11 Tetor 2022, 10:31
Nga d.a.
France
FRANCË- Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, tha se pesë shtetas francezë janë arrestuar në Iran, në protestat që po mbahen në këtë shtet.
Javën e kaluar, Franca u bëri thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Irani, duke thënë se ata mund t’i ekspozohen rrezikut të ndalimeve arbitrare.
Muajin e kaluar, në Iran shpërthyen protestat pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare. Mahsa Amini vdiq gjatë kohës sa ishte në mbajtje nga policia e moralit e Iranit, pasi ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
Irani vazhdimisht ka akuzuar forcat e jashtme për nxitjen e protestave, por nuk ka dhënë asnjë dëshmi për këto pretendime.
Më 6 tetor, agjencia shtetërore e lajmeve IRNA publikoi një video ku u shfaqën dy shtetas francezë, Cecile Kohler dhe Jacques Paris, të cilët “pranonin” se ishin spiunë dhe kishin shkuar në Iran për të nxitur protestat. Franca tha se kjo video ishte “e turpshme”.
Kohler dhe Paris u arrestuan në fillim të majit në Teheran teksa ishin duke vizituar Republikën Islamike. Zyrtarët iranianë nuk kanë ofruar ndonjë dëshmi që mbështet akuzat për spiunim ndaj këtyre dy shtetasve francezë./REL/
protesta ne iran mahsa amini arrestohen 5 francez
Bota
11 Tetor 2022, 10:21
d.a.
lufta ne Ukraine
UKRAINË- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mbrëmë bëri thirrje që jetët e civilëve d...
Bota
11 Tetor 2022, 10:12
d.a.
Arne Schönbohm dhe Nancy Faeser
GJERMANI- Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme, Nancy Faeser, kishte në plan të...
Bota
11 Tetor 2022, 10:05
d.a.
Produkte mesntruale
KOSOVË- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion në Kosovë (QIKA), ditën e sotme do të zhvillojë...
Bota
11 Tetor 2022, 09:58
d.a.
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur mbështetjen e tij në qëndrimin e SHBA dhe BE si dhe aleatë...
Bota
11 Tetor 2022, 09:44
e.k
Foto ilustruese
AUSTRALI- Një 55-vjeçar i identifikuar si Kevin Reid u shpall gabisht i vdekur nga stafi mjekësor dhe u dër...
Bota
11 Tetor 2022, 09:47
d.a.
Piktura "Vajza me flaut"
SHBA- Prej disa kohësh ka qenë në dyshim, por tashmë është zyrtare: piktura “Vajza me flaut&rd...
Bota
11 Tetor 2022, 09:20
d.a.
Gjyqi
FRANCË- Shefat e Airbus dhe Air France janë pritur me thirrje dhe brohorima në hapjen e një gjyqi të shumëpritur në...
Bota
11 Tetor 2022, 09:12
d.a.
adoleshenti
SHBA- Një oficer policie në San Antonio të Teksasit është shkarkuar pasi qëlloi një adoleshent në parki...
Bota
11 Tetor 2022, 09:08
e.k
Pamje nga dëmi i uraganit
SHBA- Numri i të vdekurve nga uragani Ian, një nga më të dhunshmit në historinë e fundit ameri...
Bota
11 Tetor 2022, 09:04
d.a.
anije
IZRAELI- Libani dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje historike për demarkimin e një kufiri detar të diskutuesh...