Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai që fillimisht u quajt “Përbindëshi i Detit Kaspik” më vonë u kuptua se ishte një ekranoplan, një anije ushtarake që kapërcen valët me shpejtësi të aeroplanëve luftarakë.
SHBA- Në kulmin e Luftës së Ftohtë, në vitet ’60, analistët e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA) vërejtën një mjet misterioz duke u ndërtuar në brigjet e Kaspikut, në Rusinë sovjetike.
Ai që fillimisht u quajt “Përbindëshi i Detit Kaspik” më vonë u kuptua se ishte një ekranoplan, një anije ushtarake që kapërcen valët me shpejtësi të aeroplanëve luftarakë.
Dekada pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe projektit të ekranoplanit të atij vendi, fotografitë nga Kina sugjerojnë se Pekini tani mund të jetë duke ndërtuar diçka të ngjashme në Detin Bohai.
Anija është quajtur, joçuditërisht, “Përbindëshi i Detit Bohai”.
Eksperti i aviacionit ushtarak, Justin Bronk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndërtimi i anijes eksperimentale nga Kina vë në pah gatishmërinë e Pekinit për të provuar pothuajse gjithçka në kërkim të përparësive taktike ndaj rivalëve dhe armiqve të vet.
“Kina është e njohur për vendosmërinë e saj për të financuar dhe për të testuar një mori zgjidhjesh të ndryshme teknike dhe teknologjike për problemet ushtarake”, ka thënë Bronk, hulumtues i lartë në Royal United Services Institute, duke shtuar se kinezët po i provojnë edhe dizajnët me gjasa të vogla për sukses.
“Mbase duke u bazuar në logjikën se disa, të paktën, do të rezultojnë të përdorshëm dhe të suksesshëm”, është shprehur ai.
Duke fluturuar ulët, ata do të mbeteshin të padukshëm për shumicën e sistemeve të radarëve, derisa të paraqiteshin në horizont.
Me shpejtësi maksimale prej rreth 10 herë më të madhe se ajo e anijeve luftarake, një flotë ekranoplanësh në ardhje do t’ju jepte mbrojtjeve bregdetare pak kohë për të reaguar.
Ekranoplanët janë, po ashtu, të aftë të kalojnë mbi mina kundëranije pa u dëmtuar, dhe mund të bartin ngarkesa më të mëdha sesa aeroplanët e madhësisë së njëjtë.
Këto përparësi zgjuan së voni imagjinatën e inxhinierëve në Agjencinë amerikane për Projekte Hulumtuese të Avancuara për Mbrojtje (DARPA), e cila raportohet të ketë shpenzuar 22 milionë dollarë për të dizajnuar modele të një anieje fluturuese, të quajtur “Liberty Lifter”.
Programi amerikan u ndërpre para kohe, në qershorin e 2025-tës.
Një zëdhënës i njërës nga kompanitë e përfshira në ndërtimin e modeleve i ka thënë gazetës Air Force Times se përmes programit kanë arritur “të shfaqin qëndrueshmërinë e dizajnit dhe realizueshmërinë e teknikave të reja të prodhimit”.
Por, përveç skicave të mjetit amerikan, asgjë tjetër s’është parë.
Tani, fotografitë që rrodhën nga Kina, qoftë të planifikuara apo të rastësishme, sugjerojnë se Pekini ka arritur fazën e testimit të prototipit të mjetit të saj fluturues-lundrues.
Nuk ka dëshmi konkrete se anija e vërejtur në Detin Bohai është pjesë e një projekti ushtarak, por ngjyra e saj e hirtë dhe një portë e madhe për ngarkesa i ka shtyrë ekspertët të spekulojnë se ajo mund të jetë e menduar si një lloj anije logjistike ushtarake.
“Ekranoplani mund të ndërtohet [për marinën kineze] për të bartur ngarkesa, që janë shumë të rënda edhe për aeroplanët e mëdhenj transportues ushtarakë, më shpejt sesa do t’i transportonin anijet tradicionale”, ka thënë Bronk.
“Ai mund t’i shërbejë Kinës për t’i përforcuar ishujt e vegjël të kontestuar më shpejt, me sisteme të konsiderueshme kundëranije dhe kundërajrore”.
Dizajnët e mëparshëm të ekranoplanit kanë çaluar për shkak të nevojës për fuqi të madhe për t’u ngritur në ajër, që mund të minimizojë shpenzimin e ulët të karburantit si rezultat i fluturimit të ulët.
Për më tepër, fluturimi pak mbi nivelin e detit i vë anijet në rrezik të lartë të goditjes nga zogjtë, krahasuar me një aeroplan që fluturon në lartësi të mëdha.
Marina e Kinës është duke u zgjeruar me shpejtësi, teksa vendi autoritar aziatik raportohet se synon të ndërtojë një flotë prej gjashtë aeroplanëve transportues luftarakë deri në vitet ’30.
Pamjet e fundit të mjeteve të pazakonta kanë rritur frikën se Pekini është duke u përgatitur aktivisht për një pushtim të mundshëm të Tajvanit./REL
foto ilustruese GJERMANI- Kur Sabine Schwarz (emri i ndryshuar nga redaksia) mësoi për idenë e Ministres së Arsimit nëpërmje...
Ursula von der Leyen dhe Donald Trump BRUKSEL- Vendimi i Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 30% për produktet nga Bashkimi Evropian ...
pamje nga permbytjetet SPANJË- Dy persona rezultojnë të zhdukur në Katalonjë, pasi shirat e rrëmbyeshëm goditën&nb...
foto ilustruese SHBA- Prokuroria amerikane, Pam Bondi, urdhëroi të shtunën mbylljen e çështjes penale ndaj një mjeku të...
foto ilustruese GJERMANI- Përveç qeverisë, përfaqësues të ekonomisë dhe industrisë po shprehin shqetësimin ...
Emine Erdogan TURQI- Kongresi i 32-të i Konsultimit dhe Vlerësimit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) filloi në nj&eum...
Gaza IZRAEL- Një zyrtar izraelit akuzoi të hënën lëvizjen islamiste palestineze Hamas për “sabotim” t&e...
Foto Ilustruese SHBA- Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Parkut Kombëtar të Kanio...
Foto Ilustruese BRITANI- Dita më e nxehtë e vitit, deri më tani, u regjistrua të shtunën (12/7) në Skoci, Uells dhe Irl...
Claudia Sheinbaum MEKSIKË- Meksika tha të premten se tarifa prej 30% mbi produktet meksikane e njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Donald...