28 Korrik 2023, 21:06
Nga k.m.
Benjamin Netanyahu
JERUSALEM- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur se vendimi i parlamentit për të shkurtuar kompetencat e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar veprimet e qeverisë si pjesë e rishikimit të tij të planifikuar gjyqësor nuk do të dëmtonte demokracinë e Izraelit. Planet e Netanyahut dhe qeverisë së tij kanë nxitur muaj protestash të paprecedenta. Tani në muajin e saj të shtatë, kriza u përshkallëzua të hënën pasi parlamenti miratoi të parin nga ndryshimet, duke shkurtuar kompetencat e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar veprimet e qeverisë dhe duke rritur frikën për pavarësinë e gjykatës.
Netanyahu dha disa intervista për mediat amerikane vonë të enjten. Duke folur për ABC News, Netanyahu tha se ndryshimi i një prej ligjeve bazë të Izraelit, i cili funksionon si një kushtetutë formale, ishte "një korrigjim i vogël" për një gjykatë "aktiviste".
"Përshkruhet si fundi i demokracisë izraelite - mendoj se është marrëzi dhe kur "pluhuri" të bjerë, të gjithë do ta shohin,"- tha ai.
Ndërsa Netanyahu minimizoi pasojat e planeve të tij, shefi i forcave ajrore, Tomer Bar, paralajmëroi se kriza mund të shfrytëzohej nga armiqtë e Izraelit.
"Është e mundur që në një kohë si kjo ata do të përpiqen të testojnë kufijtë, kohezionin tonë dhe vigjilencën tonë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe të përgatitur, siç jam i sigurt se do të jemi,"- tha Bar në një fjalim para forcave të tij.
Në CNN, Netanyahu refuzoi të thoshte nëse ai do t'i bindej një vendimi të mundshëm të Gjykatës së Lartë që anulon amendamentin e së hënës.
Planet e Netanyahut kanë goditur ekonominë duke tërhequr paralajmërime nga agjencitë e kreditit, duke shkaktuar largimin e investitorëve të huaj. Polemika e vazhdueshme po rrit pasigurinë e brendshme politike dhe do të çojë në një rritje ekonomike më të ulët këtë vit, tha në një raport S&P Global Ratings./Reuters
benjamin netanyahu izrael
Bota
28 Korrik 2023, 20:59
f.i
foto ilustruese
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut paraqiti raketa me aftësi bërthamore dhe dronë të rinj sulmues në një p...
Bota
28 Korrik 2023, 20:38
f.i
foto ilustruese
FRANCË- Të shtëna me armë janë regjistruar në aeroportin Roissy-Charles de Gaulle të Parisit, ku ra...
Bota
28 Korrik 2023, 20:24
I.A
Klan Kosova
FRANCË- Një prej organizatave më të mëdha për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së medias kan&eum...
Bota
28 Korrik 2023, 20:11
f.i
pamje nga vendngjarja
ITALI- Arkeologët kanë zbuluar një anije romake që daton prej shekullit të parë ose të dyt&eu...
Bota
28 Korrik 2023, 19:50
f.i
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverin&eum...
Bota
28 Korrik 2023, 19:37
I.A
Foto ilustruese
KOSOVË- Një raport i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Octopus, me seli në Prishtinë, vlerë...
Bota
28 Korrik 2023, 19:34
f.i
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump pavarësisht ndjekjeve penale kundër tij nga sistemi i drejtësis&eum...
Bota
28 Korrik 2023, 19:17
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Televizioni Klan Kosova kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e licen...
Bota
28 Korrik 2023, 19:16
k.m.
Foto ilustruese
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë tha të premten se ka refuzuar ankes&eu...
Bota
28 Korrik 2023, 18:59
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Angela Merkelit i pëlqen të shesë në kodrat dhe malet e Tirolit të Jugut ose të shkojnë në is...