8 Shkurt 2023, 17:33
Nga I.A
Iran
IRAN- Tetë figura të njohura të opozitës iraniane kanë njoftuar se do të takohen këtë javë në Universitetin Georgetown në Uashington për të diskutuar të ardhmen e demokracisë në Iran, dhe për revolucionin për të drejtat e grave.
Ky takim vjen në mes të një vale protestash të qytetarëve, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, kurdo-iranianes, sa ka qenë në mbajtje policore, me arsyetimin e nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Gazetarja iraniano-amerikane, Masih Alinejad, ish-princi i kurorës në mërgim i Iranit, Reza Pahlavi, aktivisti Hamed Esmaeilion dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Nazanin Boniadi do të jenë të pranishëm në takimin e 10 shkurtit.
Katër të tjerë, përfshirë laureaten iraniane të Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, aktoren e njohur iraniane Golshifteh Farahani, udhëheqësin e Partisë iraniano-kurdistane Komala, Abdullah Mohtadi, dhe ish-kapitenin e ekipit kombëtar të futbollit të Iranit, Ali Karimi, do t'i bashkohen takimit online.
Sipas njoftimit të publikuar nga Universiteti Georgetown, këto tetë figura do të ulen së bashku në një takim të quajtur "E ardhmja e Lëvizjes për Demokraci të Iranit".
Që nga vdekja e Aminit, protesta të përditshme janë zhvilluar nëpër Iran, duke rezultuar në arrestimin e shumë njerëzve, përfshirë kineastët, figura publike, gazetarë dhe aktivistë.
Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara. Në mesin e të vdekurve janë 70 fëmijë dhe 68 zyrtarë policorë, ka thënë organizata të dielën. Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.
Marrë nga REL
mahsa amini masih alinejad
Bota
8 Shkurt 2023, 17:26
a.l
leopardi në Indi
INDI- Të paktën tre persona u plagosën pasi një leopard hyri në ambientet e një gjykate të Ghaziab...
Bota
8 Shkurt 2023, 17:18
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti i fortë që u mori je...
Bota
8 Shkurt 2023, 17:05
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një shqiptar nga Kosova është dënuar me burgim të përjetshëm ditën e sotme, pasi vrau ...
Bota
8 Shkurt 2023, 16:31
a.l
Patricia
SIRI- Një adoleshente nga Siria e përlotur nga fatkeqësia e tërmetit të fuqishëm që la dhjetëra mijër...
Bota
8 Shkurt 2023, 16:46
I.A
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se shefi i qeverisë, Albin Kurti, pas ta...
Bota
8 Shkurt 2023, 16:40
I.A
Termeti
TURQI- Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka arritur në të paktë...
Bota
8 Shkurt 2023, 16:38
I.A
Besnik Bislimi
“Një pjesë bukur të madhe të fajit për moszbatimin e Marrëveshjes [së Energjisë] e ka vet Bruk...
Bota
8 Shkurt 2023, 16:19
a.l
Tërmeti në Turqi
TURQI- Situata vazhdon të jetë dramatike në Turqi. Mijëra të vdekur janë nxjerrë ng...
Bota
8 Shkurt 2023, 15:59
a.l
Mbreti Charles dhe Volodymyr Zelenskyy
BRITANI- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është takuar me mbretin Charles në Pallatin Bu...
Bota
8 Shkurt 2023, 16:01
I.A
Termet
SIRI- Më shumë se 298,000 njerëz në Siri janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e t&...