LIVE UPDATES
Bota

Referendumet në 4 rajonet e Ukrainës, Putin pritet të nënshkruajë sot "traktatet e aneksimit"

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më 30 shtator se Moska do t'i konsiderojë sulmet kundër rajoneve që mëton t'i aneksojë, si agresion ndaj vetë Rusisë.

30 Shtator 2022, 12:18 Nga d.a.
Referendumet në 4 rajonet e Ukrainës, Putin pritet të
Rusi

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të nënshkruajë më 30 shtator ato që Rusia i konsideron “traktate të aneksimit”. Përmes këtij hapi, Rusia do të aneksojë zyrtarisht katër territore ukrainase që janë pushtuar pjesërisht nga ushtria ruse – Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më 30 shtator se Moska do t'i konsiderojë sulmet kundër rajoneve që mëton t'i aneksojë, si agresion ndaj vetë Rusisë.

Në ceremoni do të marrin pjesë liderë të instaluar nga Moska në këto katër rajone. Më pas në Sheshin e Kuq të Moskës do të mbahet një koncert. Afër skenës së koncertit tashmë janë vendosur mbishkrimet “Donjeck, Luhansk, Zaporizhja, Herson, Rusi”.

Putin e ka njour pavarësinë e rajoneve ukrainase, Herson dhe Zaporizhja përmes dekreteve të nënshkruara një ditë më parë. Ky vendim ia hap atij rrugën për t'i aneksuar rajonet në fjalë.

Këto dekrete janë të ngjashme me ato që Putin i ka nënshkruar në muajin shkurt për rajonet Donjeck dhe Luhansk para se të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Këto katër territore krijojnë një korridor të rëndësishëm në mes të Rusisë dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin Moska e ka aneksuar më 2014. Së bashku, të pesë rajonet përbëjnë 20 për qind të territorit ukrainas.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ushtria e tij të cilit ka nisur një kundërofensivë të suksesshme në fillim të muajit shtator, duke çliruar disa qytete e fshatra, është zotuar se do të ketë përgjigje të ashpër ndaj vendimeve të autoriteteve ruse.

Kryeministrja britanike, Liz Truss, e ka kritikuar Putinin për “shpërfillje të jetëve të popullit ukrainas në rajonet që pretendon se përfaqëson”.

“Mbretëria e Bashkuar nuk do të injorojë kurrë vullnetin sovran të këtyre njerëzve dhe nuk do të pranojmë kurrë që rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjas të jenë diçka tjetër përveçse territore ukrainase”, ka shtuar ajo.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara i kanë dënuar ashpër planet e Rusisë për të mbajtur këtë ceremoni dhe kanë thënë se nuk do t’i njohin rezultatet e të ashtuquajturave referendume për bashkim me Rusinë, që janë mbajtur për pesë ditë në këto rajone.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk do t'i njohë kurrë pretendimet e Rusisë në territorin ukrainas. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se referendumet janë një tjetër përpjekje për të “grabitur tokë në Ukrainë”, dhe ka thënë se rezultatet “janë orkestruara nga Moska dhe nuk reflektojnë qëndrimin e popullit ukrainas”.

Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian kanë përgatitur sanksione shtesë për të izoluar Rusinë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë presion Putinit që të marrë hapa për t'i ulur tensionet.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se aneksimi do të shënonte “përshkallëzim të rrezikshëm” që do të dëmtonte synimet për paqe.

Guterres ka thënë se çfarëdo vendimi për të marrë kontrollin e Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjas në Ukrainë, “nuk do të kishte vlerë dhe duhet të dënohet”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri