7 Gusht 2022, 23:21
Nga F.M
Festivali
KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar se e ka arrestuar këngëtarin, Shemsi Krasniqi pasi theu rregullat e festivalit ‘Sunny Hill’ që po mbahet në Prishtinë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Krasniqi është ngjitur në skenë pa leje dhe për këtë arsye janë lajmëruar autoritetet. Këngëtari raportohet se është lënë në detyrim paraqitje.
“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Sh.K., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor. Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shemsiu, i njohur si Shemi i grupit “Ilirët” deklaroi pak orë më parë se babai i Dua Lipës, Dukagjini kishte urdhëruar arrestimin e tij me qëllim që të mos këndojë këngën për Adem Jasharin. Në një postim në rrjetet sociale, ai theksonte se kishte kërkuar që të këndonte këngën për komandantin legjendar por që, sipas tij, Lipa i kishte thënë se nuk do ta linte që të performonte.
shemsi krasniqi sunny hill
Bota
7 Gusht 2022, 23:08
F.M
Sherr në Kosovë
KOSOVË- Një grup djemsh janë përleshur me njëri-tjetrin në Kosovë. Ngjarja mësohet të...
Bota
7 Gusht 2022, 22:43
I.A
Gaza
GAZA- Zyra e kryeministrit izraelit Yair Lapid konfirmoi se një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti që i jep fund konflikt...
Bota
7 Gusht 2022, 22:12
I.A
Anija
UKRAINË- Katër anije të tjera që transportonin drithëra dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës n&eu...
Bota
7 Gusht 2022, 22:08
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Kur Shieh Jhy-Vey hedh vështrimin nga dritarja, i del parasysh Katedralja Gjermane në Berlin. Përfaqësuesi i ...
Bota
7 Gusht 2022, 22:08
F.M
Të dhënat për sezonin 2002, Greqi
GREQI- Greqia ka shpallur fitoren pas pandemisë! Turizmi është përmirësuar ndjesh...
Bota
7 Gusht 2022, 21:40
I.A
Zaporizhia
UKRAINË- Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës, Energoatom, tha të dielën se një pun&eum...
Bota
7 Gusht 2022, 21:14
F.M
Sivota
GREQI- Një 62-vjeçare ka gjetur vdekjen në sy të të gjithë familjes së saj teksa shijonte pushimet në Sivo...
Bota
7 Gusht 2022, 20:50
I.A
Myslimanet e vrare
SHBA- Një tjetër burrë mysliman në shtetin amerikan të New Mexico u vra dhe autoritetet thanë të...
Bota
7 Gusht 2022, 20:33
I.A
Uwe Herbert Hahn dhe Walter Henri Maximilien Bio
GJERMANI- Një diplomat gjerman që punonte në Brazil u arrestua pasi dyshohet se kishte rra...
Bota
7 Gusht 2022, 20:28
I.A
Foto Ilustruese
KINË- Tensionet mes Pekinit dhe Taipeit u shfaqën edhe më tepër të dielën ndërsa luftanijet kineze dhe t...