LIVE UPDATES
Bota

REL: Kush i kontrollon thikat në shkolla?

Lëshime në këtë drejtim duket se ka - së paku në disa raste. REL ka biseduar me një qytetar nga komuna e Skënderajt, i cili ka treguar se vëllai i tij, 12 vjeç, ka blerë thikë përmes një faqeje në Instagram. Ledioni - identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it – e ka porositur thikën online dhe të njëjtën e ka pranuar pas tri ditësh.

25 Qershor 2022, 18:11 Nga F.M
REL: Kush i kontrollon thikat në shkolla?
Foto Ilustruese

KOSOVË- Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e djalit, por thotë se tragjedi si ajo e tij duhet të parandalohen. Rijad Hyseni, 14 vjeç, humbi jetën në mars të këtij viti, pasi u ther me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Sulmuesi i dyshuar është po ashtu i mitur dhe rasti kundër tij është duke u zhvilluar.
 Hyseni thotë se Rijadi ka qenë i qetë dhe se nuk ka pasur kurrë probleme me askënd. I rrënuar nga dhimbja, ai thotë se ka vetëm një thirrje - që prindërit të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre.

“Të rrinë më shumë me ta, të flasin më shumë me ta... Le të flasin çdo ditë për atë që kanë bërë në shkollë, me kë kanë biseduar, a kanë pasur ndonjë problem, ku kanë qëndruar pas orarit të mësimit etj”, thotë ai.

Në Kosovë, blerja e një thike sulmuese mund të bëhet edhe përmes rrjeteve sociale. Ka faqe publike në Instagram me fotografi të produkteve që i ofrojnë dhe me çmimet e poshtëshënuara.
 Edhe pse, sipas shënimeve, ato u ofrohen personave mbi 18 vjeç, nuk është e qartë se si vërtetohet mosha e të interesuarit apo e blerësit eventual. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa administratorë të këtyre faqeve, të cilët kanë thënë se të interesuarit i pyesin për moshën, por nuk kanë treguar nëse e konfirmojnë atë dhe si.

Lëshime në këtë drejtim duket se ka - së paku në disa raste. REL ka biseduar me një qytetar nga komuna e Skënderajt, i cili ka treguar se vëllai i tij, 12 vjeç, ka blerë thikë përmes një faqeje në Instagram. Ledioni - identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it – e ka porositur thikën online dhe të njëjtën e ka pranuar pas tri ditësh.

“E kam parë rastësisht me thikë dhe e kam pyetur: ku e ke marrë? Ai ka refuzuar fillimisht të tregojë, por më vonë më ka treguar për të gjitha detajet”, ka thënë vëllai i tij, 24-vjeçar.

Sipas tij, Ledioni “ka bërë edhe pazar” me shitësin, ndërsa për moshën “nuk e ka pyetur askush”.

“Vetë vëllai e ka pranuar thikën, kur i ka ardhur me postë. As personat që ia kanë dorëzuar porosinë nuk e kanë pyetur për moshën”, ka thënë vëllai i Ledionit, por nuk është e qartë nëse dorëzuesit e paketës e kanë ditur se çfarë përmban ajo.

Sipas vëllait, Ledioni ka thënë se ka dashur të ketë thikë, “ashtu sikurse edhe shokët e tij”. Në shkollat e Kosovës dhe ambientet përreth, përveç rastit fatal të Rijad Hysenit, ka pasur këtë vit edhe qindra incidente të tjera, që kanë përfshirë përdorimin e thikave. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës për periudhën janar-maj, numri i incidenteve të raportuara në shkolla dhe përreth është 288.

“Nga rastet më të shpeshta të raportuara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore, dëmtime prone, vjedhje e të tjera”, bëjnë të ditur nga Policia e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Ata nuk japin detaje nëse dhe si mund të kontrollohet shitja e thikave në internet. Të premten e 24 qershorit, Policia e Kosovës ka njoftuar mediat se ka kryer një aksion në shkollat në Ferizaj, ku, mes tjerash, ka konfiskuar 40 thika - kryesisht te nxënës të shkollave të mesme. Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi, thotë se përdorimi i thikave në shkolla përbën shqetësim të madh, njëjtë sikurse përdorimi i substancave narkotike.

“Kemi shumë raste kur kontrollohen nxënësit në shkolla dhe te ta gjendet ar, thika... Ka pasur raste edhe pistoletë”, thotë ai.

Për të pasur një siguri më të madhe në shkolla, ai thotë se polica duhet të vendoset në një perimetër të caktuar pranë tyre.

“Shqetësimet më të mëdha të prindërve për fëmijët e tyre janë gjatë rrugës për në shkollë dhe kthimit për në shtëpi, si dhe në rrethinat afër shkollave”, thotë Demi.

Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë pranojnë se çështja e përdorimit të thikave në shkolla është shqetësuese, por nuk thonë nëse kanë ndonjë plan konkret për adresimin e problematikës në fjalë. Sipas zyrtarëve të MASHTI-t, në shkolla ekziston protokolli për siguri, që sanksionon dhunën në institucionet arsimore.

“Për më tepër - për këtë çështje - instancat e ministrisë kanë kërkuar posaçërisht nga prindërit, por edhe psikologët e shkollave, që të merren më tepër me fëmijët dhe të jenë më të qasshëm në veprimtarinë e tyre, në daljet e tyre në rrugë ose kudo ku shkojnë ata”, thotë zëdhënësja e MASHTI-t, Iliriana Pylla.

Përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e fëmijëve, thonë se përgjegjësia për fenomenin e thikave në shkolla duhet ndarë midis prindërve dhe institucioneve arsimore.

“Ata që furnizojnë me thika, janë të fundit në zinxhirin e fajësimit”, thotë Florina Duli, drejtoreshë e organizatës “Terre des hommes Kosovo”.

“Pse oborret e shkollave janë gjithmonë të hapura dhe askush nuk mban përgjegjësi për krimet që ndodhin në ato oborre?”, pyet ajo.

Sipas saj, ka “shumë fenomene që ndodhin para syve të policisë”, por nuk specifikon cilat. Duli thotë se kontrolli i prindërve, po ashtu, duhet të jetë më i madh, pasi, sipas saj, ka fëmijë që shkojnë në shkollë me shuma të mëdha parash.

“Ka fëmijë me 500 euro në xhep... Dhe tani ky veprim - të qenët i fuqishëm - e bën pak edhe bulist. Kjo gjë e pandëshkuar ka bërë pastaj që pjesa tjetër të marrin thika, për të luajtur po ashtu rolin e një bullisti apo për të mbrojtur veten... për të treguar se edhe unë jam i armatosur dhe nuk mund të më kërcënoni”, thotë Duli.

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe muajin e kaluar për një aksion në disa shkolla të Vushtrrisë, ku ka thënë se “ka sekuestruar shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende të tjera”. Gjatë vitit 2021, Policia e Kosovës ka evidentuar gjithsej 413 incidente në shkolla, përfshirë edhe therje me thika.

Marrë nga REL

kosove nxenesit ne shkolla nxenesit ne kosov

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit