LIVE UPDATES
Bota

Raketat në Poloni, të gjitha reagimet: Ky është sulm mbarëkombëtar! Duhet mbrojtur çdo pëllëmbë e territorit të NATO-s

Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe Departamenti amerikan i Shtetit thanë se nuk mund të konfirmojnë atë që ka ndodhur dhe po punojnë me Qeverinë polake për të mbledhur më shumë informacione. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë.

15 Nëntor 2022, 23:12 Nga DOSJA
Raketat në Poloni, të gjitha reagimet: Ky është sulm
Raketë

POLONI- Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha se raketat ruse kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raporton AP. Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjendet pranë kufirit me Ukrainën. Raportimet e mediave i konfirmoi edhe zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, por pa dhënë detaje nëse ato ishin nga Rusia. Ai tha se Polonia ka rritur gatishmërinë ushtarake dhe se po verifikon nëse duhet të aktivizohet traktati i NATO-s. Polonia është shtet anëtar i aleancës ushtarake. Sipas Nenit 5 të NATO-s, të gjitha vendet anëtare janë të obliguara të ndihmojnë një vend tjetër anëtar, sovraniteti dhe integriteti territorial i të cilit mund të kërcënohet.

“Sulmi ushtarak kundër një anëtari do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve”, thotë neni 5 i traktatit.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka folur me presidentin polak, Andrzej Duda, për shpërthimin.

"NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen", ka shkruar ai në Twitter.

Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe Departamenti amerikan i Shtetit thanë se nuk mund të konfirmojnë atë që ka ndodhur dhe po punojnë me Qeverinë polake për të mbledhur më shumë informacione. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë.

"Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive", tha ai.

"Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë", ka shkruar ai në Telegram.

Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi se raketat e saj kaluan në Poloni, duke i quajtur raportimet një "provokim të qëllimshëm". Mediat shtetërore ruse kanë lënë të kuptohet se ishin në fakt raketat ukrainase, dhe jo ruse, ato që goditën territorin polak. Këto pretendime janë të pabazuara. Derisa Këshilli i Sigurisë Kombëtare po mban mbledhje urgjente, Qeveria e Polonisë po merr më shumë shprehje mbështetjeje nga aleatët e NATO-s. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se po e monitorojmë nga afër situatën dhe se janë në kontakt me "miqtë tanë polakë dhe aleatët e NATO-s".

Kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se "është e rëndësishme tani të përcaktohet se çfarë ka ndodhur saktësisht". Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha gjithashtu se është në kontakt me Poloninë dhe se për këtë beson se do të diskutohet nesër në samitin e G20-ës. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka shkruar në Twitter se është i tronditur nga lajmi se një raketë ka vrarë njerëz në territorin polak.

"Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, ka thënë ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është "e alarmuar" nga raportimet që vijnë nga Polonia. Ka reaguar ministria e Jashtme e Estonisë, ku ka thënë se është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

"Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, thuhet në postimin e kësaj ministrie në Twitter.

Edhe presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se duhet mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe se vendi i tij qëndron në solidarite të plotë me Poloninë. Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë se nëse Polonia konfirmon se raketat kanë goditur edhe territorin e saj, ky do të jetë një përshkallëzim i mëtejshëm nga Rusia.

"Ne qëndrojmë fort pas aleatit tonë në BE dhe NATO", ka shkruar ai në Twitter.

Më 15 nëntor, Rusia ka sulmuar me raketa Kievin dhe disa qytete tjera ukrainase, ku të paktën një person është vrarë. Ky duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, pasi sulme të njëjta po raportohen edhe në Zaporizhja Mykolaiv, Chernihiv dhe vende tjera. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 85 raketa janë lëshuar kundër Ukrainës të martën, dhe 20 të tjera pritet ta godasin vendin. Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar ashpër këto sulme.

Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson - një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus. Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit. Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

Marrë nga REL

raketat ruse godasin polonine

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri