1 Korrik 2022, 11:14
Nga k.m.
Dritan Abazoviç
Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Kishës Ortodokse Serbe, farsë… Këto janë disa vlerësimet e disa partive politike në Mal të Zi për një version të Marrëveshjes Themelore, që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën.
Reagimi më i ashpër ka qenë nga partitë që marrin pjesë në Qeverinë e Malit të Zi ose i ofrojnë asaj mbështetje politike në Kuvend: Partia Socialdemokrate (SDP) dhe Partia Demokratike e Socialistëve (DPS). Kritikat janë përcjellë me paralajmërime se Qeveria, e zgjedhur dy muaj më parë, mund të humbasë mbështetjen në Kuvend, ku ka një shumicë prej vetëm tri votash, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ajo që kundërshtohet me të madhe në propozim-tekstin e marrëveshjes së Qeverisë, është pjesa që e njeh subjektivitetin e Kishës Serbe në Mal të Zi gjashtë shekuj më herët se atë të Kishës në Serbi. E njohur si Marrëveshja Themelore, ajo nënshkruhet me bashkësitë fetare për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella pronësore dhe juridike.
Pas gati një dekade negociatash të pasuksesshme të qeverive të mëparshme, kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka premtuar nënshkrim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Pas publikimit të propozim-tekstit të Marrëveshjes Themelore më 28 qershor, për të cilin thuhet se ka pasur dakordim midis Qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, pasuan reagime të furishme. Draginja Vuksanoviq, deputete e SDP-së, partisë që ka dy ministra në Qeverinë e Abazoviçit, tha se projekt-marrëveshja është “farsë, tradhti dhe okupim”.
Nga kjo parti thanë jozyrtarisht për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se, nëse Qeveria e pranon këtë version të Marrëveshjes Themelore me Kishën, “Qeveria, në mënyrë të pashmangshme, do të bjerë dhe do të shpallen zgjedhje të reja parlamentare”. Nga DPS-ja thanë se në tekst ka “qëllime dukshëm të këqija” ndaj Malit të Zi dhe shtuan se Qeveria është e obliguar që t’i mbrojë interesat kombëtare malazeze.
“Përndryshe, pasojat dihen”, tha Millosh Nikolliq, një zëdhënës i DPS-së. Nga “Matica crnogorska”, institucion kulturor në Mal të Zi, thanë se me nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, vendi “do të nënshkruante aktin e kapitullimit”.
Abazoviç tha se palët që janë të pakënaqura me tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, kanë qenë në dijeni për përmbajtjen e saj. “Përveçse kam dëgjuar që jam tradhtar, nuk kam dëgjuar ende se nene të caktuara të marrëveshjes nuk janë në rregull. Përfaqësuesit e DPS-së dhe SDP-së e kanë ditur tekstin dhe nuk kanë pasur asnjë kundërshtim për pjesën normative”, tha Abazoviç.
Por, ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq, nga SDP-ja, publikoi një letër drejtuar kabinetit të Abazoviçit, e cila tregon se kjo parti ka kundërshtuar projekt-marrëveshjen. Nga DPS-ja thanë se kryeministri po mashtron opinionin dhe se kjo parti ka kundërshtime për marrëveshjen, shkruan Radio Evropa e Lirë./REL
dritan abazoviç
Bota
1 Korrik 2022, 11:05
BRUKSEL- Çekia do të kryesojë drejtimin e Këshillit Europian për 6 muajt e ardhshëm të cilët nuk do jenë të...
Bota
1 Korrik 2022, 11:01
e.k
Foto nga momenti i shërthimit
UKRAINË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi i tmerrshëm në Kremenc...
Bota
1 Korrik 2022, 09:34
e.k
Foto nga Odessa
UKRAINË- 17 persona kanë mbetur të vdekur pasi një raketë ruse goditi një ndërtesë aparta...
Bota
1 Korrik 2022, 09:36
k.m.
Aminata Touré
Kjo është ende një pamje e pazakontë në Gjermani. Një afro-amerikane ministre. 29-vjeçarja Amina...
Bota
1 Korrik 2022, 09:26
k.m.
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka njoftuar se nuk mund dhe nuk duhet të gjejë mesazhet me tekst që presidentja e ...
Bota
1 Korrik 2022, 09:29
A.B
Gjyshet ne Greqi
GREQI- Gjyshet nga Kreta janë kthyer në sensancion për vendin fqinj. “Summer in the South” ë...
Bota
1 Korrik 2022, 09:25
ek
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekretin "Për zbatimin e masave të veçanta ekonomike në fushën e karburanteve dh...
Bota
1 Korrik 2022, 09:14
A.B
Ursula Von Der Leyen
UKRAINË- Ukraina tani ka një perspektivë shumë të qartë evropiane, pas vendimit të Bashkimit Evropi...
Bota
1 Korrik 2022, 09:12
k.m.
Foto ilustruese
Shërbimet e urgjencës ukrainase bënë të ditur mëngjesin e së premtes se sulmet me raketa kanë godit...
Bota
1 Korrik 2022, 09:10
k.m.
Xi Jinping
Presidenti kinez Xi Jinping mbrojti të premten vizionin e tij mbi Hong-Kongun "një vend, dy sisteme" përkundër akuzave t&eu...