LIVE UPDATES
Bota

Pse Presidenti Trump po tërhiqet nga OBSH dhe çfarë mund të ndodhë?

I pyetur nëse e vlerësonte si të rëndësishëm rolin e OBSH-së si koordinator i përgjigjes globale ndaj emergjencave shëndetësore, zoti Trump u përgjigj se po, por ai shtoi se kjo gjë nuk mund të ndodhë duke rrjepur një vend si SHBA-të.

26 Janar 2025, 17:17 Nga I.A
Pse Presidenti Trump po tërhiqet nga OBSH dhe çfarë mund
Donald Trump

SHBA- Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk duket të ishte i papritur as për vetë organizatën dhe as Bashkimin Evropian. Tashmë ekspertët po përpiqen të parashikojnë se çfarë do të thotë kjo për programet globale të shëndetësisë që u vijnë në ndihmë shumë vendeve në zhvillim.

Një ditë pas betimit dhe rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump filloi sërish procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kjo është hera e dytë që ai e bën kët në më pak se pesë vjet.

Shumë shkencëtarë druhen se një gjë e tillë mund të dëmtojë përparimin e shënuar në luftën ndaj sëmundjeve si SIDA, malaria dhe tuberkulozi, për të cilat është punuar për dekada të tëra.

Po kështu ekziston shqetësimi se tërheqja nga OBSH-ja mund të dobësojë mbrojtjen e botës kundër viruseve të reja që mund të shkaktojnë pandemi.

Kur Joe Biden mori detyrën si president, ai i bllokoi menjëherë përpjekjen e zotit Trump për të nxjerrë SHBA-në nga organizata.

I pyetur mbi arsyet e këtij vendimi, teksa nënshkruante urdhrin ekzekutiv, Presidenti Trump tha se OBSH-ja ka detyruar SHBA-në të përballojë një barrë të padrejtë financiare:

“Kinezët paguanin 39 milionë dollarë, ne paguanim 500 milionë. Më duket pak e padrejtë. Kur unë u largova, ata më ofruan të kthehesha për 39 milionë. Pra në teori mund të paguhet më pak se kaq. Dhe kur Biden u rikthye, u rikthye për 500 milionë. Ai e dinte që mund të ishte kthyer për 39 milionë dollarë, pasi ata na donin ne me patjetër”.

I pyetur nëse e vlerësonte si të rëndësishëm rolin e OBSH-së si koordinator i përgjigjes globale ndaj emergjencave shëndetësore, zoti Trump u përgjigj se po, por ai shtoi se kjo gjë nuk mund të ndodhë duke rrjepur një vend si SHBA-të.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentit Trump, zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jashareviq, bëri thirrje për negociata.

“Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara do ta rishqyrtojnë vendimin dhe presim me padurim angazhimin në dialog konstruktiv për të ruajtur partneritetin me OBSH-në”, tha ai.

Komisioni Evropian i bëri gjithashtu thirrje Presidentit Trump për të gjetur një zgjidhje.

"Sa i përket efektivitetit të OBSH-së, ka gjithmonë hapësirë për përmirësim, por ne do të donim të angazhoheshim në një reformë të mundshme të OBSH-së”.

Vendimi i Presidentit Trump nënkupton ndalim të fondeve të reja që qeveria amerikane i dërgon organizatës, si dhe tërheqjen dhe e caktimin në detyra të tjera të personelit federal dhe kontraktorëve që punojnë me OBSH-në.

Kent Bus, i specializuar në politika shëndetësore parashikon sfida ligjore pas vendimit të Uashingtonit. Ai thotë se pakënaqësia e zotit Trump ndaj OBSH-në nuk lidhet vetëm me financimin, por dhe me atë se kush e kontrollon agjencinë.

Programet më të rrezikuara janë ato që lidhen me poliomielitit, imunizimet, SIDË-s, sigurisë shëndetësore globale, malarien, si dhe ato që kanë të bëjnë me shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Por sipas zotit Buse, dëmi shkon shumë përtej programeve individuale, duke rezultuar në humbjen e një grupi të çmuar ekspertësh.

"Shkon përtej ndikimit tek programet individuale dhe kjo për shkak të natyrës së organizatës. Është cilësisht ndryshe nga çdo organizatë tjetër shëndetësore globale. Ajo sjell ekspertë nga e gjithë bota që janë në dijeni të provave më të mira laboratorike në dispozicion”, shpjegon ai.

Por zoti Buse, i jep të drejtë zotit Trump -në një pikë:

“Trump ka të drejtë kur thotë se sistemi shëndetësor global dhe jo vetëm Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një varësi shumë të pashëndetshme tek një vend dhe këto janë Shtetet e Bashkuara, dhe sipas përkufizimit ky nuk është multilateralizëm. Të gjitha vendet e grupit të BRIC-ut, përfshirë dhe ato të përfshira rishtazi, si Afrika e Jugut, mund dhe duhet të mbajnë mbi supe një barrë më të madhe financiare të diplomacisë dhe sigurisë globale shëndetësore. Dhe mendoj gjithashtu se duhet parë edhe në drejtim të vendeve të Gjirit, nuk është vetëm Kina që po rrjep botën e po i merr gjërat badihava", shton ai.

Nëpërmjet urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump u bëhet thirrje zyrtarëve që "të identifikojnë partnerë të besueshëm dhe transparentë si brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë për të marrë përsipër programet që zbatohen nga OBSH-ja. Por zoti Buse thotë se krijimi i një alternative tjetër nuk është zgjidhje, veçanërisht në aspektin afat të shkurtër.

Po kështu në urdhrin ekzekutiv thuhet se SHBA-të po tërhiqen "për shkak të keqpërdorimit që OBSH-ja i bëri pandemisë se COVID-19 që u shfaq nga Wuhan të Kinës si dhe krizave të tjera globale shëndetësore". Në të përmendet "dështimi i agjencisë për të miratuar me urgjencë reformat e nevojshme si dhe "paaftësia e saj" për të dëshmuar pavarësi nga ndikimi i papërshtatshëm politik i vendeve anëtare të OBSH-së”.

Organizata bëri disa gabime të kushtueshme gjatë pandemisë, mes tyre këshillimi i njerëzve që të mos vendosnin maska si dhe deklaratat se COVID-19 nuk përhapej nëpërmjet ajrit. Agjencia e pranoi zyrtarisht vetëm vitin e kaluar se virusi është përhapur nëpërmjet ajrit.

Gjatë përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, OBSH-ja u përball gjithashtu me skandalin më të madh të abuzimit seksual në historinë e saj. Mediat zbuluan se me dhjetëra gra kongoleze ishin ngacmuar ose dhunuar seksualisht nga punonjës të shëndetësisë të përfshirë në programet për kontrollin e Ebolës.

Agjencia e lajmeve ‘AP’ zbuloi se menaxherë të lartë të organizatës ishin informuar për disa raste të abuzimit seksual kur ato ndodhën në vitin 2019, por bënë pak për t'i ndaluar ato apo ndëshkuar autorët./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje