30 Janar 2026, 20:17
Nga D.S

SHBA- NASA ka shtyrë datën e parë të mundshme të lëshimit për misionin Artemis 2, i cili do të dërgojë astronautët rreth hënës për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli. Për shkak të motit të keq, agjencia hapësinore amerikane është detyruar të shtyjë provën e fundit të madhe të raketës SLS.
Kështu, dritarja e parë e mundshme e lëshimit do të hapet të dielën, më 8 shkurt, në vend të datës 6 të muajit, siç ishte planifikuar fillimisht. Data e re përkon me Super Bowl, ndeshjen e futbollit amerikan që tërheq gjithë vëmendjen çdo vit.
Mediat e huaja shkruajnë se, nuk është e sigurt nëse NASA do të tentojë një lëshim atë ditë, pasi testi i fundit teknik i raketës nuk është përfunduar ende. Ky test, një lloj prove gjenerale, u lejon ekspertëve të verifikojnë nëse gjithçka është gati që misioni të vazhdojë. Megjithatë, për shkak të motit të ftohtë që po prek pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, testi është shtyrë deri javën tjetër.
Në varësi të mënyrës se si do të shkojë ky test, NASA do të njoftojë edhe datën e lëshimit të misionit, i cili do të përfshijë tre astronautët amerikanë dhe një kanadez. Nga 8 shkurti deri më 30 prill, agjencia amerikane po shqyrton 14 dritare nisjeje për misionin Artemis 2.
Gjatë së njëjtës periudhë, ajo duhet të dërgojë gjithashtu një mision me pilot në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, Crew-12. Ky mision është planifikuar për 11 shkurt, por mund të shtyhet nëse Artemis 2 niset para kësaj date, shpjegoi një zyrtar i NASA-s në një konferencë për shtyp./Dosja.al
nasa nasa shtyn kthimin në hënë
Bota
30 Janar 2026, 19:41
D.S
Kevin Warsh
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur Kevin Warsh për të drejtuar Rezervën Federale të SHBA-s&eu...
Bota
30 Janar 2026, 19:08
D.S
SHBA- Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka ndërmarrë sot një hap në zbardhjen e çështjes Epstein, duke p...
Bota
30 Janar 2026, 18:51
E. D
Ukrainë
UKRAINË- Ukraina po forcon mbrojtjen ajrore kundër dronëve rus me rreze të shkurt&e...
Bota
30 Janar 2026, 18:42
D.S
IRAN- Shkalla e dhunës së përdorur nga forcat e sigurisë kundër demonstruesve në Iran e ka tronditur thellës...
Bota
30 Janar 2026, 18:42
E. D
Foto Ilustruese
SHBA- Presidenti i SHBA-së Donald Trump i kishte kërkuar Rusisë një armëpushim njëjavor për sulmet ...
Bota
30 Janar 2026, 18:20
D.S
Sebastien Le Corneille
FRANCË- Kryeministri francez Sebastien Le Corneille, përdori të martën një fuqi të ve&c...
Bota
30 Janar 2026, 17:49
D.S
Jeffrey Epstein
SHBA- Zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, njoftoi se departamenti i drejtësi...
Bota
30 Janar 2026, 17:33
D.S
Avioni
SHBA- Një avion F/A-18E Super Hornet i Marinës Amerikane u nis nga anija kozmike USS Abraham Lincoln ndërsa kryente operacione ...
Bota
30 Janar 2026, 16:54
D.S
Recep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i propozoi sot homologut të tij iranian, Masoud Pejeskia...
Bota
30 Janar 2026, 16:02
E. D
Don Lemon
SHBA- Ish-prezantuesi i CNN International, Don Lemon është arrestuar nga autoritetet amerikane, teksa ndodhej në një pro...