LIVE UPDATES
Bota

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London.

8 Shkurt 2023, 17:36 Nga I.A
Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas
Termet

TURQI- Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën. Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London.

Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje. Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër këtyre përpjekjeve në Turqi dhe Siri. Më shumë se 11.200 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë në orën 04:17 në mëngjesin e së hënës.

Në prag të mbylljes së dritares vendimtare 72-orëshe të enjten në mëngjes, Kelman i shpjegoi agjencisë së lajmeve, AFP, pse kjo kornizë kohore është kaq e rëndësishme.

“Përgjithësisht, tërmetet nuk vrasin njerëz, infrastruktura që shembet vret njerëz”, tha Kelman, i cili ka publikuar hulumtime mbi reagimet e shpëtimit nga tërmetet. Faktori më urgjent është marrja e kujdesit mjekësor për njerëzit e shtypur nën ndërtesat e shembura “përpara se të vdesin", tha ai.

Kelman tha se moti është gjithashtu një faktor kyç dhe se “aktualisht, është plotësisht kundër nesh". Rajonet e goditura nga tërmetet janë përballur me temperaturat të ulëta, ngrica, shi e borë që nga 6 shkurti.

"Kjo për fat të keq do të thotë mund të shkaktohet hipotermia dhe njerëzit me siguri po vdesin, për fat të keq, edhe për shkak të motit", tha Kelman.

Ata që arrijnë t'i mbijetojnë të ftohtit dhe lëndimeve të tyre kanë ende nevojë për ushqim dhe ujë. Pa ujë, shumë njerëz "do të fillojnë të vdesin në tri, katër, pesë ditë", tha Kelman. Pasgoditjet, të cilat ndodhën në ditët pas tërmetit të fuqishëm, mund t’i shembin më tej ndërtesat, duke paraqitur "një rrezik të madh dhe të frikshëm", si për të mbijetuarit, ashtu edhe për ata që përpiqen t'i shpëtojnë ata, shtoi ai.

Rajonet e goditura nga tërmeti janë tronditur nga pasgoditje të pamëshirshme, duke përfshirë një lëkundje masive me magnitudë 7.5 të hënën. Kelman tha se në rrethana normale, "shumica dërrmuese e të mbijetuarve nxirren jashtë brenda 24-orëve nga ekipet lokale, shpesh duke përdorur jo më shumë se duart e tyre ose ndonjë lopatë".

Dhjetëra vende janë zotuar se do të dërgojnë ekipe kërkimi dhe shpëtimi, si dhe furnizime ndihme në Turqi dhe Siri. Por, tërmeti ndodhi në "një zonë të largët, në një zonë konflikti, ku është shumë e vështirë të intervenohet", tha Kelman.

Në përgjithësi duhen të paktën 24 orë që ekipet ndërkombëtare të shpëtimit të arrijnë dhe të fillojnë përpjekjet për shpëtim.

"Në atë pikë, një numër i madh i njerëzve që mund të kishin mbijetuar, tashmë kanë vdekur", tha Kelman.

Sa i përket zonave të goditura, që janë në mes të konfliktit pranë kufirit sirian, qasja është edhe më e ndërlikuar.

"Dhe me sa kam parë unë, ekipet e shpëtimit as nuk kanë arritur të kenë qasje të plotë në shumë nga zonat apo vendbanimet e përkohshme për njerëzit e zhvendosur", tha Kelman.

Ka një sërë mënyrash që ekipet e shpëtimit mund të gjejnë të mbijetuarit e tërmetit, duke përfshirë qentë që nuhasin nëpër rrënoja. Një ekip i famshëm i qenve të shpëtimit nga tërmeti është duke ardhur nga Meksika në Turqi, bëri të ditur Kelman.

Gjithashtu, robotët dhe dronët po përdoren për të hyrë në hapësira të vogla që janë shumë të rrezikshme për njerëzit. Pasi të gjendet një i mbijetuar, shpëtimtarët duhet të vendosin se si t'i nxjerrin nga aty. Mund të nevojiten pajisje të mëdha, si vinça, për të ngritur pllakat e ndërtesave të shembura.

Ndonjëherë është e nevojshme të amputohet një gjymtyrë "e cila është e shtypur nën një shtyllë ose një copë muri", tha Kelman. Kelman theksoi se "një operacion i suksesshëm shpëtimi duhet të fillojë dekada para tërmetit - në përpjekje për të ndaluar në radhë të parë kolapsin e infrastrukturës".

Një operacion ndërkombëtar shpëtimi si ai në Turqi dhe Siri, kushton mesatarisht 1 milion dollarë për një jetë të shpëtuar, tha ai. "Nëse do të vepronim me investime në parandalimin e fatkeqësive, siç veprojmë në reagim ndaj fatkeqësive, nuk do të ishim në këtë situatë".

Marrë ga REL

ilan kelman termet ne turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj