28 Nëntor 2022, 09:22
Nga k.m.
Andriy Kostin
Sulmet e Rusisë në infrastrukturën ukrainase të energjisë përbëjnë gjenocid, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, për transmetuesin britanik, BBC. Sulmet në objektet kyçe kanë shënjestruar “gjithë kombin ukrainas” dhe kanë qenë përpjekje për të arritur te dorëzimi i Kievit, ka thënë ai.
Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara, gjenocidi përfshin “synimin për të shkatërruar, pjesërisht apo plotësisht, një grup kombëtar, etnik, racor apo fetar”. Rusia mohon se ka një qëllim të tillë në luftën e nisur në fund të muajit shkurt.
Miliona persona në Ukrainë janë duke u përballur me ndërprerje të energjisë elektrike në mot të ftohtë, si pasojë e sulmeve ruse. Autoritetet ukrainase, në anën tjetër, kanë thënë se janë duke vazhduar punimet për të rregulluar dëmet në rrjet. Prokurori Kostin ka thënë se zyra e tij është duke hetuar më shumë se 49.000 krime të luftës prej nisjes së konfliktit.
Ai ka bërë thirrje për krijimin e një “tribunali ndërkombëtar ad-hoc”, të mbështetur nga “bota e civilizuar ” që kundërshton luftën, në mënyrë që Rusia të mbahet përgjegjëse. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
andriy kostin
Bota
28 Nëntor 2022, 08:44
Vladimir Putin
Bota siç ishte para luftës në Ukrainë - kjo është ajo që dëshirojnë shumë vende në ...
Bota
28 Nëntor 2022, 08:10
Viktor Orban
BE hezitoi shumë gjatë dhe e la veten të tërhiqet prej hunde nga Viktor Orbani. Por tani BE bllokoi pagesat miliardës...
Bota
27 Nëntor 2022, 22:59
F.M
Foto Ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Një 17-vjeçare ka pësuar djegie në trup teksa përpiqej të realizonte një sfidë...
Bota
27 Nëntor 2022, 22:53
Maldivet
MALDIVE- Ndërsa niveli i detit po rritet, vendet e ulëta si Maldivet përballen me një krizë ekzistence. Bota duhet t&eum...
Bota
27 Nëntor 2022, 22:51
Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur
ESTONI- Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Hanno Pevkur, nuk beson se Rusia është dobë...
Bota
27 Nëntor 2022, 22:38
F.M
Albin Kurti në Kukës
KUKËS- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ndaluar për të bërë homazhe në ...
Bota
27 Nëntor 2022, 22:34
F.M
Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe kryebashkiaku i Kievit, ish-boksieri Vitali Klitschko
UKRAINË- Dy emrat më të lakuar gjatë periudh&e...
Bota
27 Nëntor 2022, 21:40
F.M
Anthony Fauci
SHBA- Anthony Fauci thotë me bindje se provat shkencore tregojnë se Covid 19 nuk është prodhuar në laborator. Tre vi...
Bota
27 Nëntor 2022, 21:07
F.M
Përmbytje në Itali
ITALI- Moti i keq në Itali ka izoluar 5 familje. Kur kanë kaluar më shumë se tre ditë nga shirat e d...
Bota
27 Nëntor 2022, 21:01
F.M
Përmbytje në Itali
ITALI- Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dherave në Ischia në Itali është rritur. Ekipet e sh...