LIVE UPDATES
Bota

Refugjatët mbushin Gjermaninë, DW: Shumica e migracionit ilegal vjen nga itinerari i Ballkanit.

Pas heqjes së kufizimeve të pandemisë, në Gjermani po vijnë gjithnjë e më shumë azilkërkues. Në disa rajone ka vështirësi me gjetjen e vendeve në strehimoret e azilit, kapacitetet e akomodimit kanë mbërritur në limite.

11 Shtator 2022, 17:13 Nga F.M
Refugjatët mbushin Gjermaninë, DW: Shumica e migracionit ilegal vjen
Gjermani

GJERMANI- Në disa rajone të Gjermanisë po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjenden vende për strehimin e azilkërkuesve nga vende të tjera dhe refugjatët e luftës nga Ukraina. Strehimoret janë mbushur. Në Dortmund, Bonn apo Berlin, ku kanë ardhur shumë refugjatë nga Ukraina, ka shumë vështirësi me akomodimin e refugjatëve të ardhur këto javët e fundit, bëhet e ditur nga një sondazh i agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. 

Sipas të dhënave të Ministrisë Federale të Brendshme, në shtatë muajt e këtij viti janë regjistruar 113,171 kërkesa për azil, rreth 17% më shumë se një vit më parë në të njëjtën hapësirë kohore. Kësaj i shtohen refugjatët nga Ukraina që duhet po ashtu të akomodohen. Për shkak se shumica e refugjatëve ukrainas janë nëna me fëmijë, shumë komuna duhet të gjejnë edhe vende në shkolla për ta. Më 26 gusht janë regjistruar 985.000 ukrainas që kanë ardhur në Gjermani për shkak të luftës. Një pjesë e tyre është kthyer sërish në vend. Jo të gjithë ukrainasit që vijnë në Gjermani regjistrohen tek autoritetetet, kështu që shifra aktuale duket parë me rezerva. 

Hotele si alternativë strehimi

"Në Bavari strehimoret e azilit janë shumë të mbingarkuara", ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të landit bavarez." Si edhe më parë shumë refugjatë nga Ukraina janë strehuar në hotele për shkak të mungesës së alternativave." Një zëdhënës i Ministrisë së Migracionit në landin Baden-Vyrtemberg është shprehur se megjithë zgjerimin e kapaciteteve në qendrat pritëse janë arritur limitet. Në Berlin po kërkohen mundësi të tjera strehimi në hotele me çmime të ulta.

Në strehimoret aktuale po shikohen po ashtu mundësi për të strehuar edhe refugjatë të tjerë, por ka kritika, sepse kjo do të vështirësonte edhe më shumë situatën e banimit. Në landin e Hesenit janë zënë 70% e kapaciteteve. "Situata është e tensionuar, por nën kontroll", ka thënë zëdhënësi i presidiumit të qeverisë së landit. Bashkitë në landin Renani-Veriore janë ankuar për shpërndarje të gabuar të refugjatëve, kurse landet kërkojnë më shumë mbështetje nga federata. Në shpërndarjen e azilkërkuesve nuk merret sa duhet parasysh numri i refugjatëve nga Ukraina.

Nuk pritet një çtensionim i shpejtë i gjendjes. Policia Federale gjermane ka konstatuar deri në fund të korrikut 36.000 hyrje ilegale në vend. "Tendenca në rritje vihet re edhe në shtetet e tjera europiane", ka thënë një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme. Shumica e migracionit ilegal vjen nga itinerari i Ballkanit. 

Marrë nga DW

gjermania

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë