LIVE UPDATES
Bota

Putin viziton miq të rinj në Teheran, do takohet me presidentin Erdogan

Dy vende të prekura fort nga sanksionet, inkurajojnë njeri-tjetrin: Udhëtimi i kreut të Kremlinit në Republikën islamike është një sinjal për forcimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Iranit.

19 Korrik 2022, 10:19 Nga k.m.
Putin viziton miq të rinj në Teheran, do takohet me presidentin
Ebrahim Raisi dhe Vladimir Putin

Është udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që nga sulmi ndaj Ukrainës më 24 shkurt: Presidenti i Rusisë Vladimir Putin viziton presidentin iranian Ebrahim Raisi. Thënë më saktë ky do të jetë një takim tresh, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, që pritet në Teheran. Krerët e shteteve duan të bisedojnë për gjendjen në vendin e përfshirë nga lufta civile, Sirinë, ku si Irani edhe Rusia e po ashtu edhe Turqia janë angazhuar fort ushtarakisht.

Takimi i ofron Moskës dhe Teheranit, të dy vendet të prekura nga sanksionet e rrepta perëndimore, edhe një mundësi për të demonstruar bashkëpunimin e tyre ushtarak dhe ekonomik dhe për t'i treguar Perëndimit, se nuk janë të izoluar.

Irani me gjasë furnizon Rusinë me dronë

Të shtunën (16.07) presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përfundoi vizitën e tij në Lindjen e Mesme, ku u fol edhe për programin atomik iranian. Shtëpia e Bardhë sërish paralajmëroi, se Irani do t‘i shesë Rusisë dronë të armatosur për ndërhyrjen në Ukrainë. Teherani reagoi duke theksuar, se bashkëpunimi teknologjik me Rusinë ka nisur shumë kohë përpara luftës. Por pretendimi i SHBA-së me këtë as nuk u konfirmua dhe as nuk u përgënjeshtrua.

Faktikisht Republika Islamike dhe Kremlini kanë gjetur një bazë për marrëdhëniet e tyre, ndërkohë që përfaqësuesit e të dy vendeve vazhdimisht përsërisin, se janë duke peshuar edhe mundësi të tjera bashkëpunimi ekonomik dhe politik.

Në kulmin e rritjes së izolimit diplomatik një tregti e përforcuar me Rusinë mund ta lehtësojë ekonominë iraniane, që prej vitesh vuan nga sanksionet e SHBA-së për naftën dhe financat. Rusia nga ana tjetër e sheh Iranin si një furnizues të mundshëm armësh, që gjithashtu ofron rrugë tregtare si dhe përvojë në devijimin e sanksioneve e në eksportin e naftës.

Lufta në Ukrainë ndryshon vlerësimin recirpok

Partneriteti ushtarak mes Teheranit dhe Moskës është zhvilluar me shpërthimin prej dekadash të konfliktit në Siri. Megjithatë ky partneritet „kryesisht ka mbetur në nivelin e një bashkëpunimi taktik në fushat me interes të përbashkët në rajon", sikurse thotë për DW Abdolrasool Divsallar, profesor për studimet mbi Lindjen e Mesme pranë universitetit në Milano Università Cattolica del Sacro Cuore.

Konkurrentë në tregun e energjisë

Vitin e kaluar tregtia mes dy vendeve u rrit me 81 përqind, konstatoi Putin, kur u takua muajnin e kaluar në Turkmenistan me presidentin iranian Raisi në kuadër të një samiti rajonal. Por politika energjetike i rëndon marrëdhëniet mes dy vendeve. "Rusia dhe Irani janë faktikisht konkurrentë tregtarë, kryesisht në tregun e energjisë", thekson në bisedë për DW Hamidreza Azizi, studiues në fondacionin e Berlinit „Shkenca dhe Politika (SWP). Ndërkohë duket se Irani mund të humbasë kuotën e vet gjithësesi të pakët në tregun e energjisë kundrejt naftës ruse, që aktualisht po shitet me çmime nën nivel.

Gjatë tre muajve të fundit p.sh. eksportet mujore të derivateve të naftës nga 430.000 ton janë ulur në 330.000 ton, i tha sekretari i përgjithshëm iranian i OPEX Hamid Hosseini në fund të qershorit agjencisë Iranian Labor News Agency (ILNA). Po ashtu blerësit më të mëdhenj të çelikut në Iran, ndër to Kina dhe Koreja e Jugut, gjithashtu kanë filluar të blejnë çelikun rus me çmim të ulët, sikurse njofton gazeta iraniane "Shargh".

Sanktionet i kufizojnë ndjeshëm të ardhurat e Iranit, ndaj të ardhurat nga eksportet e naftës janë me rëndësi jetike për vendin që vuan peshën e sanksioneve të rënda ekonomike. Kuota e inflacionit është mbi 50 përqind, e megjithatë Irani u detyrua të ulte edhe më tej çmimet e veta të naftës, për të konkurruar naftën ruse.

Irani dhe Rusia ende nuk janë aleatë

Në mars Rusia për pak do t'i kishte sabotuar bisedimet në Vjenë për programin bërthamor të Iranit, që do të kishte mundësuar zbutjen e disa prej sanksioneve ndaj ekonomisë iraniane. Bisedimet në pranverë dukej se po sillnin lëvizjet drejt një marrëveshjeje, kur ndërmjetësuesit rusë kërkuan, që tregtia e tyre me Iranin të shkëputej prej sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

"Irani dhe Russia ende nuk janë aleatë", thekson profesori në Milano Divsallar. "Irani ka ngurruar, të dënojë invazionin në Ukrainë, por më pas në mënyrë të përsëritur është shprehur kundër luftës, gjë që e largon atë dukshëm nga pozicioni i të qenit aleat." Teherani i ka refuzuar luftrat kudo në botë, i tha ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian homologut të tij ukrainas Dmytro Kuleba, sipas njoftimit të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve MEHR.

Irani ka nevojë për Rusinë …

Iranit nuk i duhet të mbështesë përpjekjet e Rusisë në Ukrainë, për t'u afruar me Moskën, argumenton Divsallar. Teherani ka të tjera motive për kursin pro rus. Në sfondin e mbetjes pezull të bisedimeve për programin bërthamor „Irani do ndoshta vetëm t'i tregojë Perëndimit, se ka një alternativë, që të ketë influencë përtej Lindjes së Mesme".

Politologu nga Berlini Azizi vëren, se afrimi mes Iranit dhe Rusisë konsiston në një botëkuptim të përbashkët dhe ky është thelluar gjithnnjë e më shumë në dekadat e shkuara. "Të dy vendet pozicionohen kundër supremacisë së SHBA-së në raportet ndërkombëtare dhe ndajnë bashkë përpjekjet për t'iu kundërvënë kësaj."

Përveç kësaj tensionet mes Iranit dhe fuqive perëndimore që prej themelimit të Republikës Islamike në vitin 1979 janë rritur vazhdimisht. Këto tensione kronike nuk do të shmangen së shpejti, thotë Azizi, përkundrazi ato do të bëjnë që Irani të orientohet edhe më shumë në Lindje

… për aq kohë, derisa të zbuten sanksionet. Ndryshe nga Azizi, Divsallar mendon, se riaktivizimi i bisedimeve për programin bërthamor iranian dhe si rrjedhojë zbutja e sanksioneve mund t'i kufizojnë marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë, duke i dhënë mundësi këtij vendi që të krijojë marrëdhënie të reja tregtare me Perëndimin.

Lidhur me politikën ndaj Rusisë motivet e Iranit duhen shpjeguar me „nevojat emergjente ekonomike dhe mungesën e alternativave", thotë Divsallar. "Irani nuk mund të heqë dorë nga marrëdhëniet me fuqitë lindore si Rusia, për aq kohë sa nuk ka alternativë në Perëndim."/DW

vladimir putin ebrahim raisi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet