6 Tetor 2022, 21:07
Nga DOSJA
Ukrainë
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha më 6 tetor se kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara e konsideron centralin e Zaporizhjës si ndërtesë ukrainase.
Rusia ka pushtuar centralin që gjendet në jug të Ukrainës në muajin mars, pak kohë pasi nisi pushtimin e këtij shtetit, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar qeverinë e tij që të marrë kontrollin e centralit.
Centrali i Zaporizhjës është ndërtesa më e madhe bërthamore në Evropë dhe pas pushtimit, stafi ukrainas ka operuar me të.
“Kjo çështje ka të bëjë me ligjin ndërkombëtar... ne duam që lufta të ndalojë menjëherë, dhe natyrisht që pozicioni i Agjencisë është se kjo ndërtesë është ndërtesë ukrainase”, tha Grossi për gazetarët në Kiev.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore pritet që pas qëndrimit në Ukrainë, të udhëtojë për në Rusi për t’u takuar me zyrtarët e këtij shteti.
Muajin e kaluar, Rusia ka shpallur aneksimin e katër rajoneve ukrainase: Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhja. Në këto rajone, Moska ka mbajtur referendume të rreme, që janë dënuar nga Kievi dhe komuniteti ndërkombëtar.
Marrë nga REL
lufta ukraine-rusi
Bota
6 Tetor 2022, 21:02
e.k
Makinat e sekuestruara
PRIZREN- 13 persona, mes tyre një zyrtar policie u arrestuan një ditë më parë në Kosovë, n&e...
Bota
6 Tetor 2022, 21:00
e.k
Paratë fallso të sekuestruara
SPANJË- Më 21 shtator 2022, Europol mbështeti Policinë Kombëtare Spanjolle (Policía...
Bota
6 Tetor 2022, 20:51
e.k
Momenti kur dy të moshuarit rrihen
KOSOVË- Parku i lagjes Ulpiana në Prishtinë është një nga vendet më të...
Bota
6 Tetor 2022, 20:46
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
TAJLANDË- Shefi i Policisë ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën...
Bota
6 Tetor 2022, 20:41
e.k
Liderët botëror në Pragë
PRAGË- Të buzëqeshur dhe shtrëngime duarsh dhe puse të gjata, Liderët e Kontinen...
Bota
6 Tetor 2022, 20:17
e.k
Emannuel Macron dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duket se është...
Bota
6 Tetor 2022, 19:57
e.k
Mbreti Charles III
BRITANI- Ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III është caktuar të zhvillohet më 3 qershor 2023...
Bota
6 Tetor 2022, 19:54
F.M
Kamala Harris
SHBA- Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, është përfshirë në një aksident automobilistik. M...
Bota
6 Tetor 2022, 19:34
e.k
Foto ilustruese
BRITANI- Kriza energjetike, Britania planifikon masat: Do të shkëputet energjia 3 orë në ditë. Shkak për k&eu...
Bota
6 Tetor 2022, 18:59
e.k
Tedros Adhanom Ghebreyesus
GJENEVË- Një alarm global është lëshuar për katër shurupe për kollë...