LIVE UPDATES
Bota

Qiratë të papërballueshme për gjermanët, Berlinit i mungojnë miliona banesa sociale

Çmimet e qirave janë bërë të papërballueshme për shumë gjermanë, duke rritur nevojën për banesat sociale, të subvencionnuara nga shteti. Dega e ndërtimit nuk ka shumë interes, të ndërtojë aty ku fiton më pak.

16 Janar 2023, 09:14 Nga DOSJA
Qiratë të papërballueshme për gjermanët, Berlinit i
Berlin

GJERMANI- Në vitet 90-të në Gjermani kishte rreth 3 milionë banesa sociale, sot ky vend ka vetëm 1,1 milionë të tilla. Ka disa përllogaritje, se sa hapësira të subvencioncuara i nevojiten Gjermanisë. Sipas Verena Bentele, presidente e Shoqatës Sociale, VdK, Gjermania ka nevojë për rreth 5 milionë apartamente sociale. Ajo e argumenton këtë shifër të lartë me nevojën aktualisht në rritje të shumë familjeve për shkak të krizës së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

Qeveria gjermane kishte premtuar se do t'i kushtohej kësaj çështjeje, dhe se do të ndërtoheshin 100.000 apartamente sociale vitin e kaluar, por realisht në vitin 2022 në Gjermani kishte 27.000 apartamente soiale më pak. Ky është vetëm fillimi, sipas Axel Tausendpfund, drejtor i Shoqatës së Ekonomisë së Banimit të Gjermanisë Jugperëndimore. "Objektivat e qeverisë do të dështojnë edhe këtë vit qartë. Shkaqet lidhen më rritjen e lartë të normave të interesit, rritje të fortë të çmimeve të ndërtimit, dhe se edhe ne këtu për shkak të luftës në Ukrainë kemi vështirësi në lidhje me zinxhirët e furnizimit."

Projektet e ndërtimit, qofshin të subvencionuara ose jo po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Për investitorët më parë në projektet e subvencionuara mund të dlite një fitim tek qiratë, por tani ky fitim përpihet nga rritja e kostove. Shumë qytete gjermane njoftojnë, se duan të mbyllin projektet e nisura, por janë planifikuar shumë pak projekte të reja ndërtimi. Sipas Tausendpfund familjet me të ardhura të pakta do të preken edhe më shumë në të ardhmen. Një ofertë e dobët në tregun e banimit do të çojë në rritjen e mëtejshme të qirave. "Në tregun normal ata që janë të dobët financiarisht dhe kërkojnë apartamente me qira kanë shumë pak shanse të gjejnë një apartament me qira të leverdisshme. Edhe kur kanë dokumentin për të marrë apartament social, shpesh ata nuk e gjejnë dot një të tillë, sepse nuk ka banesa sociale."

Më shumë impulse për investitorët

Disa faktorë nuk mund të ndryshohen, si për shembull përqindjet e larta të normave të interesit, çmimet e larta apo mungesa e punëtorëve të ndërtimit. Por mund të ketë përmirësime të tjera, sipas ekspertëve: Më shumë subvencione do të rrisin interesin e investitorëve, më pak kërkesa burokratike dhe leje më të shpejta ndërtimi mund ta bëjnë ndërtimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më të lirë. Një hap i parë ndërmerret këtë vit. Qeveria gjermane do të mbështesë në vitin 2023 me më shumë fonde sektorin e ndërtimit të banesave sociale. Për këtë janë parashikuar 1,78 miliardë euro. Në vitin 2022 ishin parashikuar vetëm 750 milionë euro. Por ndërtimi i banesave sociale është kompetencë e landeve dhe programet e subvencionimit nuk janë të njësuara.

Marrë nga DW

gjermani berlin

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë