19 Qershor 2024, 16:17
Nga M.B
Pamje nga lart e Qabesë në Mekë, Arabi Saudite, qershor 2024.
ARABIA SAUDITE- Qindra pelegrinë vdiqën gjatë kryerjes së haxhillëkut këtë vit në Arabinë Saudite, për shkak të temperaturave të larta në vendin e shenjtë myslimanë, thanë zyrtarët të mërkurën. Arabia Saudite nuk e ka komentuar numrin e të vdekurve nga të nxehtit gjatë haxhillëkut. Megjithatë, qindra njerëz u rreshtuan në Kompleksin e Emergjencës në lagjen Al-Muaisem në Mekë, për të marrë informata për familjarët e vet të zhdukur.
Një listë që po qarkullon online sugjeroi se së paku 550 njerëz vdiqën gjatë haxhillëkut pesëditor. Një mjek, i cili foli në kushte anonime për Associated Press, tha se emrat në listë duket të jenë të saktë. Ky mjek dhe një zyrtar tjetër, i cili foli në kushte anonime gjithashtu, thanë se besojnë se të paktën 600 trupa ndodhën në ndërtesën e emergjencës. Në listë nuk tregohet shkaktari i vdekjes.
Çdo vit, qindra mijëra pelegrinë nga vende me të hyra të ulëta shkojnë për haxhillëk, “shumica prej të cilëve kanë pasur pak, ose aspak kujdes shëndetësor para haxhillëkut”, sipas një artikulli të publikuar në prill në Ditarin saudit për Shëndetin Publik dhe Infeksionin. Sëmundjet ngjitëse mund të përhapen në mesin e turmave të mbledhura, shumica e të cilëve kanë kursyer para tërë jetën e tyre për të shkuar për haxhillëk, dhe ata mund të jenë të moshuar me sëmundje paraprake, sipas revistës.
Megjithatë, numri i të vdekurve këtë vit sugjeron se diçka e ka shkaktuar rritjen e numrit të vdekurve. Tashmë disa vende kanë thënë se disa prej pelegrinëve të tyre vdiqën si pasojë e të nxehtit të madh që e ka kapluar Mekën, përfshinë Jordaninë dhe Tunizinë.
Temperatura të martën arriti në 47 gradë në Mekë dhe në zonat e shenjta dhe përreth qytetit, sipas Qendrës Nacionale Meteorologjike të Arabisë Saudite. Në Xhaminë e Madhe në Mekë, temperatura arriti në 51.8 gradë të hënën. Më shumë se 1.83 milion myslimanë shkuan për haxhillëk më 2024, përfshirë më shumë se 1.6 milion pelegrinë nga 22 vende, dhe rreth 222.000 qytetarë dhe banorë sauditë, sipas autoriteteve saudite./ REL
arabia saudite
Bota
19 Qershor 2024, 15:57
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Forcat izraelite mund të kenë shkelur në mënyrë të përsëritur parimet themelore të li...
Bota
19 Qershor 2024, 15:30
E. D
vladimir putin
KOREJA E VERIUT- Vladimir Putin e çoi mikpritësin Kim Jong Un për një xhiro nëpër rrugët e Phenianit m...
Bota
19 Qershor 2024, 15:32
M.B
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohanniss (i treti nga e djathta) merr pjesë në një takim të NATO-s bashkë me zyrtarë të ...
Bota
19 Qershor 2024, 15:16
E. D
foto ilustruese
SELANIK- Një 70-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën prej 26 vitesh në Selanik. Rsasti i rë...
Bota
19 Qershor 2024, 15:24
M.B
Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe e burgosur në Iran.
IRANI- Narges Mohammadi, fituesja e Çmimit Nobel për Pa...
Bota
19 Qershor 2024, 15:06
M.B
Një sulm ajror në provincën Kuneitra të Sirisë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
LINDJE E MESME- Një oficer i ushtrisë s...
Bota
19 Qershor 2024, 15:00
E. D
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se angazhimi i Kosovës është i palëkundur që ...
Bota
19 Qershor 2024, 15:03
M.B
Një autoblindë e ushtrisë izraelite në zonën në kufi me Rripin e Gazës. 9 qershor 2024.
LINDJE E MESME- Forcat izraelite...
Bota
19 Qershor 2024, 14:25
N.F
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre muaj burgim me kusht dhe me 1.000 euro gjobë ish-ministrin në Qeverin&eu...
Bota
19 Qershor 2024, 13:30
N.F
Putin dhe Kim Jong Un
KORE E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, nënshkruan nj&eu...