LIVE UPDATES
Bota

"Putin nuk merr parasysh paralajmërimet e Trump "/ Reuters: Ai do ta vazhdojë luftën derisa të përmbushen kushtet e tij

Presidenti rus beson se ekonomia dhe forcat e armatosura ruse janë mjaftueshëm të fuqishme për të përballuar çdo presion të ri nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

15 Korrik 2025, 16:34 Nga E. D
"Putin nuk merr parasysh paralajmërimet e Trump "/ Reuters: Ai do
Vladimir Puti dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë derisa Perëndimi të pranojë të ulet në tryezën e bisedimeve sipas kushteve të tij, pavarësisht kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për sanksione më të ashpra. Presidenti rus beson se ekonomia dhe forcat e armatosura ruse janë mjaftueshëm të fuqishme për të përballuar çdo presion të ri nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Ai gjithashtu vlerëson se askush deri më tani nuk ka ndërmarrë hapa të vërtetë drejt negociatave serioze për paqe në Ukrainë, pavarësisht komunikimeve të përsëritura me Trump dhe vizitave të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Whitkoff, në Moskë.

Edhe pse e çmon marrëdhënien me Trump, presidenti rus, beson se interesat strategjike të Rusisë kanë përparësi ndaj çdo lidhjeje personale. Në deklaratën e tij të fundit për krizën në Ukrainë, gjatë një takimi me Mark Rutte, Trump shprehu zhgënjimin e tij për refuzimin e Putinit për një armëpushim dhe njoftoi një dërgesë të re armësh për Kievin, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot.

Kushtet e Putinit

Sipas burimeve, kushtet kryesore të Putinit për një marrëveshje paqeje përfshijnë. Një garanci ligjërisht të detyrueshme që NATO nuk do të zgjerohet më tej drejt lindjes; Neutralitet të Ukrainës dhe kufizime mbi ushtrinë e saj; Mbrojtje për popullatat rusishtfolëse dhe njohje të fitimeve territoriale të Rusisë në Ukrainë.

Putini gjithashtu është i gatshëm të diskutojë një kornizë sigurie për Ukrainën me pjesëmarrjen e fuqive të mëdha, megjithëse mbetet e paqartë se si një skemë e tillë do të funksiononte në praktikë. Nga ana e tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar qartë se Ukraina nuk do të njohë kurrë sovranitetin rus mbi territoret e pushtuara dhe se i mban të paprekura të drejtat e saj për të vendosur në mënyrë sovrane për anëtarësimin në NATO. Zyra e tij nuk komentoi mbi raportin e Reuters.

Pavarësisht presionit ekonomik, dy nga burimet theksojnë se Putin e sheh realizimin e objektivave ushtarakë si më të rëndësishëm sesa kostoja e sanksioneve perëndimore apo tarifave, edhe nëse këto ndikojnë partnerë të tretë si Kina apo India që blejnë naftë ruse. Sipas të njëjtave burime, Rusia ka avantazh në fushën e betejës dhe industria e saj ushtarake prodhon më shumë municione – si predha artilerie sesa vendet anëtare të NATO-s të marra së bashku.

“Duke ngrënë, hapet oreksi”, citohet të ketë thënë një nga burimet, duke lënë të hapur mundësinë që Putin të kërkojë më shumë territore nëse Ukraina bie ushtarakisht. Në rast të kundërt, Rusia mund të ndalë avancimin nëse përballet me rezistencë të fortë, me qëllim të ruajë të paktën territoret e lindjes së Ukrainës që tashmë kontrollon.

vladimir putin donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj