LIVE UPDATES
Bota

Raporti i KE për Maqedoninë e Veriut, Mickovski: Para formimit të qeverisë në Bullgari nuk do të ketë ndryshime në kushtetutë

Qytetarët janë të lodhur nga i gjithë procesi i anëtarësimit në BE, tha kryeministri Mickoski pas publikimit të progres-raportit për Maqedoninë e Veriut nga BE.

31 Tetor 2024, 15:24 Nga r.ll
Raporti i KE për Maqedoninë e Veriut, Mickovski: Para formimit të
hristijan mickoski

SHKUP- Nuk kemi kohë për të humbur. Na pret edhe shumë punë, sepse reformat dhe rruga evropiane janë një proces afatgjatë dhe gjithëpërfshirës. Kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski pasi është publikuar progres-raporti i BE- së për Maqedoninë e Veriut. Si Qeveri punojmë intensivisht dhe me përkushtim për përmirësimin e gjendjes në të gjitha fushat, nuk ka asnjë devijim nga reformat, tha kreu i qeverisë duke e cilësuar këtë si mënyrën e vetme për ta përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për ta çuar përpara Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

"Qytetarët janë të lodhur nga i gjithë procesi i anëtarësimit në BE dhe se pa justifikim jemi në dhomën e pritjes, por qëllimi i vetëm strategjik dhe i qëndrueshëm për të ardhmen e të gjithëve mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian”, është shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.

Në raport-progresin thuhet se Maqedonia e Veriut përfaqëson shembull të mirë për ndërtimin e shoqërisë shumëtnike, por vendi duhet ta fuqizojë besimin në sistemin gjyqësor, ta intensifikojë ritmin e reformave lidhur me Bashkimin Evropian, si dhe ta përmbushë detyrimin e ndërmarrë për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese.

Mickovski: Para formimit të qeverisë në Bullgari nuk do të ketë ndryshime në kushtetutë

Për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kushti kryesor për vazhdimin e negociatave me BE-në është ndryshimi i Kushtetutës për përfshirjen e minoritetit bullgar në të. Deri më tani, ky proces është cunguar. Qeveria ka propozuar që edhe nëse bëhen ato ndryshime, të bëhen me zbatim të prolonguar. Kryeministri Mickoski thotë se nuk do të ketë iniciativë për ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar, para formimit të Qeverisë në Bullgari. "Një veprim i tillë i njëanshëm, do të nënkuptonte një rrezikim të plotë të integrimit tashmë të kërcënuar evropian, për shkak të aventurave të qeverisë së kaluar. Kuptohet se duhet të merret ndonjë sinjal që të bëjmë çfarëdo hapi përpara. Nuk do të futemi në asnjë avanturë”, vlerëson kryeministri  Mickovski.

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska -Davkova vlerëson se vendi i ka plotësuar kushtet dhe se është momenti i fundit që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, sipas kriterit të Kopenhagës. Sias saj, raportet BE-së  ndonjëherë mund të jenë të padrejta. "Nëse keni pasur 16 raporte pozitive, atëherë është në pikëpyetje poashtu edhe kredibiliteti i atij që i shkruan raportet. Nëse keni 16 ‘po' nga Parlamenti dhe nëse keni 16 ‘po' nga Komisioni dhe 16 ‘jo' nga Këshilli, atëherë mendoj se edhe Këshilli duhet të mendoj. Është koha e fundit që ne të fillojmë negociatat, përmes prizmës së kriterit të Kopenhagës”, thotë presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Dvakova.

Gashi: Vërejtjet e BE-së duhet të meren seriozisht

Kryeparlamentari, Afrim Gashi thotë se vërejtjet e Komisionit Evropian duhet të merren seriozisht për t'i mënjanuar në favor të së ardhmes europiane të vendit. "Ne përfundimisht duhet të jemi vetëkritik dhe sinqerisht të shohim vërejtjet dhe të mundohemi bashkë që t'i korrigjojmë. Sa më shpejtë t'i korrigjojmë këto çështje, fillimisht është për të mirën tonë, por edhe për raportin tonë kundrejt integrimit të vendit në BE”. Sipas Gashit, Kuvendi është i përgatitur për ndryshimet kushtetuese, por që të ndodhin ato duhet të ketë vullnet  politik.

"Kuvendi është i përgatitur për të gjitha procedurat për ndryshimin e kushtetutës por që kjo procedurë të filloj duhet të ekzistojë vullnet politik dhe marrëveshje që do të na siguronte një percepcion real që të mos fillojmë diçka për të mos patur sukses në fund”, theksoi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Filipçe: Qeveria po lëviz në drejtim të gabuar

Për opozitën maqedonase progres-raporti është mesazh i qartë  se çfarë duhet të bëjë vendi për anëtarësim në BE. Maqedonia e Veriut e ka mundësinë që të përshpejtojë rrugën drejt BE-së, por pushteti sheh vetëm interesin personal. "Maqedonia e Veriut ka shans që t'i fillojë bisedimet, t'i hap kapitujt dhe ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së. Por kjo Qeveri po lëvizë tërësisht në drejtim të gabuar. Falë politikave destruktive të kryeministrit Mickovski, Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka qenë më larg BE-së”, vlerëson Venko Filipçe kryetar i socialdemokratëve opozitarë.

Draftprogresi për Maqedoninë e Veriut në formë të prerë kërkon nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese , forcimin e shtetit të së drejtës si dhe reformat drejt BE-së. Maqedonia e Veriut nisi zyrtarisht bisedimet me konferencën e parë ndërqeveritare në korrik të vitit 2022 dhe ka përmbyllur vetëm procesin e skriningut. Ndërkohë që së fundmi vendi u shkëput nga Shqipëria në proces negociatash në mungesë të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese./DW

hristijan mickvski raporti i ke per maqedonin

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri