LIVE UPDATES
Bota

"Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021"/ Analiza e DW: A është monedha amerikane rrezik për Europën?

Minusi kundrejt një grupi monedhash të tjera më 2025 përbënte rreth 10 përqind. Që nga fillimi i vitit 2026 rënia ka qenë edhe me minus 2,6 përqind të tjera.

31 Janar 2026, 08:05 Nga E. D
"Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që
Foto Ilustruese

SHBA- Dollari i SHBA-së po vazhdon të humbasë vlerën kundrejt monedhave të tjera të rëndësishme duke ndjekur kësisoj tendencën e vitit 2025. Vitin e kaluar monedha e SHBA-së shënoi humbjen më të fuqishme që prej gati një dekade.

Minusi kundrejt një grupi monedhash të tjera më 2025 përbënte rreth 10 përqind. Që nga fillimi i vitit 2026 rënia ka qenë edhe me minus 2,6 përqind të tjera.

Humbja e vlerës së dollarit ka pasoja ndaj euros dhe monedhave të tjera. Monedha e përbashkët europiane për herë të parë që nga viti 2021 ka arritur vlerën 1,20 dollarë të SHBA-së. Edhe paundi britanik dhe yeni japonez janë rritur kundrejt dollarit në nivelet më të larta.

Disa ekonomistë dhe analistë i shpjegojnë humbjet e vazhdueshme të vlerës së dollarit me mungesën e besimit të investitorëve tek monedha e SHBA-së, sepse paparashikueshmëria e politikës së presidentit Donald Trump vazhdon të japë shkas për shqetësime.

Ka edhe një tjetër këndvështrim, sipas të cilit vet Trump dhe shumë pjestarë të ekipit të tij për ekonominë e dëshirojnë një humbje vlere të dollarit,me shpresën, që eksportet nga SHBA të jenë me çmime më të favorshme dhe në këtë mënyrë të rritet aftësia e konkurrencës.

Trump nuk është përpjekur ta hedhë poshtë këtë hamendësim. Përkundrazi, kur e pyetën këtë javë, nëse shqetësohet për dollarin e dobët, ai u përgjigj: "Jo, kështu është shumë mirë."

Stephen Miran, ish-kryetar i shtabit të këshilltarëve ekonomik të Trumpit dhe tani anëtar i këshillit administrativ të Bankës së Rezervave të SHBA-së,  Fed, në nëntor 2024 publikoi një "Udhëzues për ristrukturimin e sistemit global të tregtisë". Doganat dhe zhvleftësimi i dollarit u paraqitën si instrumenta të rëndësishme, për ta ulur deficitin tregtar të SHBA-së.

Përse e prek kjo Europën?

Dobësimi i dollarit ka efekt jo vetëm ndaj ekonomisë së SHBA-së, por ka edhe pasoja për ekonominë e eurozonës dhe për euron. Monedha e përbashkët në 2025 ka fituar 13 përqind vlerë kundrejt dollarit - rritja më e fuqishme që nga viti 2017.

Forcimi i euros luan "një rol të rëndësishëm për rendimentin ekonomik, tregun e punës dhe gjendjen financiare të buxheteve" në BE, thotë Jack Allen-Reynolds, zëvendës-kryeekonomist për eurozonën në Capital Economics.

"Një euro më e fuqishme ul aftësinë konkurruese të eksporteve, gjë që dëmton prodhuesit në rajon", thotë për DW Allen-Reynolds. "Nga ana tjetër importet janë më të lira, gjë çon në uljen e çmimeve për konsumatorët."

Ricardo Amaro, kryeekonomist për eurozonën në Oxford Economic tërheq vëmendjen, se një rritje e mëtejshme e euros kundrejt dollarit mund të prekë gjithnjë e më shumë aftësinë e konkurrencës të sipërmarrjeve europiane, të cilat eksportojnë në SHBA.

Kjo vërtetë kompensohet nga çmimi i favorshëm i produkteve të SHBA-së në Europë, sipas Amaros. Por në përgjithësi kursi aktual i këmbimit, nëse mbetet kështu, do të kishte efekt negativ ndaj rritjes ekonomike në Europë.

"Sipas llogarive tona produkti bruto në vend i eurozonës sivjet do të ishte rreth 0,2 përqind më i ulët, nëse kursi i këmbimit euro-dollar mbetet në nivelin aktual (1,20 USD), në vend të normës 1,16 dollar, që ka shërbyer si pikë reference në marrëveshjen e tregtisë BE-SHBA në fund të korrikut", thotë Amaro për DW.

A duhet të ndërhyjë BQE?

Rritja e euros kundrejt dollarit ka nxitur spekulimet, nëse është e nevojshme ndërhyrja e Bankës Qendrore Europiane.

Martin Kocher, guvernator i Bankës Qendrore të Austrisë  e konsideron rritjen aktuale të euros si të "moderuar". Nëse vlera e euros do të vazhdojë të rritet, duhet të ndërhyjë BQE-ja.

Qysh tani BQE përpiqet të influencojë pritshmëritë e tregut, kur përfaqësuesit e nivelit të lartë të BQE-së deklarojnë, se "po e vëzhgojnë situatën, dhe shprehin rezerva lidhur me zhvillimet e fundit", thotë Ricardo Amaro. "Kjo shtron temën e uljes së interesave për të frenuar rritjen e euros."

Edhe Jack Allen-Reynolds mendon, se nuk është e nevojshme ndërhyrja me nivelin aktual të ndryshimeve në kurset e këmbimit. Por ai beson, se ndryshime të mëtejshme mund ta venë në lëvizje BQE-në që gjatë vitit të ulë interesat.

Ndërsa Zsolt Darvas argumenton, se pasojat aktuale lidhur me inflacionin janë gati zero dhe asnjë sektor nuk është veçanërisht i ndjeshëm. "Kurset e këmbimit dekadat e fundit kanë pasur luhatje të fuqishme. Sipërmarrjet janë përgatitur për të përballuar luhatje edhe më të forta se këto që shohim aktualisht", vlerëson Darvas./DW

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë