LIVE UPDATES
Bota

TikToku, strategjia më e re e Lukashenkës për t’i afruar të rinjtë

Në Bjellorusinë e Lukashenkës, opozita politike shtypet, media është e kontrolluar nga shteti dhe qytetarët përballen me presione ekonomike dhe kufizime të lirisë personale në jetën e përditshme.

26 Janar 2025, 09:55 Nga r.ll
TikToku, strategjia më e re e Lukashenkës për t’i afruar
foto ilustruese

BJELLORUSI- “Çfarë problemi ka kjo lopë?” - presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, e pyet një zyrtar, i cili duket se është në siklet. “Mezi është gjallë". Kjo video, e cila është shpërndarë nga një llogari proqeveritare në Bjellorusi, e tregon Lukashenkën duke i kritikuar zyrtarët rajonalë për gjendjen e një ferme.

Si e tillë, ajo është shpërndarë mijëra herë në platformën me pronësi kineze, TikTok. Videoja, e cila është njëkohësisht humoristike, por dhe shqetësuese, është familjare për këdo që është kritikuar ndonjëherë nga një shef. E, pikërisht para zgjedhjeve presidenciale të 26 janarit, forcat proqeveritare në Bjellorusi janë duke synuar që përmes TikTok-ut të arrijnë te të rinjtë. Kjo, marrë parasysh edhe protestat që janë bërë nga kjo gjeneratë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Atëkohë, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve, që u konsiderua si i manipuluar nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Autoritetet e sigurisë reaguan me forcë brutale, duke arrestuar 30 mijë njerëz, të cilët më pas raportuan për tortura e trajtim të keq derisa ishin në mbajtje.

Në Bjellorusinë e Lukashenkës, opozita politike shtypet, media është e kontrolluar nga shteti dhe qytetarët përballen me presione ekonomike dhe kufizime të lirisë personale në jetën e përditshme. Presidenti aktual e ka pothuajse të sigurt rizgjedhjen për mandatin e tij të shtatë radhazi. Pavarësisht kufizimeve, platforma TikTok është jashtëzakonisht e famshme në Bjellorusi.

Numri i përdoruesve është dyfishuar nga 3.08 milionë në vitin 2022 në 5.36 milionë në fillim të vitit 2024 - që është mbi gjysma e popullsisë prej 9.4 milionësh të vendit. Platforma përdoret pothuajse për çdo gjë - që nga diskutimet për rritjen e çmimeve deri te cilësia e shërbimeve në institucione.

Natalya Pyatkevich, zëvendëskryetare e parë e administratës së Lukashenkës, e ka përshkruar TikTok-un si një “armë bërthamore”, që i mundëson regjimit të jetë në sinkron me ankesat e qytetarëve.

“Në 70-80 për qind të rasteve”, tha ajo duke folur për problemet që bjellorusët ndajnë në platformë, “këto situata mund të ishin parandaluar në fazat e hershme”.

TikTok-u filloi të përdorej edhe nga llogaritë pro Qeverisë në vitin 2023, ku një nga to me emrin First News arriti mbi 200 mijë ndjekës. Në videot e shpërndara, Lukashenka shihet duke bërë vizita në vend dhe vihet në pah personaliteti gjoja se i thjeshtë i tij. Një tjetër kanal, Lukashenko Top, me pothuajse 40.000 ndjekës, publikon klipe të fjalimeve dhe deklaratave më të fundit politike të presidentit.

Madje, edhe media shtetërore, e njohur për monotoninë e saj, ka filluar të publikojë lajme në përputhje me propagandën e Qeverisë. Këto llogari nuk flasin për Perëndimin dhe as për opozitën bjelloruse, por “tregojnë se si duket Bjellorusia dhe i lavdërojnë autoritetet për të”, thotë studiuesja e propagandës, Irina Sidorskaya.

Sidorskaya thotë se fokusi i mesazheve të tyre mbështetet pikërisht në ato që i ka përdorur Lukashenka që nga marrja e pushtetit në vitin 1944: “Ne zgjedhim stabilitetin” dhe “Bjellorusia është shtëpia jonë”.

Por, pavarësisht përpjekjeve për ndikim, nuk është e qartë se sa bjellorusë i marrin këto informacione. Kjo, pasi sipas platformës analitike të TikTok-ut, exolyt, vetëm 40% e ndjekësve të First News janë bjellorusë, ndërkaq të tjerët janë nga Moldovia, Ukraina dhe Kazakistani.

“Numri i dyshimtë i ndjekësve nga vende të ndryshme mund të jetë tregues për blerjen e tyre”, thotë analisti i mediave, Mikhail Daroshevich. Dhe, kjo s’është hera e parë që TikTok-u përdoret politikisht.

Në Rumani, para zgjedhjeve presidenciale në nëntor të vitit 2024, kjo platformë ka fshirë mbi 66 mijë llogari të rreme, 7 milionë pëlqime të rreme dhe 10 milionë ndjekës të rremë. Këto llogari është thënë se kanë qenë në përputhje me interesat e kandidatit presidencial të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, i cili ka fituar rundin e parë.

Pas dyshimeve për ndërhyrjen ruse në Rumani, Komisioni Evropian ka hapur procedura formale kundër TikTok-ut për dështimin e tij “për të vlerësuar siç duhet dhe për t’i zbutur rreziqet sistematike për integritetin e zgjedhjeve”.

Por, duket se autoritetet bjelloruse janë të përgatitura për mbylljen e llogarive, sepse kanë hapur shumë klone të llogarive me emra të ndryshëm. Sipas analistit të mediave, Daroshevich, kjo strategji ofron opsione rezervë, në rast të ndonjë ndërhyrjeje nga platforma. Edhe pse numrat e tij po rriten, ekspertët pajtohen se strategjia e këtij regjimi në TikTok nuk është pa mangësi.

“Ata krijojnë përmbajtje të thjeshtë: Ne jemi për çdo të mirë dhe kundër çdo të keqeje. Ata janë ende në hapat e parë”, thotë Sidorskaya.

Dyshime për efektivitetin e kësaj strategjie ka edhe Pavlyuk Byoysky, analist në Media IQ - organizatë që monitoron mediat. Sipas tij, regjimi bjellorus nuk i kupton specifikat e TikTok-ut, por as të rinisë. Ai thotë se shumë llogari nuk e kuptojnë se kur teprohet me politikë, sepse më shumë preferohet argëtimi dhe muzika.

Deri tash, zgjedhjet s’janë përmendur edhe aq, sipas analistit politik, Aleksandar Klaskovski, dhe kjo ka ndodhur për faktin se edhe propaganduesit e kuptojnë se “zgjedhjet janë një produkt”.

“Theksi është në faktin se konkurrentët e Lukashenkës janë të padukshëm... se ai është unik”, thotë Klaskovski.

“Theksi nuk është te [zgjedhjet]...por te personi, te pazëvendësueshmëria e tij”, shton ai. Në një video proqeveritare, Lukashenka përmend zgjedhjet, por thotë se “nuk është e nevojshme përfshirja në to”. Me vetëm rreth 500 shikime, videoja nuk ka tërhequr shumë vëmendje./REL

bjellorusi aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë