19 Korrik 2022, 08:03
Nga s.s
Zelenska
SHBA- Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u takua të hënën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, teksa filloi një seri takimesh të nivelit të lartë në Uashington, përfshirë edhe një takim me Zonjën e Parë Jill Biden. Flamujt ukrainas valëviteshin përkrah flamujve amerikanë në kryeqytet, teksa zonja Zelenska ka bërë takimin e saj të pare në SHBA me Sekretarin Blinken.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se sekretari i shtetit e siguroi zonjën Zelenska për angazhimin amerikan për Ukrainën. Sekretari Blinken gjithashtu komentoi për punën e saj me civilët që u përballen me trauma dhe dëmtime të tjera nga lufta. Sipas raportimeve Zelenska nuk po udhëton si përfaqësuese zyrtare e qeverisë së bashkëshortit të saj, Presidentit Volodymyr Zelenskyy. Gjatë luftës, Zelenskyy fitoi admirimin e ukrainasve dhe mbështetësve të Ukrainës jashtë vendit, nëpërmjet qëndrimit të tij në kryeqytetin Kiev, pasi Presidenti rus Vladimir Putin filloi sulmin e tij ndaj Ukrainës në muajin shkurt, raporton a2.news.
Së bashku me dy fëmijët, zonja Zelenska nuk u shfaq publikisht gjatë muajve të parë pas fillimit të sulmit. Në një intervistë me revistën “Time” këtë muaj, ajo tha se lufta e detyroi të strehohej larg Presidentit Zelenskyy për arsye sigurie që në orët e para të bombardimeve të forcave ruse. Fëmijët e tyre, ashtu si ukrainasit e tjerë, e kanë parë babanë e tyre gjatë fjalimeve drejtuar vendit të transmetuara gjatë natës.
Zelenska në SHBA
Zelenska doli nga izolimi më 8 maj për të përshëndetur Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, e cila po bënte një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainën perëndimore. Dy zonjat e para u takuan më pas në një shkollë, ku u përqafuan, biseduan dhe iu bashkuan nxënësve të shkollës që po përgatisnin dhurata për Ditën e Nënës. Që nga momenti i këtij takimi, zonja Zelenska ka marrë një profil më të lartë publik. Kjo përfshin dhënien e më shumë intervistave në gazeta për betejat e Ukrainës dhe për projektet e saj gjatë konfliktit. Ajo ka mbështetur ofrimin e terapisë për miliona ukrainas që tani përballen me hidhërimin dhe traumën.
Olena Zelenska do të takohet me Zonjën e Parë Jill Biden të martën dhe do të flasë të mërkurën përpara ligjvënësve në auditorin e Kongresit në Kapitol. Burri i saj mori duartrokitje nga anëtarët e kongresit gjatë një fjalimi videofonik të drejtuar ligjvënësve në të njëjtin auditor më herët gjatë luftës. Zyrtarët ukrainas nuk iu përgjigjën menjëherë pyetjeve të hënën në lidhje me orarin e vizitës së saj.
olena zelenska putin zelensky anthony blinken jill biden
Bota
19 Korrik 2022, 07:49
s.s
Varka në Pakistan
PAKISTAN- Një ngjarje tonditëse ka ndodhur në Pakistan, ku të paktën 20 persona kanë vdekur, shum...
Bota
19 Korrik 2022, 07:27
s.s
Salvador Ramos
SHBA- Publikohen pamjet e masakrës së tmerrshme brenda shkollës fillore në Teksas, që zbulojnë fakte t&eu...
Bota
18 Korrik 2022, 22:58
I.A
BE
BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën për një ndihmë shtesë për...
Bota
18 Korrik 2022, 22:17
I.A
Jens Stoltenberg dhe Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Disa javë pas nënshkrimit të një protokolli me kandidatët për anëtar&eu...
Bota
18 Korrik 2022, 22:07
I.A
Foto nga Franca
FRANCË- Disa qytete në mbarë Francën shënuan temperatura rekord të hënën, ndërsa vendi ës...
Bota
18 Korrik 2022, 22:05
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi gjatë një daljeje publike të hënën, ...
Bota
18 Korrik 2022, 21:13
s.s
Elon Musk
GREQI- Elon Musk, 52-vjeçar, është miliardieri më i pasur në botë me më shumë se 230 miliardë...
Bota
18 Korrik 2022, 20:47
I.A
Avioni i rrezuar
GREQI- Greqia protestoi ndaj Serbisë dhe Ukrainës për mosinformimin në kohë në lidhje me ngarkesën e mu...
Bota
18 Korrik 2022, 17:27
I.A
Dimitar Kovaçevski
BRUKSEL- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski do të udhëheq kabinetin qeveritar në qëndrimin n&eu...
Bota
18 Korrik 2022, 17:47
I.A
Besnik Bislimi
BRUKSEL- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia po tenton të sabotojë dhe min...