LIVE UPDATES
Bota

Rastësi apo planifikim? Dy ditë pas takimit Kurti-Vuçiç, në Bruksel do të flitet për liberalizimin e vizave

Dy ditë pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për të cilin ka pritshmëri të mëdha nga Bashkimi Evropian se mund të jetë vendimtar dhe ai ku dy palët do të japin përkrahjen për propozimin evropian, në Bruksel do të diskutohet edhe çështja e liberalizimit të vizave.

26 Shkurt 2023, 15:33 Nga a.l
Rastësi apo planifikim? Dy ditë pas takimit Kurti-Vuçiç,
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Dy ditë pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për të cilin ka pritshmëri të mëdha nga Bashkimi Evropian se mund të jetë vendimtar dhe ai ku dy palët do të japin përkrahjen për propozimin evropian, në Bruksel do të diskutohet edhe çështja e liberalizimit të vizave.

A është kjo rastësi?

Më një mars në orën 10:00, në objektin “Europa” pritet që të mblidhet grupi Coreper II. Takimi i parë i muajit, në agjendë do ta ketë edhe çështjen e liberalizimit të vizave për shtetin e Kosovës. Sipas dokumenteve të publikuara të lidhura me agjendën, çështja e Kosovës renditet e treta dhe shkruan si vijon: “Pozicioni i Këshillit në leximin e parë me qëllim miratimin e një rregulloreje të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit që ndryshon rregulloren që liston vendet e treta, shtetasit e të cilëve duhet të kenë viza kur kalojnë kufijtë e jashtëm dhe ato shtetasit e të cilëve janë të përjashtuar nga kjo kërkesë – Draft deklaratë e arsyeve të Këshillit”.

Javëve të fundit nuk ka pasur takime rreth çështjes së vizave, megjithëse, presidenca suedeze i kishte thënë Nacionales se kanë mbetur edhe disa “formalitete” për t’u rregulluar.

Kështu, analistja dhe aktivistja, Zana Avdiu, i ka thënë Nacionales se ekziston ndërlidhje mes vendosjes në agjendë të kësaj çështje, dy ditë pas takimit Kurti-Vuçiç.

Sipas deklaratës së Von Cramon, që pala që nuk e pranon marrëveshjen do të sanksionohet ndërkombëtarisht, tregon se vendosja në agjende e çështjes së vizave, dy ditë pas takimit, është e lidhur kryekëput me takimin e së hënës,” tha ajo.

Tutje, Avdiu në deklaratën e saj për Nacionalen shtoi: “Shihet qartë që ka mbaruar koha e sjelljeve tekanjoze, edhe për Kosovën, edhe për Serbinë. Në këtë rast, nëse Kosova nuk e pranon marrëveshjen, sanksioni i parë do të jetë moslibralizimi i vizave”.

Demush Shasha, drejtor i Institutit Epik, para disa ditësh në një intervistë për Nacionalen, e përmendi se synimet e vendit për heqje të vizave, janë të lidhura me dialogun.

Nga ana tjetër konsideroj se Kosova është me një udhëkryq të rëndësishëm shtet-ndërtues. Synimet tona për liberalizimin e vizave, anëtarësim në BE, NATO, Këshill të Evropës, etj, është drejtpërdrejt i lidhur me avancimin e dialogut…” – deklaroi mes tjerash ai.

Më 30 nëntor, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Siç thuhet edhe në dokumentin e përgatitur për takimin e një marsit 2023, negociatat filluan menjëherë.

Më 12 dhjetor të vitit 2022 u mbajt një takim teknik, ndërkaq dy ditë më vonë, trilogu politik u mblodh në Strasburg. Dy ligjvënësit arritën një marrëveshje duke gjetur një kompromis për disa çështje të pazgjidhura të identifikuara në nivel teknik. Ndërkaq, më 20 dhjetor 2022, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm analizoi tekstin final me synim arritjen e marrëveshjes dhe e konfirmoi atë.

Më 12 janar 2023, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe punët e Brendshme (Komiteti LIBE) konfirmoi marrëveshjen politike dhe më 13 janar 2023 kryetari i LIBE i dërgoi një letër Kryetarit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm duke konfirmuar se, nëse Këshilli miraton Rregulloren në lexim të parë, pas rishikimit ligjor gjuhësor, Parlamenti do të miratojë qëndrimin e Këshillit në leximin e tij të dytë.

Në fund, vlen të përmendet se për shkak të ndërlidhjes së heqjes së vizave me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, liberalizimi i vizave për Kosovën pritet të hyjë në fuqi më së largu më një janar të vitit 2024.

Ekziston një marrëveshje në nivel Këshilli që qytetarët e Kosovës nuk do të kenë nevojë për vizë pasi të jetë funksionalizuar Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), kjo pritet të jetë në nëntor të vitit 2023. Por meqenëse ne donim që qytetarët e Kosovës të kishin një garanci, ne kemi vendosur 1 janar 2024 si datën më të fundit për liberalizimin e vizave. Kjo është më tepër një masë sigurie në rast se ka ndonjë vonesë administrative me ETIAS.” – kishte thënë për Nacionalen përfaqësuesja e përhershme e Çekisë, Edita Hrda./ Nacionale

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri