Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Christoph Berti theksoi se problemi i autoriteteve belge me imunitetin e eurodeputetes greke është tejkaluar dhe kjo është shumë e rëndësishme për rrjedhën e çështjes.
BRUKSEL- Për skandalin e Katargate, që po trondit Parlamentin Europian, Christoph Berti, drejtor i gazetës belge “Le Soir” ka folur për "Alpha", e cila ka bërë një sërë zbulimesh të reja. Berti i bëri një referencë të veçantë përfshirjes së Eva Kaili, ndërsa tregoi se cila ishte lëvizja që e “dogji” duke e çuar në burg, pavarësisht imunitetit të saj parlamentar që është shumë i fortë në Belgjikë.
Drejtori i gazetës belge pretendoi se Katari dhe Maroku ishin të përfshirë në skandal. Christoph Berti theksoi se problemi i autoriteteve belge me imunitetin e eurodeputetes greke është tejkaluar dhe kjo është shumë e rëndësishme për rrjedhën e çështjes. Siç kanë argumentuar edhe analistë të tjerë, ajo që “dogji” Eva Kailin ishte telefonata me të atin për të hequr valixhen me para.
Pikërisht këto prova e çuan eurodeputeten në burg, si dhe paaftësia e saj për të dhënë një shpjegim bindës sesi u gjetën kaq shumë para në shtëpinë e saj.
“Eva Kaili nuk do të kishte qenë në burg nëse nuk do të kishte bërë gabim që t'ia jepte valixhen babait dhe të përpiqej t'ia merrte pas,”- tha Christoph Berti.
Pozicioni i eurodeputetes është shumë i vështirë, pasi akuzat ndaj saj janë të rënda. Rishikimi i kërkesës së saj për t'u liruar nga burgu pritet rreth datës 20 janar. Në të njëjtën kohë, në periudhën e ardhshme priten zbulime të reja për Katargate, që ka prekur Parlamentin Evropian. Sipas La Reppublica, prokurori Michel Clez po e zhvendos hetimin në “Fazën 2”. Shumë shpejt, me siguri pritet që ai të bëjë kërkesë për heqjen e imunitetit të eurodeputetëve Mark Tarabella dhe Andrea Coccolino. Eva Kaili mohon të jetë përfshirë në skandal dhe shprehet se është penduar që i ka besuar “verbërisht”, siç pretendon ajo, partnerit të saj.
Nëse Kaili shpallet fajtore edhe në Greqi, dënimi i dhënë nga autoritetet gjyqësore vendase do të jetë më i rëndë se në Belgjikë ku dënimet për krimet për të cilat ajo akuzohet janë më të buta, duke filluar nga tre deri në maksimum pesë vjet. Në Greqi, Kaili po hetohet nga prokurorët dhe Autoriteti i Pastrimit të Parave. Ata po përpiqen të konstatojnë nëse ajo ka sjellë para të padeklaruara nga jashtë dhe i ka investuar në Greqi dhe në veçanti në pasuri të paluajtshme. Nëse dalin prova që tregojnë për keqbërje dhe ajo shpallet fajtore, ajo mund të përballet me 15 vjet burg. Ajo do të gjykohet fillimisht në Belgjikë dhe më pas në Greqi./ Dosja.al
Salvador Navarro Penaloza MEKSIKË- Ekzekutohet ‘El Zarco’, kreu i ‘La Familia Michoacána’. Trupi i tij ...
Vladimir Putin MOSKË- Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në meshën ortodokse të Krishtlindjeve në Katedralen e Ungjillit t...
Ales Bialiatski Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit të Bjellorusis&eum...
Erbs SHBA- Sateliti shkencor i NASA-s Erbs, i cili ishte në orbitë prej gati 40 vitesh dhe jo më funksional, po bie në mënyrë...
Andrew Tate BRITANI E MADHE- Andrew Tate pranoi se gratë që qëndronin në vilën e tij luksoze nuk lejoheshin të largoheshin dh...
Pamje nga aksidenti TURQI- Një aksident automobilistik në orët e para të mëngjesit të sotëm në Turqi ka shkakt...
Pamje nga SHBA HOUSTON- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku nj&e...
Foto ilustruese Kush do të bëhet gjerman në të ardhmen, nuk do të duhet të dorëzojë patjetër nënshtet&eum...
Milo Gjukanoviç MALI I ZI- Drejtori i qelive të paraburgimit, Predrag Spasojeviç, shtëpia e të cilit u vu në shënjes...
I mituri i plagosur BEOGRAD - Kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç dhe 21-vjeçari Millosh Stojanoviç, u plagosë...