Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Stuhitë dhe reshjet që filluan të martën dhe vazhduan të mërkurën shkaktuan përmbytje në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore, duke u shtrirë nga Malaga dhe deri në Valencia.
SPANJA- Përmbytjet e mëdha në Spanjë i kthyen rrugët e fshatrave në lumenj, shkatërruan shtëpitë, ndërprenë transportin dhe vranë të paktën 95 njerëz në fatkeqësinë më të rëndë natyrore që ka goditur kohët e fundit këtë vend evropian.
Stuhitë dhe reshjet që filluan të martën dhe vazhduan të mërkurën shkaktuan përmbytje në të gjithë Spanjën jugore dhe lindore, duke u shtrirë nga Malaga dhe deri në Valencia. Përrenjtë me baltë përmbysën me shpejtësi të madhe automjetet në rrugë, ndërsa mbeturinat dhe sendet shtëpiake rrotulloheshin në ujë. Policia dhe shërbimet e shpëtimit përdorën helikopterët për të evakuuar njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe gomone për të arritur tek shoferët e bllokuar mbi makinat.
Shërbimet e urgjencës në rajonin lindor të Valencias konfirmuan të mërkurën 92 të vdekur. Dy viktima të tjera u raportuan në rajonin fqinj Castilla La Mancha, ndërsa Andaluzia jugore raportoi një vdekje.
“Dje ishte dita më e keqe e jetës sime”, tha të mërkurën Ricardo Gabaldón, kryebashkiaku i Utielit, një qytet në Valencia, për transmetuesin kombëtar RTVE. Ai tha se gjashtë banorë humbën jetën dhe të tjerë nuk gjenden.
Qeveria e Spanjës shpalli tre ditë zie duke filluar nga e enjtja.
“Për ata që kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja ndjen dhimbjen tuaj”, tha Kryeministri Pedro Sánchez në një fjalim në televizion.
Personeli i kërkim-shpëtimit dhe mbi 1,100 ushtarë nga njësitë e reagimit të shpejtë të Spanjës u dislokuan në zonat e prekura. Qeveria qendrore e Spanjës krijoi një komitet krizash për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit.
Një qytet i Valencias, Paiporta, pësoi humbje të jashtëzakonshme. Kryebashkiaku Maribel Albalat tha për kanalin RTVE se mbi 30 persona vdiqën në qytetin me rreth 25,000 banorë. Ndër ta ishin gjashtë banorë të një azili për të moshuarit. Edicionet e lajmeve transmetuan pamje të të moshuarve në karrige dhe karrige me rrota në një shtëpi të të moshuarve në Paiporta, disa duke bërtitur me tmerr të dukshëm ndërsa uji u ngjitej mbi nivelin e gjunjëve.
Shërbimi kombëtar i motit në Spanjë tha se ra më shumë shi në tetë orë në Valencia sesa në gjithë 20 muajt e mëparshëm, duke e quajtur përmbytjen "të jashtëzakonshme".
E vendosur në jug të Barcelonës në bregdetin e Mesdheut, Valencia është një destinacion turistik i njohur për plazhet e saj dhe pemët e agrumeve. Rajoni ka gryka dhe shtretër lumenjsh të vegjël që gjatë pjesës më të madhe të vitit qëndrojnë plotësisht të tharë, por që mbushen me shpejtësi me ujë kur bie shi. Shumë prej tyre kalojnë përmes zonave të populluara.
Spanja ka përjetuar stuhi të ngjashme gjatë stinës së vjeshtës në vitet e fundit. Asgjë, megjithatë, nuk mund të krahasohet me shkatërrimet e dy ditëve të fundit, të cilat të sjellin në mendje përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë në vitin 2021, nga të cilat u vranë 230 persona.
Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet ndërsa rajone të tjera vazhdojnë të raportojnë për viktima dhe përpjekjet e kërkimit vazhdojnë në vendndodhje që janë të vështira për t'u arritur./ VOA
Elon Musk dhe Vladimir Putin SHBA- Njoftimet se miliarderi Elon Musk ka biseduar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin rus Vladimir P...
Kamala Harris dhe Donald Trump SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris akuzuan nj&eu...
fotot ilustruese MEKSIKË- Një shpërthim në një fabrikë çeliku në shtetin qendror të Meksikës, Tlaxcala,...
Vladimir Putin RUSI- Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara kanë një peshë të madhe për Kreml...
Donald trump SHBA- Në rast se fiton një mandat të dytë, ish-Presidenti amerikan Donad Trump ka propozuar vendosjen e tarifave gjith&eum...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se shpreson të arrijë marrëveshje paqeje me...
donika gervalla SHBA- Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë janë përplasur në takimin e Këshillit të Sigurim...
fotot ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara n&eum...
Rexhep Tayyip Erdogan TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, tha se po jetojmë në ditë të turpshme për njer&eum...
fotot ilustruese GJEORGJI- Për disa gjeorgjianë që mbështetën partinë në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ n...