Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Deklarata e saj erdhi një ditë pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv nga Donald Trump, i cili parashikon se Uashingtoni “mund të” vendosë tarifa shtesë, me përmasa të pacaktuara, ndaj çdo vendi që shet naftë në Havana. Urdhri nuk specifikon se cilat vende janë të përfshira, por Meksika është ndër shtetet që furnizon Kubën me naftë.
MEKSIKË- Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, paralajmëroi se tarifat doganore shtesë që qeveria e SHBA ka njoftuar se mund t’i vendosë çdo vendi që ndihmon Kubën të furnizohet me naftë, mund të shkaktojnë një krizë humanitare të madhe në ishullin me qeveri komuniste.
“Vendosja e tarifave doganore ndaj vendeve që furnizojnë Kubën me naftë mund të shkaktojë një krizë humanitare në shkallë të gjerë, duke goditur direkt spitalet, sektorin e ushqimit dhe shërbime të tjera absolutisht të domosdoshme për popullin kuban,” deklaroi presidentja Sheinbaum, e zgjedhur me një parti të majtë nacionaliste, gjatë një konference për media.
Deklarata e saj erdhi një ditë pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv nga Donald Trump, i cili parashikon se Uashingtoni “mund të” vendosë tarifa shtesë, me përmasa të pacaktuara, ndaj çdo vendi që shet naftë në Havana. Urdhri nuk specifikon se cilat vende janë të përfshira, por Meksika është ndër shtetet që furnizon Kubën me naftë.
Presidenti kuban, Miguel Díaz-Canel, akuzoi të enjten Donald Trump se synon të shkaktojë “mbytje” për ishullin me 9.6 milion banorë. Sheinbaum tha gjithashtu se ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i qeverisë së saj të kontaktojë sa më shpejt me Departamentin e Shtetit për të “mësuar më saktësisht shtrirjen e urdhrit” të Trump.
Presidentja meksikane theksoi se gjithmonë shpreh “solidaritet” ndaj popullit kuban, por paralajmëroi se nuk do të injorojë pasojat që urdhri amerikan mund të ketë për vendin e saj.
“Duhet të kuptojmë shtrirjen, sepse nuk duam të rrezikojmë vendin tonë me tarifa doganore. Duam të dimë shtrirjen dhe gjithmonë i japim përparësi kanaleve diplomatike,” insistoi ajo.
Edhe pse furnizimet me naftë nga Meksika janë të vogla për vendin, nuk kalojnë 1% të eksporteve totale meksikane të naftës, ato janë shumë të rëndësishme për Kubën, sidomos pas ndërprerjes së furnizimeve nga Venezuela pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro nga forcat amerikane më 3 janar.
Meksika ka qenë përballë kërcënimeve nga presidenti Trump për tarifat që kur republikanët u kthyen në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, ndërsa po afrohet ripërpunimi i marrëveshjes tregtare trepalëshe me Kanada-n dhe SHBA-në. Kuba po përjeton prej disa vitesh një nga krizat ekonomike më të rënda që nga fitore e revolucionit të FIDEL CASTRO-s në 1959./Dosja.al
Foto Ilustruese GJERMANI- Të ashtuquajturat "raste të Dublinit", pra njerëzit që janë regjistruar në vende të tjera&nbs...
Manfred Weber GJERMANI- Kancelarigjerman Friedrich Merz ka shprehur skepticizëm në lidhje me zbatueshmërinë e propozime...
Princin Andrew SHBA- Një valë e re reagimesh është shkaktuar në Shtetet e Bashkuara pas publikimit të fotografive dhe dokume...
Delcy Rodríguez VENEZUELË- Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi të premten, shpalljen e nj&eum...
Antonio Guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dhënë alarmin dhe i ka paralajmë...
Foto Ilustruese SHBA- Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duk...
SHBA- Departamenti i Drejtësisë publikoi dje shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein. Ndër zbu...
ZVICËR- Audio-dokumente tronditëse të personave që kërkonin ndihmë nga shërbimet e emergjencës, si dhe thirrjet e mjek...
SHBA- Dokumentet e reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së kanë nxjerrë në dritë disa em...
Donald Trump Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se Irani do të kërkojë arritjen e një marrë...