LIVE UPDATES
Bota

Polonia rrit presionin ndaj Gjermanisë, Varshava kërkon të aktivizojë OKB dhe SHBA për çështjen e reparacioneve

Zëvendësministri i jashtëm polak, Mularczyk, anëtar i partisë qeverisëse “Ligj dhe drejtësi”, PiS ka vite që temën e reparacioneve nga Gjermania e ka kthyer në temë qendrore të punës së tij.

8 Janar 2023, 08:32 Nga A.B

Polonia rrit presionin ndaj Gjermanisë, Varshava kërkon të

Pas “jo-së” së përsëritur të Berlinit, Varshava kërkon të aktivizojë OKB dhe SHBA për çështjen e reparacioneve me Gjermaninë. Përtej kësaj gjermanëve duhet t’u “shpjegohen” kërkesat e Polonisë.

Zëvendësministri i jashtëm polak, Mularczyk, anëtar i partisë qeverisëse “Ligj dhe drejtësi”, PiS ka vite që temën e reparacioneve nga Gjermania e ka kthyer në temë qendrore të punës së tij. Në vitin 2017 ai drejtoi një grup parlamentar, i cili duhej të përcaktonte humbjet e Polonisë në Luftën e Dytë Botërore. Më 1 shtator 2022, në 73 vjetorin e pushtimit gjerman të Polonisë, ai prezantoi raportin përfundimtar, në të cilin bëhet fjalë për 6,2 bilionë zloty, ose 1,3 bilionë euro dëme lufte. Mularczyk e ka cilësuar më parë përgjigjen e Gjermanisë si “injorim të Polonisë dhe polakëve”. Sipas tij “gjermanët nuk ndjekin një politikë miqësore ndaj Polonisë, duan të ngrenë këtu zonën e tyre të influencës, dhe e trajtojnë Poloninë si vasale”, ka thënë ai për agjencinë polake të lajmeve, pap.

OKB dhe SHBA do duhet të mbështesin kërkesat polake

Për të rritur presionin ndaj Berlinit, Varshava i është drejtuar me një lutje për mbështetje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Edhe Sekretarja e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, është ftuar në Varshavë. Më tej Mularczyk ka bërë të ditur se do të udhëtojë në SHBA për të fituar aleatë për këtë çështje në kongresin dhe senatin amerikan. Sipas një sondazhi të institutit Ipsos me porosi të mediave polake në fillim të janarit 2023, 75% e gjermanëve i refuzojnë kërkesat polake. Ky rezultat nuk e tremb Mularczyk që të njoftojë për një fushatë informimi në Gjermani me shpresë, se “me kohë gjermanët do të binden, se kjo çështje do rregulluar”.

Refuzimi nga Gjermania përdoret nga qeveria nacionaliste e djathtë polake për kritika ndaj Gjermanisë, që duket se do të jetë një nga temat kryesore në fushatën e të djathtëve polakë para fushatës së zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë. Pavarësisht se cila parti polake fiton në vjeshtë 2023, ajo duhet të përballet me çështjen e reparacioneve – sipas një sondazhi të Ipsos 66% e polakëve janë shprehur pro kërkesës për reparacione nga Gjermania. Në një vendim të parlamentit polak vitin e kaluar, i mbështetur edhe nga opozita polake, Sejm përcaktoi, se Polonia nuk kishte marrë asnjëherë dëmshpërblime për humbjet e luftës dhe nuk ka hequr kurrë dorë nga pretendimet e saj. /DW

poloni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj