21 Dhjetor 2023, 13:42
Nga r.ll
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se autoritetet shtetërore të Serbisë po e hartojnë një letër të rëndësishme për ndikimin dhe ndërhyrjen e një vendi të rëndësishëm në procesin zgjedhor të Serbisë në mënyrën më brutale. Ai nuk specifikoi se cilit shtet po i referohej.
“Do të kryhet deri në Vitin e Ri dhe më pas do ta dërgojmë Në mbarë botën që të shihet se si bëhet një ndërhyrje e tillë në procese që i përkasin një vendi të pavarur sovran”, tha Vuçiç të enjten.
Ai tha, po ashtu, se zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor ishin më të pastrat dhe më të drejtat deri më tani. Fundjavën e kaluar Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, provinciale dhe lokale.
Koalicioni më i madh opozitar "Serbia kundër dhunës" nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke pretenduar se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) është rezultat i vjedhjes së votave.
Një ekip vëzhgues ndërkombëtar i përbërë nga anëtarë të Misionit të OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, vuri në dukje "parregullsi serioze" gjatë zgjedhjeve në Serbi.
Më 18 dhjetor, ata deklaruan se ato zgjedhje u shënuan, ndër të tjera, nga keqpërdorimi i fondeve publike, dominimi mediatik i presidentit Aleksandar Vuçiç, një fushatë negative dhe përhapja e frikës.
Pas këtyre vlerësimeve kanë reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe komisionari për Zgjerim Oliver Varhelyi. Më 19 dhjetor, ata i bënë thirrje Serbisë që të "përmirësojë ndjeshëm" procesin zgjedhor.
Më 19 dhjetor, Serbisë i bënë thirrje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i hetuar pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore. SNS-ja në disa raste ka hedhur poshtë akuzat për ndryshim të vullnetit zgjedhor dhe parregullsi./REL
aleksander vucic
Bota
21 Dhjetor 2023, 13:41
a.l
Kinë
KINË- Kina i bëri thirrje Ukrainës të enjten që të heqë nga lista kompaninë e dytë më të m...
Bota
21 Dhjetor 2023, 13:33
a.l
Të burgosurit
SHBA- Shtetet e Bashkuara liruan një aleat të ngushtë të presidentit venezuelian Nicolás Maduro n&e...
Bota
21 Dhjetor 2023, 13:35
r.ll
OBSH
SHBA- Gaza veriore nuk ka më një spital funksional, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke treguar sken...
Bota
21 Dhjetor 2023, 13:22
a.l
Aksident në Slloveni
SLLOVENI- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhurnë Slloveni, ku për pasojë 2 persona kanë...
Bota
21 Dhjetor 2023, 13:01
a.l
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë pasur një diskutim n&eu...
Bota
21 Dhjetor 2023, 12:28
r.ll
foto ilustruese
SERBI- Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka marrë vendim që të shtunën më 30 dhjetor të kë...
Bota
21 Dhjetor 2023, 12:31
a.l
Eksport
TIRANË- Kompanitë eksportuese dhe prodhuese paralajmërojnë se në ditët e para të janarit do të dalin në...
Bota
21 Dhjetor 2023, 12:03
a.l
Yekaterina Duntsova
RUSI- Një politikane ruse që bën thirrje për paqe në Ukrainë paraqiti të mërkurën dokument...
Bota
21 Dhjetor 2023, 11:56
r.ll
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se sfida më e madhe pë...
Bota
21 Dhjetor 2023, 11:52
a.l
Policia greke
GREQI- Një sherr ka ndodhur mes disa shqiptarëve dhe një grup romësh në Greqi, ku i plagosur ka mbetur një poli...