14 Dhjetor 2023, 07:53
Nga a.l
Salih Mustafa
HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, vendimi i Apelit për Salih Mustafën, i dënuar me 26 vite burgim për krime lufte, do të shpallet më 14 dhjetor 2023.
Kjo është bërë e ditur përmes një vendimi të nxjerrë nga trupi gjykues i Apelit me në krye Michele Picard, më 27 nëntor 2023, për caktimin e datës së shpalljes së vendimit për çështjen gjyqësore ndaj Mustafës.
Aty thuhet se vendimi në këtë rast gjyqësor do të mbahet në seancë publike, duke filluar nga ora 9:30. Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi Aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020.
Mustafa ishte arrestuar dhe u transferuar në Njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020. Më 7 maj 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I.
Gjykimi filloi më 15 shtator 2021. Më 4 shkurt 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar mbylli paraqitjen e provave të veta. Mbrojtësja e Viktimave paraqiti provat e veta më 21 mars. Më 26 maj 2022, Mbrojtja mbylli paraqitjen e provave të veta.
Deklaratat përmbyllëse u bënë në periudhën 13-15 shtator 2022. Aktgjykimi u shpall më 16 dhjetor 2022. Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Trupi Gjykues e shpalli Mustafa të pafajshëm për krimin e trajtimit mizor.
Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi Gjykues urdhëroi Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve.
Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel kundër Aktgjykimit. Në vijim, kryetarja caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë nga gjykatësit Mishele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. Seanca e apelit u mbajt më 26 dhe 27 tetor 2023.
salih mustafa
Bota
14 Dhjetor 2023, 07:50
I.A
Qeveria e Kosoves
KOSOVË- Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndahen shtesat prej 100 euro për...
Bota
14 Dhjetor 2023, 07:48
a.l
Senati
SHBA- Me një mbështetje të fortë nga të dy partitë, Senati amerikan miratoi të mërkurën në mbr&eu...
Bota
14 Dhjetor 2023, 07:31
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Tabelat e buxhetit faktik të vitit 2022, të cilat janë miratuar edhe nga Kuvendi i Shqipërisë tregojn...
Bota
13 Dhjetor 2023, 23:00
I.A
Angela Ageler
SHKUP- Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar të mërkurën zgjerimin e listës së z...
Bota
13 Dhjetor 2023, 22:54
I.A
Mike Johnson
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të mërkurën për të autorizuar zyrtarisht fillimin e ...
Bota
13 Dhjetor 2023, 22:50
h.k
Bruksel
BRUKSEL-Në tre vitet e fundit, liderët evropianë e kanë përballuar Brexit-in, pandeminë dhe krizën energjetike,...
Bota
13 Dhjetor 2023, 22:47
A.TH
Joe Biden
SHBA- Shtetet e Bashkuara mbështesin Izraelin, pavarësisht kritikave të bëra nga presidenti Joe Biden. Një ditë pas...
Bota
13 Dhjetor 2023, 22:44
I.A
Ejup Maqedonci
SHBA- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci që ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara, pati nj...
Bota
13 Dhjetor 2023, 22:42
A.TH
Gaza
GAZA- Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh deklaroi sot se çdo marrëveshje për Gazën pas luftës që nuk p&eum...
Bota
13 Dhjetor 2023, 22:37
A.TH
Sllovaki
SLLOVAKI- Mijëra njerëz dolën në rrugët e Sllovakisë, për të denoncuar planin e qeverisë së re p...