LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Infiltrim rus në mbrojtjen kibernetike gjermane?

Pas aludimeve të një programi satirik gjerman për lidhjet e mundshme të kryetarit të Zyrës Federale të Sigurisë Informative me shërbimin e fshehtë rus, qeveria gjermane po kërkon të vërtetën.

11 Tetor 2022, 10:12 Nga d.a.
Analiza e DW: Infiltrim rus në mbrojtjen kibernetike gjermane?
Arne Schönbohm dhe Nancy Faeser

GJERMANI- Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme, Nancy Faeser, kishte në plan të dilte para gazetarëve për të prezantuar raportin vjetor të Zyrës Federale të Sigurisë Informative,  (BSI). Por ky event tashmë është hequr nga kalendari i ministres. Arsyeja: pikërisht shefi i këtij institucioni, Arne Schoenbohm, dyshohet për lidhje të mundshme me një organizatë që ka lidhje me shërbimin e fshehtë rus.

Disa mediume gjermane kishin raportuar gjatë fundjavës se ministrja socialdemokrate Faeser po mendohet ta shkarkojë Schoenbohm. Para se të bëhej shef i Zyrës Federale të Sigurisë Informative në vitin 2016, Schoenbohm ishte kryetar i Cybersicherheitsrat Deutschland e. V, Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë, shoqatë kjo që mendohet të ketë lidhje me shërbimin e fshehtë rus.

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme nuk i konfirmoi njoftimet për shkarkimin e mundshëm të Schoenbohm, por la të kuptohet se shtyrja e konferencës së shtypit të BSI kishte të bënte pikërisht me aludimet për lidhjet e tij me organizatën në fjalë. "Është e qartë se në këtë situatë nuk do të mbajmë një takim të tillë derisa të sqarojmë gjithçka në detaje”, tha zëdhënësja e ministrisë së Brendshme, Sonja Kock, në konferencën e rregullt të qeverisë  gjermane në Berlin.

Në pritje të sqarimeve është edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, siç tha në Berlin zëdhënësi i tij, Stefan Hebestreit. "Kancelari do të dalë me një deklaratë, kur të ketë marrë përgjigje për të gjitha pyetjet që kanë lindur që nga e premtja”, shtoi ai të hënën në të njëjtën konferencë.

Mall rus me etiketë gjermane

Të premten e kaluar (7.10.), programi satirik i ZDF (kanali i dytë publik gjerman), Magazin Royale, kishte zbuluar se organizata lobuese Këshilli i Sigurisë Kibernetike, të cilën e kishte themeluar shefi aktual i BSI, Arne Schoenbohm, ka kontakte me shërbimin e fshehtë rus.

Në organizatën në fjalë, krahas kompanive gjermane me rëndësi strategjike, si korporata energjetike E.ON, farmaceutike Bayer, kompania Commerzbank apo edhe institucione publike, si Ministria gjermane e Shëndetësisë, kishte si anëtare edhe kompaninë Protelion, që nuk është tjetër veçse dega gjermane e kompanisë ruse të sigurisë kibernetike O.A.O. Infotecs. Protelion, e cila deri në mars të vitit 2022 quhej Infotecs Deutschlan u ofron bizneseve dhe personave privatë e publikë, nën etiketën "made in Germany” një sistem komunikimi të quajtur ViPnet VPN  për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Sipas hulumtimeve të Magazin Royale dhe rrjetit investigativ Policy Network Analytics, kompania është themeluar në vitin 1991 nga ish-studenti i shërbimit të fshehtë sovjetik, KGB, Andrei Çapçajev. Sipas të njëjtave burime, matemakani dhe informaticieni rus, i shkolluar në bankat e KGB-së, është nderuar me një medalje nderi nga presidenti rus Vladimir Putin dhe kompania mëmë ruse Infotecs mban lidhje biznesi me shërbimin e fshehtë rus.

Mbrojtje nga sulmet ruse?

Këshilli i Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë (CSRD), mori shkas nga investigimet e gazetarëve për ta përjashtuar kompaninë Protelion GmbH /Infotecs Deutschland  nga organizata e saj. "Veprimet e Protelion GmbH janë një shkelje e qëllimeve të shoqatës Këshilli i Sigurisë Kibernetike  të Gjermanisë e.V. Akuzat e bëra nga raportimet në media nuk janë në përputhje me luftën kundër krimit kibernetik dhe promovimin e sigurisë kibernetike”, argumenton Këshilli i Sigurisë Kibernetike në një deklaratë shtypi.

Por në të njëjtën kohë, presidenti i kësaj shoqate, Hans-Wilhelm Dünn, i quan” absurde” kritikat për ndikimin e Moskës në organizatën e tij. Këto janë akuza kundër një anëtari të vetëm të CSRD e.V. Protelion GmbH dhe paraardhësi i tij Infotecs GmbH iu bashkua shoqatës në qershor 2020. Që atëherë nuk ka pasur as bisedime e as projekte të përbashkëta me përfaqësues të kompanisë. Prandaj, ata nuk kanë mundur të kenë ndikim as mbi platformën e klubit dhe as në qarqet e CSRD”,  është shprehur Dünn.

Dünn thotë, se si BSI, as ne nuk kemi qenë në dijeni të lidhjeve të Protelion GmbH me shërbimet ruse. "Ne i marrim seriozisht akuzat dhe mbështesim përpjekjet e autoriteteve shtetërore për të sqaruar rolin e Protelion GmbH në mënyrë që të jemi në gjendje të vlerësojmë shkallën në të cilën ka ndodhur në të vërtetë një përpjekje për ndikim”, tha kryetari i organizatës lobiiste. Dünn tha në një intervistë për WeltTV se akuzat ndaj Schoenbohm janë të padrejta dhe me motive partiake. 

Motive partiake?

Aludime se Schoenbohm, i cili ka ardhur në post, në kohën kur ministrinë e brendsme e kishte Horst Seehofer, nga partia kristiansociale që tani është në opozitë, nuk është tjetër veçse një "kokë turku” e koalicionit tripartiak të qendrës së majtë, për ta mënjanuar Schoenbohmin nga ky post, bëjnë edhe disa mediume të tjera gjermane si Wirtschaftswoche, dhe DerSpiegel. Edhe politikanë të opozitës të spektrit konservator paralajmërojnë që çështja të mos personalizohet.

Andrea Lindholz, deputete e partisë kristiane-sociale, thotë  se Schoenbohm nuk është i vetmi që ka  lidhje me Këshillin e Sigurimit Kibernetik. Edhe politikanë të koalicionit aktual si zëdhënësi i politikës së brendshme të grupit parlamentar të liberalëve, Manuel Höferlin, ka qenë i pranishëm në një cermeoni jubilare, dhe ka mbajtur fjalën pikërisht pas Schoenbohm. "BSI gëzon një reputacion të shkëlqyer - në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo duhet të mbrohet, veçanërisht në situatën jashtëzakonisht të tensionuar të sigurisë. Kjo është arsyeja pse të gjithë të përfshirët duhet të veprojnë me përgjegjësi”, tha politikania kristiane-sociale përmes një deklarate në media.

Edhe kolegia e saj, nga partia e madhe simotër, CDU, e merr në mbrojtje Schoenbohm, si një person të përgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për infiltrimet e mundshme nga Rusia, prandaj kërkoi sqarim të plotë të të gjitha fakteve. Sidomos ne duam të dimë për rëndësinë e kompanisë Protelion GmbH për sigurinë kibernetike në Gjermani dhe në arkitekturën e IT të administratës publike”, u shpreh ajo në të njëjtën deklaratë./DW/

sonja kock olaf scholz stefan hebestreit arne schoenbohm hans-wilhelm dünn mbrojtja kibernetike gjermane nancy faeser

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen