LIVE UPDATES
Bota

Projekti “Ruanda” do dështojë dhe bashkë me të edhe qeveria e Rishi Sunak

Partia Konservatore ka qenë në një gjendje lufte të brendshme të pa ndërprerë, që nga koha e Margaret Thatcher, me vetëm disa periudha uniteti relativ - kryesisht gjatë udhëheqjes së David Cameron - që në fakt kanë qenë më shumë armëpushime sesa një fund i përhershëm i armiqësive.

14 Dhjetor 2023, 08:07 Nga The Independent
Projekti “Ruanda” do dështojë dhe bashkë me të
Rishi Sunak

ANGLI- Qeveria konservatore e Rishi Sunak, tashmë me siguri në muajt e fundit, është aq shumë e përçarë sa që është e vështirë të justifikohet ekzistenca e saj, dhe aq më pak mund të flitet për një mandat tjetër. Partia Konservatore ka qenë në një gjendje lufte të brendshme të pa ndërprerë, që nga koha e Margaret Thatcher, me vetëm disa periudha uniteti relativ - kryesisht gjatë udhëheqjes së David Cameron - që në fakt kanë qenë më shumë armëpushime sesa një fund i përhershëm i armiqësive.

Sikurse ka qenë shumë e dukshme muajt e fundit, ajo përfaqëson në fakt 2 parti dhe me shumë pak përjashtime, anëtarët e këtyre fraksioneve e përçmojnë njëri-tjetrin edhe më shumë se sa kundërshtarët e tyre politikë në kampin e majtë. Sot ndodhemi në një situatë, në të cilën e ardhmja e Britanisë së Madhe do të vendoset nga përleshjet midis fraksioneve brenda partisë qeverisëse. Shumë politikanë po përgatiten që tani për një të ardhme në opozitë, e cila ironikisht, është e vetmja mënyrë në të cilën shumica prej tyre do të jenë në gjendje të përparojnë në karrierën e tyre.

Kur figura të njohura, me dallime të mëdha midis tyre, si Suella Braverman, Robert Jenrick, Boris Johnson, Liz Truss dhe Nigel Farage, janë duke u përpjekur për të fituar në të ardhmen poste drejtuese në parti, shumëkush arrin me të drejtë në përfundimin se e djathta politike e ka mbyllur ciklin e saj të radhës në pushtet.

Kjo që po shohim aktualisht nuk është mënyra për të drejtuar një parti, dhe lëre më pastaj një shtet. Në fakt kjo që ndodh është vërtet një lloj tragjedie. Si në të gjitha luftërat civile, konflikti është afatgjatë dhe shtrihet në shumë fusha beteje: mbi qasjen ndaj Evropës, dhe mbi të gjitha mbi taksat; madhësia e borxhit shtetëror dhe atij publik; dhe për momentin mbi çështjen e migracionit.

Problemi i udhëheqësit aktual është i njohur. Është i njëjti problem me të cilin u përballën John Major dhe Theresa May në vitet e tyre aspak të mira në qeverisje, dhe atë të përpjekjes për të udhëhequr një parti të padrejtueshme. Prapëseprapë, Partia Konservatore e ka humbur qartazi arsyen e saj të ekzistencës, e cila i ka shërbyer aq mirë në të kaluarën: të qeverisë duke pasur në vëmendje interesat kombëtare.

Në vend të kësaj, ajo ka hequr dorë nga disiplina dhe e ka vendosur ambicien personale dhe avantazhin e fraksioneve mbi qëndrimin sa më gjatë në pushtet. Po kështu po ndodh edhe me projektin e shumë diskutueshëm të Ruandës.

Sunak duhet ta fajësojë veten për lidhjen e kuotave të tij politike me premtimin e pamundur për të “ndaluar varkat me emigrantë” - dhe me këmbënguljen tek plani për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, që mbetet i paligjshëm sipas konventave ndërkombëtare, por nga ana tjetër është edhe jopraktik (dhe aq modest saqë nuk mund të veprojë si ndonjë mjet parandalues).

Ndarje e mëdha në partinë e tij, të kombinuara me kundërshtimin e gjerë në Dhomën e Lordëve dhe veprimet e ardhshme të gjyqësorit, do ta vonojnë zbatimin e projektligjit derisa zgjedhjet parlamentare ta fshijnë nga axhenda. Përplasja kaq e ashpër me partinë e tij, mbi një politikë që nuk do të zbatohet kurrë, tregon se Sunak është një lider grindavec dhe i palogjikshëm.

Fraksionistët më në të djathtë thonë se përpjekja e tij fundit për të ringjallur projektin “Ruanda” me një projektligj disi qesharak, që deklaron se bota nuk është ashtu siç është - nuk shkon aq larg sa duhet. Ata e kundërshtuan nismën në mënyrën më pompoze e më të turpshme, duke kritikuar motivet dhe paaftësinë e kryeministrit. Zonja Braverman, gjithnjë e më e dëshpëruar, u është ankuar kolegëve të saj se ndihet gjithnjë e më e izoluar nga Sunak. Ndoshta është vërtet kështu, por ajo po bën çmos për të siguruar që kjo të ndodhë. E njëjta gjë vlen edhe për z.Jenrick, dikur një aleat i Sunak, por që sot duket i vendosur të zërë një vend në kabinetin hije të opozitës së ardhshme.

Ndërkaq ata në fraksionin e majtë janë më mbështetës, por gjithsesi ngatërrestarë. Shqetësimi i tyre është se “moszbatimi” i ligjit vendas për të drejtat e njeriut do të shkelë vetë konventat ndërkombëtare. Dhe siç zbuluan dikur Major dhe May, mënyra e vetme për t’i mbijetuar një krize të tillë, është të mbroni kauzat tuaja, të shmangni opsionet alternative dhe të përpiqeni të zbusni sa më shumë fraksionet brenda partisë. Për shumicën e qëndrimit të tyre në detyrë, të dy drejtuan qeveri të pakicave.

Ndërkohë ka ende një shumicë modeste. Ai u mundua të qetësojë fraksionet duke u thënë që të mos shqetësohen mbi atë që thotë në fakt ligji i tij, sepse ai mund të ndryshohet më vonë. Presionet dhe apelet për besnikëri bënë të martën punën e tyre. Në këto kushte zgjidhja e problemit të pazgjidhshëm vetëm sa është shtyrë për një kohë të dytë. Duke pasur parasysh kalendarin e parlamentit, kriza mund të mos shfaqet deri në fillim të vitit të ri.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: nëse projektligji që ai ka propozuar për Ruandën do të miratohet ndonjëherë, dhe nëqoftëse edhe një refugjat i vetëm do të dëbohet ashtu sicc ai pretendon, kur të vijë momenti që ai të përballet me vendin në zgjedhje, Sunak nuk do të jetë në gjendje të pretendojë se ka “ndaluar varkat”. Sepse aktualisht ai nuk është në gjendje të ndalë Suella Braverman që po përpiqet të iniciojë një lëvizje kundër tij.

rishi sunak david cameron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj