LIVE UPDATES
Bota

"U infektua me një SST"/ Zbardhen email-et e Jeffrey Epstein për Bill Gates: Po më kërkon ilaçe për të përballuar pasojat e seksit me gra ruse

Ndër zbulimet e para që dalin nga dosjet e reja janë ato që bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajza ruse dhe ishte infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Epstein i bëri këto akuza për miliarderin në një email që i dërgoi vetes më 18 korrik 2013.

31 Janar 2026, 07:47 Nga E. D

"U infektua me një SST"/ Zbardhen email-et e Jeffrey Epstein

SHBA- Departamenti i Drejtësisë publikoi dje shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein. Ndër zbulimet e para që dalin nga dosjet e reja janë ato që bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajza ruse dhe ishte infektuar me një sëmundje seksualisht të transmetueshme. Epstein i bëri këto akuza për miliarderin në një email që i dërgoi vetes më 18 korrik 2013.

“Ti më luteshe të fshija email-et lidhur me sëmundjen tënde seksualisht të transmetueshme, kërkesën që të të siguroja antibiotikë që mund t’ia jepje fshehurazi Melindës dhe përshkrimin e penisit tënd”, shkruan Epstein. 

Dosjet tregojnë gjithashtu se Epstein i kishte ofruar një grua ruse Andrew Windsor-it, atëherë princ Andrew, si dhe i kishte dërguar 10.000 paund për bashkëshortin e Peter Mandelson-it.

Ilaçe dhe marrëdhënie të paligjshme

Epstein i dërgoi vetes edhe një tjetër email në orën 1:03 të mëngjesit po atë ditë, duke njoftuar “dorëheqjen” nga Fondacioni Bill & Melinda Gates. Epstein nuk ka punuar kurrë për fondacionin, ndaj besohet se email-i është shkruar duke adoptuar zërin e dikujt tjetër.

"Jam përfshirë në një konflikt serioz martesor mes Melindës dhe Bill-it… Në rolin tim si krahu i tij i djathtë, më është kërkuar – dhe gabimisht kam pranuar – të përfshihem në gjëra që varionin nga moralisht të papërshtatshme deri etikisht të pajustifikueshme, si edhe të bëja vazhdimisht gjëra që i afroheshin dhe potencialisht e kalonin kufirin e paligjshmërisë...

Nga ndihma për Bill-in për të siguruar ilaçe për të përballuar pasojat e seksit me gra ruse, te lehtësimi i marrëdhënieve të tij të paligjshme me gra të martuara, deri te kërkesa që të siguroja ‘adderall për turne bridge’, ndonëse jam mjek, por pa asnjë të drejtë për të përshkruar receta”, shkruan ai.

Bill dhe Melinda Gates ishin të martuar nga viti 1994 deri në vitin 2021. Ajo ka lënë të kuptohet më parë se lidhjet jashtëmartesore të Gates dhe marrëdhënia e tij me Epstein ishin faktorë që çuan në divorcin e tyre, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Bill Gates për një kohë të gjatë e ka minimizuar marrëdhënien e tij me Epstein, duke deklaruar për Wall Street Journal në vitin 2019: “Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie profesionale apo miqësi me të”.

Megjithatë, sipas një raportimi të New York Times, dy burrat janë takuar në disa raste që nga viti 2011, pasi Epstein ishte dënuar. Një listë fluturimesh nga avioni privat Gulfstream i Epstein tregon se Gates udhëtoi me të nga aeroporti Teterboro në New Jersey drejt Palm Beach, Florida, në mars të vitit 2013.

Bill Gates ka deklaruar vazhdimisht se pendohet për miqësinë e tij me Jeffrey Epstein dhe ka mohuar çdo paligjshmëri.

Këto pretendime, nga një gënjeshtar i provuar, i pabesueshëm dhe i pakënaqur, janë absolutisht qesharake dhe plotësisht të rreme. E vetmja gjë që tregojnë këto dokumente është zhgënjimi i Epstein, sepse nuk kishte një marrëdhënie të vazhdueshme me Gates, si edhe ekstremet ku ishte i gatshëm të shkonte për të manipuluar dhe diskredituar”, tha një përfaqësues i Gates tha për BBC.

Dosjet përfshijnë gjithashtu një pretendim se Epstein i kishte dërguar 10.000 paund bashkëshortit të Lord Mandelson, Reinaldo Ávila da Silva, në vitin 2009. Email-e nga shtatori i atij viti tregojnë se da Silva i kishte shkruar Epstein-it duke kërkuar para për financimin e studimeve në osteopati dhe shpenzime të tjera.

Disa ditë më vonë, da Silva i dërgoi Epstein-it një email falënderimi për paratë e depozituara. Email-et tregojnë gjithashtu se Epstein i kishte premtuar një miku një vizitë në Downing Street 10. Në një mesazh drejtuar Glenn Dubin, miliarder dhe menaxher fondesh hedge, në korrik 2009, ai shkruante: “Do të organizoj për ju një udhëtim në Numrin 10 dhe në Dhomën e Lordëve me Peter Mandelson ”.

Në një tjetër rast, Epstein kishte organizuar që Andrew Windsor të darkonte me një grua ruse 26-vjeçare në vitin 2010, siç tregojnë email-et. Në mesazhe drejtuar një kontakti të regjistruar si “Duka”, ai shkruante: “Kam një shoqe që mendoj se do të të pëlqente të darkoje me të, quhet Irina, do të jetë në Londër nga data 20 deri më 24”.

Në përgjigje, ish-duka shkruante: “Sigurisht. Jam në Gjenevë deri në mëngjesin e datës 22, por do të isha shumë i kënaqur ta takoja. A do të sjellë ndonjë mesazh nga ti? Të lutem jepi kontaktet e mia që të lidhet”.

Epstein vrau veten në një qeli burgu në Nju Jork në gusht 2019, një muaj pasi u padit për akuza federale për trafikim seksual. Në vitet 2008 dhe 2009, Epstein vuajti dënimin me burg në Florida pasi u deklarua fajtor për nxitje të prostitucionit nga dikush nën moshën 18 vjeç.

Në atë kohë, hetuesit kishin mbledhur prova se Epstein kishte abuzuar seksualisht me vajza të mitura në shtëpinë e tij në Palm Beach, por zyra e prokurorit të SHBA-së pranoi të mos e ndiqte penalisht në këmbim të pranimit të fajësisë për akuza më të lehta shtetërore./Dosja.al

dosja epstein

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës