LIVE UPDATES
Bota

Presidentja e Venezuelës shpall amnisti të përgjithshme dhe mbyll qendrën famëkeqe të paraburgimit El Helicoide

Vendimi u mor para se të mbushej një muaj nga operacioni ushtarak i SHBA-së që çoi në kapjen e presidentit Nicolás Maduro.

31 Janar 2026, 08:20 Nga E. D
Presidentja e Venezuelës shpall amnisti të përgjithshme dhe mbyll
Delcy Rodríguez

VENEZUELË- Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, njoftoi të premten, shpalljen e një amnistie të përgjithshme dhe mbylljen e qendrës famëkeqe të paraburgimit El Helicoide në Karakas, ku ishin dërguar të burgosur të cilët opozita dhe organizatat joqeveritare i konsiderojnë si të burgosur politikë. Vendimi u mor para se të mbushej një muaj nga operacioni ushtarak i SHBA-së që çoi në kapjen e presidentit Nicolás Maduro.

“Vendosëm të avancojmë një ligj për amnisti të përgjithshme, i cili mbulon të gjithë periudhën e dhunës politike, nga viti 1999 e deri më sot. Bëhet fjalë për një ligj që do të ndihmojë në shërimin e plagëve të shkaktuara nga përplasja politike, e ushqyer nga dhuna dhe ekstremizmi. Kjo do të lejojë rikthimin e drejtësisë në shinat e duhura në vendin tonë dhe do t’i japë një drejtim të ri bashkëjetesës mes qytetarëve tanë”, deklaroi Rodríguez përpara Gjykatës së Lartë (TSJ), duke sqaruar se projektligji do të depozitohet në parlament.

Presidentja e përkohshme premtoi gjithashtu mbylljen e burgut El Helicoide, i cili, sipas opozitës dhe organizatave për të drejtat e njeriut, funksiononte si qendër torturash.

“Vendosëm që ambientet e El Helicoide, të cilat sot shërbejnë si qendër paraburgimi, të shndërrohen në një qendër sociale, sportive, kulturore dhe tregtare për familjet e policisë sonë dhe komunitetet përreth”, deklaroi ajo.

Rodríguez njoftoi gjithashtu organizimin e një konsultimi të madh kombëtar për krijimin e një sistemi të ri drejtësie në vendin e Amerikës Latine, ku sipas OJQ-ve dhe opozitës, drejtësia konsiderohet e korruptuar dhe e nënshtruar ndaj pushtetit. Në deklaratën e saj ishin të pranishëm figurat kryesore të pushtetit shtetëror: ministri i Brendshëm Diosdado Cabello, kryetari i parlamentit Jorge Rodríguez, ministri i Mbrojtjes Vladimir Padrino dhe prokurori i përgjithshëm Tarek William Saab.

Nën presionin e Uashingtonit pas kapjes së Nicolás Maduro-s, autoritetet venezueliane kishin premtuar më 8 janar lirimin e të burgosurve politikë. Megjithatë, sipas opozitës dhe OJQ-ve, lirimet po kryhen shumë ngadalë. Autoritetet deklarojnë se mbi 800 të burgosur politikë, term që nuk ishte përdorur kurrë më parë zyrtarisht, janë liruar dhe se procesi ka nisur para dhjetorit, shumë përpara kapjes së Maduro-s nga forcat amerikane.

Organizata joqeveritare Foro Penal (“Forumi Penal”) e kundërshton këtë shifër, duke theksuar se ka regjistruar vetëm 383 lirime, përfshirë 266 që nga 8 janari. Sipas Foro Penal, të paktën 711 të burgosur politikë, mes tyre 65 shtetas të huaj, vijojnë të mbahen në burgjet e vendit. Familjarë të të ndaluarve kanë ngritur kampe për ditë të tëra para burgjeve, në pritje të lirimit të të afërmve të tyre.

“Kjo është e mrekullueshme! Kanë kaluar gjashtë muaj dhe nuk kam asnjë lajm për djalin tim dhe është një gëzim i jashtëzakonshëm, amnisti, o Zot, liri e plotë”, tha Betsy Orellana pranë El Helicoide.

Ajo është nëna e Rodolfo Rodríguez, i arrestuar në vitin 2020 gjatë operacionit Gideon, një tentativë e dështuar për zbarkimin e mercenarëve të huaj në Venezuelë, e cila çoi në qindra arrestime.

“Nuk kam fjalë, vërtet, nuk mund ta imagjinoni sa shumë vuan një nënë”, shtoi ajo.

Deputeti i opozitës Tomás Guanipa, dy vëllezërit e të cilit ndodhen ende në burg, shprehu shpresën se amnistia do t’i japë fund “epokës së represionit”. Ai foli për “fillimin e rrugës që do të na çojë drejt lirisë dhe demokracisë, një herë e përgjithmonë”, në një intervistë për Agjencinë Franceze të Lajmeve në Karakas.

Udhëheqësja e opozitës venezueliane dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen 2025, María Corina Machado, nga Kolumbia fqinje, vlerësoi se këto lëvizje nuk janë një gjest vullnetar i regjimit, por reagim ndaj presionit të qeverisë së SHBA-së, duke shtuar: “Shpresoj që të burgosurit të ribashkohen së shpejti me familjet e tyre”.

Si shenjë e afrimit me Shtetet e Bashkuara, shefja e re e përfaqësisë diplomatike amerikane në Venezuelë, Laura Dogu, pritet të mbërrijë në Karakas, tha një burim diplomatik për AFP. Emërimi i saj më 22 janar në postin më të lartë diplomatik amerikan pas ambasadorit shënoi një kthesë të re në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Karakasit, të ndërprera që nga viti 2019. Diplomacia amerikane njoftoi më herët se tashmë nuk ka asnjë shtetas amerikan të ndaluar në Venezuelë./Dosja.al

delcy rodríguez venezuele

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës