur në Soçi më 2014.

Starovoit e ka mbikëqyrur projektin e Rotenbergut për ndërtim të Urës së Kërçit, përpjekje jashtëzakonisht e kushtueshme për të lidhur Gadishullin ukrainas të Krimesë, të pushtuar nga Rusia, me territorin rus. Ukraina është përpjekur disa herë që ta dëmtojë apo shkatërrojë urën.

Në kulturën ruse – biznesore, qeveritare apo kriminale – një aranzhim i tillë njihet si “kulm” – pra kur një person apo entitet e mbron apo i rri mbrapa dikujt tjetër.

Tre muaj pas shpërnguljes së Starovoitit në Moskë, trupat ushtarake ukrainase e kanë pushtuar Kurskun, dhe atë me jo shumë vështirësi.

Rezultatet kanë qenë të përziera. Nuk është se forcat ushtarake ruse janë larguar prej vijës së frontit në Ukrainë, sidomos nga pjesët ku ushtria ukrainase ka qenë në presion, megjithatë ka demonstruar vendosmërinë e ukrainasve.

Për më shumë, ky gjest e ka turpëruar Kremlinin, pasi kjo ka qenë hera e parë që trupa të huaj e kanë sulmuar dhe pushtuar territorin rus, prej Luftës së Dytë Botërore. Si përfundim, ushtria ruse është detyruar t’i angazhojë 11.000 trupa ushtarake të Koresë Veriore dhe ka tentuar për shtatë muaj që t’i largojë ushtarët ukrainas nga territori.

Më 9 dhjetor 2024, Grabin, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Korporatës për Zhvillim në rajonin e Kurskut, është arrestuar. Tetë ditë më vonë, shefi i tij, Vladimir Lukin është arrestuar, gjithashtu. Të dy janë akuzuar për përvetësim.

Smirnov, i cili ka qenë zëvendës i Starovoitit para se të merrte detyrën, është ndaluar në prill të vitit 2025.

Sipas raportimeve të gazetës Kommersant, dhe kanalit 112 në Telegram, ai e ka përmendur nëpër dëshmi Starovoitin. Në total, nëntë persona janë ndaluar apo kanë qenë të përfshirë për skandalin në Kursk.

Më 7 korrik, në orën 9:20 të mëngjesit, sipas kohës lokale të Moskës, Kremlini ka bërë të ditur se Starovoit do të shkarkohet nga detyra e ministrit të Transportit.

Pak para orës 16:00, në kanalet në Telegram, që dihen se kanë lidhje me shërbimet ruse të sigurisë, është raportuar se Starovoit është gjendur i vdekur dhe që duket se ka kryer vetëvrasje.

Rreth orës 16:20, Komiteti Hetues i Rusisë e ka konfirmuar vdekjen e Starovotit, duke thënë se ai është gjetur në makinën e tij personale – Tesla – në një hapësirë parkimi në paralagjen Odintsovo të Moskës. “Versioni fillestar është vetëvrasja”.

Disa orë më vonë kanë nisur raportimet ndryshe-ndryshe për rastin – disa kanë thënë se trupi është gjetur afër makinës, të tjerë brenda makinës. Disa kanë thënë se Starovoit mund të ketë vdekur një ditë më parë.

Revista Forbes për rajonin e Rusisë ka thënë se Starovoit mund të ketë vdekur në natën e 5 korrikut. Një ligjvënës me nam ka thënë se ai ka vdekur “kohë më parë”.

Nëse vërtetohet, ky fakt mund të bëhet problem për Kremlinin: a e ka ditur Putini që Starovoit ka vdekur në kohën kur është nënshkruar dekreti për shkarkimin e tij?

Sergey Markov, analist politik i afërt me Kremlinin, ka sugjeruar që ai është vrarë për t’ia pamundësuar dhënien e dëshmive kundër zyrtarëve tjerë.

Për shumë rusë situata me korrupsion është përkeqësuar nën Putinin, diçka që e ka përsëritur shpesh edhe politikani tashmë i vdekur, Aleksei Navalny.

Në masë ekziston perceptimi se korrupsioni tolerohet, sidomos nga Kremlini dhe agjencitë e sigurisë, përveç nëse reflektohet keq te Putini apo te ndonjë agjenci për siguri kombëtare.

Ky mund të jetë njëri prej faktorëve që ka çuar në vdekjen e Starovoitit, ka thënë Shumanov.

“Nëse jeni person përgjegjës pse forcat ushtarake ruse kanë hyrë në tokën ruse, jeni shumë më i keq sesa Navalny”, ka thënë ai. “Ne as nuk e dimë rastin penal ndaj tij, mund të ketë qenë për tradhti” dhe jo për përvetësim.

“Kush mund të përfitojë nga vdekja e tij?”, ka pyetur Shumanov.

“Ajo çfarë ka ndodhur është e pashembullt në historinë moderne të Rusisë dhe është sinjal i qartë që diçka brenda sistemit ka nisur të funksionojë krejtësisht ndryshe”, ka thënë Tatyana Stanovaya, eksperte e njohur e politikave ruse, në një koment të publikuar së fundmi./REL

roman starovoit vladimir putin

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër