LIVE UPDATES
Bota

Protestuesit bllokojnë rrugët në Bosnje, kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën Sërpska

Duke brohoritur slogane kundër liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, protestuesit bllokuan qarkullimin në qendër të Banja Llukës, qytetit kryesor në pjesën e Bosnjës që kontrollohet nga serbët.

6 Tetor 2022, 22:30 Nga e.k
Protestuesit bllokojnë rrugët në Bosnje, kërkojnë
Pamje nga protestat

BOSNJE- Disa qindra persona në Bosnjë e Hercegovinë iu bashkuan protestës së opozitës më 6 tetor, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 2 tetor. Protestuesit pretenduan se lideri i serbëve të Bosnjës, ka manipuluar rezultatet në të mirë të tij.

Duke brohoritur slogane kundër liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, protestuesit bllokuan qarkullimin në qendër të Banja Llukës, qytetit kryesor në pjesën e Bosnjës që kontrollohet nga serbët.

Ata kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve për postin e presidentit në entitetin e Republikës Sërpska.

Autoritetet zgjedhore në Bosnje kanë thënë se Dodik ka fituar më së shumti vota në garën për president në Republikën Sërpska. Por, opozita pretendon se ai ka orkestruar një mashtrim, për të parandaluar që kundërshtarja kryesore e tij, Jellena Triviq, të fitojë zgjedhjet.

“Ne duam që të hapen kutitë e votimit dhe të dihet e vërteta, në mënyrë që njerëzit të dinë pse u vodhën votat dhe përgjegjësit për këto vjedhje të dalin para drejtësisë”, tha lideri opozitar, Branisllav Borenoviq. “Jellena Triviq është presidentja e re e Republikës Sërpska”, shtoi ai.

Dodik për vite me radhë është politikani më i fuqishëm në Republikën Sërpska. Ai ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe Shtetet e Bashkuara dhe Britania, më herët gjatë këtij viti vendosën sanksione ndaj tij, duke e akuzuar atë për minim të paqes dhe stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës.

Dodik – që ka mbajtur postin e anëtarit të Presidencës trepalëshe të Bosnjës – ka mohuar akuzat për mashtrime zgjedhore. Ky politikan nacionalist vazhdimisht bën thirrje për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Rusia e ka mbështetur Dodikun, duke rritur frikën në Perëndim se Moska mund të tentojë të krijojë më shumë paqëndrueshmëri në Bosnje, me qëllim që të shpërqendrojë vëmendjen nga lufta e paprovokuar që ka nisur ndaj Ukrainës. Që nga Marrëveshja e Dejtonit, e vitit 1995, që i dha fund konfliktit në Bosnjë, ky shtet ka qenë i ndarë në vija etnike.

Në luftën në Bosnjë të viteve 1992-95 vlerësohet se janë vrarë mbi 100.000 persona dhe janë zhvendosur miliona të tjerë. Ky shtet i Ballkanit Perëndimor, me një popullsi prej 3.3 milionë banorësh është i zhytur në korrupsion dhe në tensione etnike, që kanë penguar përpjekjet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Marrë nga REL

zgjedhjet në bosnjë e hercegovinë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj