20 Shkurt 2023, 13:20
Nga k.m.
Foto ilustruese
Pothuajse një vit pasi Rusia nisi luftën në Ukrainë, tani po ngrihen dyshime të reja mbi gatishmërinë potenciale të Kinës për t’i ofruar Moskës ndihmë ushtarake në luftën që po vazhdon. Në një intervistë që u publikua të dielën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se inteligjenca amerikane ka sugjeruar se Kina është duke e shqyrtuar mundësinë e furnizimit me armatim për Rusinë. Ai tha se një përfshirje e tillë në luftën e Rusisë do të ishte “problem serioz”.
Kina ka refuzuar ta kritikojë Rusinë për veprimet e saj dhe, madje, nuk ka pranuar as ta quajë pushtim. Ndërkohë, ajo insiston se duhet të ruhet sovraniteti dhe integriteti territorial i çdo vendi. Pyetja tani është se a do të jetë Kina e gatshme të kalojë nga mbështetja retorike në përkrahje materiale.
Kina thotë se Rusia ishte provokuar të ndërmarrë një veprim shkaku i zgjerimit të NATO-s. Vetëm pak javë para pushtimit të 24 shkurtit të vitit 2022, presidenti kinez, Xi Jingping, e priti presidentin rus, Vladimir Putin, në Pekin për hapjen e Lojërave Olimpike. Në atë kohë, dy palët kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët ku u zotuan për miqësi “pa limite”. Që nga atëherë, Kina i ka injoruar kritikat e perëndimit dhe e ka ribërë këtë zotim.
Por, Kina ende nuk e ka konfirmuar vizitën që Putini ka thënë se e pret nga Xi këtë pranverë.
Kina është “duke tentuar ta mbajë mirë në dy anët”, tha Blinken të dielën për NBC-në. “Publikisht, ata e prezantojnë veten si shtet që kërkon paqe për Ukrainën. Por, privatisht, siç thashë, ne tashmë i kemi parë gjatë muajve të fundit masat e ndihmës jo vdekjeprurëse që ndihmojnë drejtpërdrejt luftën e Rusisë”.
Deri më tani, përkrahja e Kinës për Rusinë ka qenë retorike dhe politike, pasi që Pekini i ka penguar tentimet për ta dënuar Moskën në Kombet e Bashkuara.
Blinken, gjatë një konference në Munih të Gjermanisë, tha se SHBA-ja ka qenë e shqetësuar që një kohë të gjatë për ndihmën materiale që mund t’ia japë Kina Rusisë dhe se “ne kemi informata shqetësuese se ata janë duke e shqyrtuar mundësinë e ofrimit të përkrahjes vdekjeprurëse për Rusinë në luftën kundër Ukrainës”.
Kjo deklaratë ndodhi një ditë pasi Blinken zhvilloi bisedime me Wang Yi, zyrtarin më të lartë për politika të jashtme në Partinë Komuniste të Kinës, në një takim që nuk dha shpresa për përmirësime lidhur me luftën në Ukrainë.
“Ishte e rëndësishme për mua që ta ndaj qartazi me Wang Yi se një gjë e tillë do të ishte problem serioz”, tha Blinken, duke iu referuar mbështetjes ushtarake për Rusinë.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj lidhur me përkrahjen potenciale që Kina mund t’ia japë Rusisë, duke thënë se kjo “do të ishte një vijë e kuqe”.
Forcat ruse dhe kineze kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake pas nisjes së luftës në Ukrainë. Së fundi, ata kishin dërguar anije për disa stërvitje me flotën e Afrikës së Jugut.
Pas takimit mes Wang dhe Blinken, ministri i Jashtëm i Kinës lëshoi një deklaratë ku thuhej se Kina gjithmonë ka luajtur një rol konstruktiv në konfliktin në Ukrainë duke u qëndruar besnike principeve të saj, duke inkurajuar paqe dhe negociata.
Ministri tha se partneriteti ndërmjet Rusisë dhe Kinës është i bazuar në principe kundër konfrontimeve dhe shënjestrimit të palëve të treta, ndërsa shtoi se SHBA-ja po i shtonte “benzinë zjarrit për ta shfrytëzuar rastin për përfitim”. Pekini thotë se ka vazhduar marrëdhënien normale tregtare me Rusinë, përfshirë këtu blerjen e naftës dhe gazit, njëjtë si disa vende të tjera si India. Megjithatë, kjo tregti cilësohet si një ndihmë ekonomike për Moskën. Por, deri më tani nuk është evidentuar ndonjë rast i ndihmës së drejtpërdrejtë nga Kina për ushtrinë e Rusisë sikur rasti i Iranit me shitjen e dronëve.
“Me sa dimë ne, ata nuk e kanë kaluar këtë kufi ende”, tha Blinken për NBC të dielën.
Blinken nuk e specifikoi se çfarë masash mund të marrë SHBA-ja si kundërpërgjigje nëse Kina ndihmon materialisht Rusinë. Për Kinën, problemi më i ndjeshëm është përkrahja e SHBA-së për Tajvanin, ishullin vetëqeverisës që Pekini e konsideron si territor të vetin që mund të merret në kontroll përmes forcave ushtarake nëse cilësohet e nevojshme.
Ndërkohë, anëtarët e Kongresit të SHBA-së kanë bërë thirrje për ndalimin e TikTok-ut dhe platformave të tjera të rrjeteve sociale në pronësi kineze, si dhe për rritje të sanksioneve ndaj firmave kineze të mbështetura nga Partia Komuniste, e cila posedon kontrollin përfundimtar mbi ekonominë kineze dhe shtyp mediat e pavarura dhe zërat opozitarë./REL
lufta ukraine-rusi
Bota
20 Shkurt 2023, 13:16
k.m.
Foto ilustruese
Komisioni Evropian, së bashku me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojnë më 16 mars një...
Bota
20 Shkurt 2023, 13:03
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Shumë prindër përdorin shpejt ilaçet për uljen e temperaturës kur fëmijët e tyre...
Bota
20 Shkurt 2023, 13:02
I.A
Volodymy Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainës Volodymy Zelenskyy ka mbajtur një dekalaratë të përbashkët me homologun ...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:59
k.m.
Sergio Mattarella
ITALI- Francesco Pitrolo, mjeku personal i Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella, vdiq papritur gjatë natës. ...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:55
I.A
Joe Biden
UKRAINË- Në fjalimin e tij përkrah Presidentit Volodymyr Zelensky, Presidenti Joe Biden përgëzoi guximin e Ukrainës...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:36
I.A
Antony Blinken
TURQI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të hënën se Uashingtoni mbështet fuqishëm anëtarë...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:20
I.A
Raketa
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike të hënën, duke shënuar kështu testimin e dytë të...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:11
I.A
Arme
KINË- Qeveria kineze mohoi sot se do të furnizojë Rusisë me armë për të mbështetur sulmin ...
Bota
20 Shkurt 2023, 12:03
I.A
Antony Blinken, Aleksander Vuçiç dhe Albin Kurti
GJERMANI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka pasur “një bisedë ...
Bota
20 Shkurt 2023, 11:57
k.m.
Pamje nga sulmi
GREQI- Dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në një zonë të Greqisë. Siç duket edhe në...