LIVE UPDATES
Bota

Problemet e Macronit ende pa filluar mirë mandatin

Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë me një shumicë të madhe (prej 58.5 përqind). Megjithatë, vetëm pak javë pas zgjedhjeve, shihet se shumë qytetarë hezitojnë t'i besojnë presidentit dhe nuk duan që ai të ketë të gjithë pushtetin në vend.

14 Maj 2022, 08:18 Nga DOSJA

Problemet e Macronit ende pa filluar mirë mandatin

FRANCË- Pas rizgjedhjes, Macron do të nisë zyrtarisht (me 14 maj) mandatin e tij të dytë. Por Presidenti i Francës do të ketë probleme serioze menjëherë në qershor.

Francezët sapo kanë konfirmuar Emmanuel Macronin në detyrë me një shumicë të madhe (prej 58.5 përqind). Megjithatë, vetëm pak javë pas zgjedhjeve, shihet se shumë qytetarë hezitojnë t'i besojnë presidentit dhe nuk duan që ai të ketë të gjithë pushtetin në vend. Sipas një sondazhi të sapo publikuar nga instituti ifop, e majta do të fitojë raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në qershor me 28 përqind. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Aleanca "Rilindja" e presidentit Macron dhe partia e ekstremit të djathtë Rassemblement National (RN) e Marine Le Pen.

Pa një shumicë të nevojshme parlamentare, presidenti Macron duhet të harrojë agjendën e tij të reformave. Riorganizimi i sistemit të pensioneve me rritjen e moshës së pensionit në 65 vjeç nuk mund të realizohet. "Macron pastaj do të merrte edhe një herë funksionin simbolik të presidentit dhe do të përpiqej të ndikojë sa më shumë në procese të caktuara”, thotë eksperti Emmanuel Droit, profesor në Universitetin Sciences Po në Strasburg, duke përshkruar pasojat e mundshme të një bashkëjetese të tillë me një shumica parlamentare nga kampi politik kundërshtar. "Në këtë konstelacion forcash, fuqia e tij do të ishte shumë e kufizuar."

Demokracia në krizë

Por as një shumicë e qartë e opozitës në raundin e parë nuk do të garantonte ndryshimin e qeverisë, sepse zgjedhjet në 577 njësitë zgjedhore bazohen në sistemin e shumicës. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën prej 50 % në raundin e parë, duhet të mbahet edhe raundi i dytë mes dy kandidatëve të parë. Kjo e bën të vështirë parashikimin e rezultatit.

Si "Rassemblement National" ashtu edhe populistët e majtë nga "La France Insoumise" (LFI) rreth Jean-Luc Mélenchon aktualisht po përpiqen të përfitojnë nga rezervat ndaj Macronit dhe t'i shndërrojnë zgjedhjet parlamentare në një "votim të tretë”. Në dy votimet për president në prill, liderët e këtyre partive përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë pas Macronit. Ndërsa socialistët dhe konservatorët, që kanë qenë në pushtet për dekada të tëra, nuk kanë arritur të futen madje as në parlament, sepse kanë dështuar të kalojnë pragun zgjedhor prej pesë përqind.

Megjithatë, vetëm populisti i majtë Jean-Luc Mélenchon, ka shanse të bëhet kryeministër. Edhe pse Marine Le Pen fitoi më shumë se 13 milionë vota në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, perspektiva zgjedhore e RN në qershor është më e dobët, ndër tjerash edhe për shkak të mungesës së kandidatëve të përshtatshëm. Udhëheqësi i përkohshëm i partisë Jordan Bardella paraqiti synime modeste këtë javë. Sipas tij, edhe hyrja në Asamblenë Kombëtare me një grup parlamentar prej të paktën 15 deputetësh do të ishte sukses - partia aktualisht ka vetëm pesë vende të tjera në parlament krahas asaj të Marine Le Pen.

Aleanca historike e majtë

Jean-Luc Mélenchon, nga ana tjetër, ka arritur një sukses të madh politik. Kritiku i BE-së dhe Gjermanisë ka krijuar aleancën elektorale "Nouvelle Union Populaire Écologique et Sociale" (NUPE) me socialistët, komunistët dhe të Gjelbrit. Një projekt që u konsiderua utopik vetëm pak javë më parë.

"Bashkimi i ri i popullit" kandidon me vetëm një kandidat në secilën prej 577 njësive zgjedhore, me qëllim që partitë të mos rrëmbejnë votat nga njëra-tjetra. Vetë Mélenchon nuk lodhet kurrë duke e shpallur veten si kryeministër i ardhshëm, i cili premton një ndryshim rrënjësor në politikën e brendshme dhe të jashtme. Mélenchon kundërshton bashkëpunimin konstruktiv midis Francës dhe BE-së. Marrëdhënia me Berlinin gjithashtu do ishte në shënjestër, pasi Mélenchon e konsideron tandemin franko-gjerman të vjetëruar plotësisht.

Politologu Droit aktualisht sheh një dinamikë politike në favor të Mélenchon, e cila do të mobilizojë votues të shumtë të majtë. Një risi në historinë e Republikës së Pestë, sepse deri më tani shumë mbështetës të kandidatëve të mundur kanë qëndruar larg qendrave të votimit në zgjedhjet parlamentare, pas humbjes eventuale të partive të tyre në zgjedhjet presidenciale. Në të kaluarën, kjo sjellje i siguronte presidentit edhe shumicën e nevojshme në Asamblenë Kombëtare për të qeverisur.

Parashikimet e vështira

Pavarësisht popullaritetit të së majtës, në sondazhe nuk parashikohet që ajo të ketë shumicën e domosdoshme për krijimin e qeverisë. Mélenchon mund të fitojë nga 135 deri në 165 vende, thuhet në analizat e institutit OpinionWay. Nga ana tjetër, aleanca e Macronit, do të mbronte shumicën parlamentare, pavarësisht kritikave të shumta, me 310 deri në 350 vende, thuhet në sondazhe.

Eksperti politik Emmanuel Droit pret gjithashtu që Macron të marrë shumicën në parlament për mandatin e tij të dytë. Sipas kushtetutës, sistemi i shumicës do të thotë se oferta e moderuar politike në fund mbizotëron: "Jean-Luc Mélenchon thotë se francezët mund të dalin në pension në moshën 60-vjeçare. Por njerëzit e dinë se kjo nuk është e realizueshme. Edhe programi i tij i politikës së jashtme, me kritikat masive ndaj BE-së dhe afërsia me shtetet autokratike, po përballet me rezerva."

A i duhet Francës ndryshimi i sistemit zgjedhor?

Në politikën e përditshme, me një shumicë të gjerë të Macronit, Parlamenti ndoshta nuk do të merrte rolin korrigjues të politikës së presidentit as në pesë vitet e ardhshme - pavarësisht rezistencës së madhe ndaj programit të Macronit. "Ne kemi një krizë të demokracisë përfaqësuese në Francë”, u ankua Emmanuel Droit në një intervistë për DW.

"Partitë dhe sindikatat nuk e përmbushin më detyrën e tyre si ndërmjetës politikë. E kjo është arsyeja pse shumë politikanë - jo vetëm nga radhët e RN dhe LFI, por edhe në kampin e presidentit - po bëjnë thirrje për një reformë të ligjit zgjedhor. Një zgjidhje e mundshme do të ishte sistemi proporcional i zgjedhjeve”.

Vjeshta e nxehtë

Macron premtoi një "dozë përfaqësimi proporcional" pas zgjedhjes së tij të parë si president. Këtë e përsëriti edhe në fushatën aktuale zgjedhore. Presioni ndaj presidentit për këtë çështje është i madh, por një vendim i shpejtë nuk pritet. Nga ana tjetër, duket e parashikueshme që opozita politike pas lëvizjes së jelekverdhëve tre vjet e gjysmë më parë të formohet sërish në rrugë, edhe në mandatin e dytë të Macronit. Emmanuel Droit: "Për fat të keq, kjo është ajo që duhet të kemi frikë për vjeshtën. Për shumë francezë, rruga është mënyra e fundit dhe e vetme për të artikuluar synimet e tyre. Njerëzit në Francë e shohin rrugën si një vend të demokracisë nga poshtë."

Marrë nga DW. 

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë