LIVE UPDATES
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

Megjithatë, zyrtarë nga të dyja palët kanë thënë se dëshirojnë t’i vazhdojnë negociatat me Shtetet e Bashkuara. Trump ka paralajmëruar që do të vendosë tarifa edhe më të larta në importe, nëse ndonjëra prej partnereve tregtare vendosë të hakmerret.

13 Korrik 2025, 12:38 Nga E. D
BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%
Donald Trump

SHBA- Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të tarifës prej 30 për qind në importet e tyre nga 1 gushti. Meksika e ka kritikuar atë që e ka quajtur “marrëveshje të padrejtë” dhe ka insistuar që sovraniteti i saj është i panegociueshën, derisa shefja e BE-së, Ursula von der Leyen ka kërcënuar me marrjen e “kundërmasave proporcionale”, nëse do të ketë nevojë.

Megjithatë, zyrtarë nga të dyja palët kanë thënë se dëshirojnë t’i vazhdojnë negociatat me Shtetet e Bashkuara. Trump ka paralajmëruar që do të vendosë tarifa edhe më të larta në importe, nëse ndonjëra prej partnereve tregtare vendosë të hakmerret.

Këtë javë, Trumpi i ka bërë të ditura tarifat e reja edhe për mallrat e Japonisë, Koresë së Jugut, Kanadasë, Brazilit dhe disa vendeve tjera përfshirë Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën prej 1 gushtit. Në letrën dërguar Bashkimit Evropian, Trump ka thënë se deficiti tregtar i SHBA-së përbën kërcënim të sigurisë.

“Ne kemi pasur vite për të diskutuar marrëdhënien tonë tregtare me BE-në dhe kemi ardhur në përfundim që duhet të heqim dorë nga ky deficit tregtar i madh, i vazhdueshëm dhe i kërcënuar nga tarifat, politikat dhe barrierat tregtare. Fatkeqësisht, marrëdhënia jona ka qenë larg reciprokes”, ka shkruar Trump në letrën drejtuar BE-në.

Në një intervistë për kanalin televiziv amerikan, Fox News, të transmetuar mbrëmjen e së shtunës, Trump ka thënë se disa shtete “janë shumë të shqetësuara”, por ka insistuar që tarifat nënkuptojnë se në SHBA po hyjnë qindra miliarda dollarë.

BE-ja ka qenë shënjestar e shpeshtë e Trumpit për kritika. Më 2 prill, ai pati propozuar 20 për qind tarifë në mallrat e bllokut evripian, ndërsa më vonë ka kërcënuar me rritje të tarifës prej 50 për qind, për shkak të bllokadës në procesin e negociatave.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpresuar në arritjen e një marrëveshjeje para afatit të fundit, më 9 korrik, mirëpo nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar për dakordim. Në vitin 2024, deficiti tregtar amerikan me bllokun evropian ka qenë 235.6 miliardë dollarë, sipas zyrtarëve amerikanë për çështje tregtare.

Von der Leyen ka thënë se BE-ja vazhdon të jetë e gatshme për të punuar drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht. Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se “kundërshton ashpër” njoftimin e Trumpit.

Ai ka sugjeruar që nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje, atëherë BE-ja duhet t’i përshpejtojë përgatitjet për kundërmasa kredibile. Disa liderë tjerë të BE-së kanë bërë thirrje për marrëveshje me Trumpin. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka thënë se beson që mund të arrihet një “marrëveshje e drejtë”.

“Nuk ka asnjë kuptim që të nxitet luftë tregtare mes dy anëve të Atlantikut”, ka thënë ajo.

Deri më tani, presidenti amerikan ka arritur marrëveshje tregtare me dy vende Mbretërinë e Bashkuar dhe Vietnamin derisa bisedimet vazhdojnë edhe me shumë vende tjera. Në fillim të prillit, Trump ka vendosur tarifë 10% për importet nga Kosova dhe ndaj pothuajse të gjithë partnerëve tjerë tregtarë.

Ekspertët kanë vlerësuar se tarifat amerikane do të kenë shumë ndikim në Kosovë, për shkak të varësisë së madhe nga importet. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pati thënë se zyra e saj e ka bërë gati një ligj që do të mundësonte heqjen e tarifave prej 10 për qind ndaj mallrave të importuara nga SHBA-ja, por se për miratimin e këtij ligji duhet fillimisht të konstituohet Kuvendi i ri - diçka që nuk ka ndodhur ende, as pas dhjetëra tentimesh./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë