13 Korrik 2025, 07:39
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Prokuroria amerikane, Pam Bondi, urdhëroi të shtunën mbylljen e çështjes penale ndaj një mjeku të akuzuar për shkatërrimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe për shpërndarjen e certifikatave të rreme të vaksinimit. Vendimi për ndërprerjen e ndjekjes penale, ndërkohë që procesi gjyqësor kishte nisur, u mor pas një kërkese nga kongresistja konservatore Marjorie Taylor Greene dhe reflekton kthesën politike të administratës amerikane në qëndrimet mbi vaksinimin, pas rikthimit të Donald Trump në pushtet në janar.
“Dr. Moore u ofroi pacientëve të tij një zgjedhje, në një kohë kur qeveria federale refuzonte ta bënte këtë. Ai nuk meritonte të kalonte vite në burg,” tha Bondi.
Michael Kirk Moore, kirurg plastik në shtetin Utah, u përball me akuza penale nga drejtësia federale në vitin 2023, së bashku me klinikën e tij dhe tre persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë. Ata akuzoheshin për shkatërrimin e vaksinave kundër COVID-19 me vlerë 28,029 dollarë dhe për shpërndarjen e të paktën 1,937 certifikatave të rreme vaksinimi në këmbim të parave.
Dr. Moore, që përballej me mundësinë e dekadave burgimi, akuzohej gjithashtu se u administronte fëmijëve të disa prindërve tretësirë kripe (ujë i kripur steril) në vend të vaksinës dhe më pas lëshonte certifikata të falsifikuara të vaksinimit kundër koronavirusit. Gjyqi nisi këtë javë në një gjykatë federale në Salt Lake City.
Ndërkohë, kongresistja republikane Marjorie Taylor Greene, një nga mbështetëset më të zjarrta të presidentit Trump, kishte kërkuar që ndjekja penale ndaj Moore të pushohej.
“Sipas saj, ky njeri është një hero dhe po ndiqej penalisht sepse ndihmoi njerëzit të shmangnin vaksinimin e detyruar tiranik të vendosur nga qeveria demokrate," u shpreh Greene në një postim në X, duke ripërsëritur qëndrime të përhapura në qarqet kundër vaksinimit.
Pandemia ka shkaktuar ndarje të thella dhe përplasje politike në SHBA, mes mbështetësve të masave mbrojtëse dhe vaksinimit të detyrueshëm dhe grupeve, kryesisht në të djathtën dhe ekstremet e saj, që kundërshtojnë kufizimet e lirive individuale dhe vaksinat.
shba
Bota
13 Korrik 2025, 07:28
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Përveç qeverisë, përfaqësues të ekonomisë dhe industrisë po shprehin shqetësimin ...
Bota
12 Korrik 2025, 22:56
I.A
Emine Erdogan
TURQI- Kongresi i 32-të i Konsultimit dhe Vlerësimit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) filloi në nj&eum...
Bota
12 Korrik 2025, 22:46
I.A
Gaza
IZRAEL- Një zyrtar izraelit akuzoi të hënën lëvizjen islamiste palestineze Hamas për “sabotim” t&e...
Bota
12 Korrik 2025, 22:38
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Parkut Kombëtar të Kanio...
Bota
12 Korrik 2025, 22:31
I.A
Foto Ilustruese
BRITANI- Dita më e nxehtë e vitit, deri më tani, u regjistrua të shtunën (12/7) në Skoci, Uells dhe Irl...
Bota
12 Korrik 2025, 22:20
I.A
Claudia Sheinbaum
MEKSIKË- Meksika tha të premten se tarifa prej 30% mbi produktet meksikane e njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Donald...
Bota
12 Korrik 2025, 21:56
I.A
Foto Ilustruese
SUEDI- Qindra njerëz dolën sot në rrugë në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë, për të protestuar kund...
Bota
12 Korrik 2025, 21:37
I.A
Trump Tower
RUMANI- Familja Trump po zgjeron praninë e saj në Evropë, pasi Organizata Trump njoftoi qëllimin e saj për t...
Bota
12 Korrik 2025, 21:16
I.A
Bruksel
BRUKSEL- Udhëheqësit evropianë po shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me tarifat prej 30% që Donald Trump...
Bota
12 Korrik 2025, 20:58
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump vizitoi Teksasin e shkatërruar nga stuhia të premten, ndërsa fati i agjencisë më t...