LIVE UPDATES
Bota

REL: Të përqafosh dallimet, 'Sindroma Down' nuk e pengon Ndaloren nga Prizreni të punojë

Ndalorja banon me babanë e saj në lagjen Arbana, rreth pesë kilometra larg Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, pranë të cilit është vendi i saj i punës.

22 Janar 2024, 15:20 Nga Gentiana Kadrija

 

REL: Të përqafosh dallimet, 'Sindroma Down' nuk e pengon
Ndalore Likaj.

 

KOSOVA- Një alarm në telefon, në 07:25, i tregon çdo ditë se është koha të niset për në punë. Ndalore Likaj nga Prizreni mbërrin në orën 08:00 në barnatoren “Kosova med”, ku punon tash e katër vjet. Ajo sistemon paketimet me barna, mirëmban barnatoren dhe ndihmon kolegët e saj në punët e përditshme aty.

“Oh, jam gëzuar shumë kur e kam kuptuar që do të punoj. M’i kanë sjellë mantelin dhe papuçet e bardha, i kam marrë dhe kam filluar punën”, thotë 26-vjeçarja e prekur me sindromën Down.

Ndalorja banon me babanë e saj në lagjen Arbana, rreth pesë kilometra larg Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, pranë të cilit është vendi i saj i punës. Ajo është anëtare e Shoqatës Down Syndrome Kosova në Prizren - pjesa jugore e Kosovës. Personat me sindromën Down kanë 47 kromozome, apo një kromozom më shumë, që njihet si trisomi 21, dhe bëjnë pjesë në kategorinë e personave me aftësi të kufizuara. Në motin e mirë, Ndalorja shpeshherë shkon në punë në këmbë.

“Më pëlqen të ec, edhe ashtu nuk po ec mjaftueshëm”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Por, kur është ftohtë, sikurse në këto ditë janari, ajo zakonisht shfrytëzon transportin publik, i cili e lë pranë barnatores ku punon. Kur flet për punën, syzet nuk ia fshehin dot shkëlqimin në sy dhe buzëqeshja nuk i largohet nga fytyra.

“Unë e bëj punën time që e kam, rendit barnat, i vendos etiketat, i shoh pacientët kur vijnë... Këta janë kolegët e mi që i dua shumë, me shpirt”, thotë Ndalorja.

Katër vjet më parë, Ndalorja ishte punësuar me një kontratë prej gjashtë muajsh. Por, ajo është përshtatur shumë shpejt me punën dhe stafin, gjë që ka bërë që marrëdhënia e saj e punës të vazhdojë.

“Jemi të kënaqur në çdo aspekt. Ndalorja është punëtore, është e palodhshme, vjen me rregull në punë, është shumë person i dashur”, thotë farmacisti Yll Hulaj.

Ndalorja punon me gjysmë orari dhe në orën 11:50, përmes alarmit përsëri, ia kujton vetes se është koha të bëhet gati për të dalë nga barnatorja. Pas orës 12:00 ec rrugëve të Prizrenit dhe e vetme shkon në Shoqatën Down Syndrome Kosova. Në shoqatë takon anëtarët e tjerë që janë rreth 50, por në grup-moshën +12 vjeç bëjnë pjesë 23 persona. Ata zhvillojnë aty aktivitete të ndryshme, ndër të cilat edhe punimin e kartolinave, të cilat janë gjithmonë në shitje. Anëtar i shoqatës është edhe Selim Maloku - në Prizren i njohur për talentin e tij në muzikë dhe vallëzim. Selimi është i punësuar në një kafene në qytet. Ai, shpeshherë, qëndron aty përtej orarit, nga dëshira e madhe për të punuar.

“Pastroj gotat, përgatis çaj, kafe, shërbej...”, thotë Selimi për Radion Evropa e Lirë. Pranë Selimit, kartolinat i punon edhe Fatmir Sallah, gjithashtu i punësuar në një kafene në Prizren. Ai punon më shumë brenda banakut dhe thotë se ndihet shumë i lumtur.

“Do të doja që të gjithë shokët e mi të punësohen”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Përveç punës, Ndalorja, Selimi dhe Fatmiri janë të gatshëm edhe për aktivitete të ndryshme kulturore, kur u jepet mundësia. Dhe, jo vetëm këta tre, por edhe anëtarët e tjerë të shoqatës. Kjo u pa edhe në fund të dhjetorit në një shfaqje të organizuar me iniciativë të organizatës Artpolis, në bashkëpunim me qendrën në Prizren të Shoqatës Down Syndrome Kosova. Shfaqja e titulluar “Trisomy Love” kishte për qëllim të tregonte dashurinë e personave me sindromën Down. Disa përmes recitimit, disa përmes vallëzimit, e disa vetëm me mimika të fytyrës treguan atë që dinë ta bëjnë në skenën e teatrit.

“Shfaqja është munduar të tregojë se sa kanë vlerë këta njerëz, që nuk duhet të lihen prapa, dhe sa mund të japin dashuri te personat që duan ta pranojnë dashurinë e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë Blerta Gubetini nga organizata Artpolis.

Deri në ditën e shfaqjes, Blerta si aktore mentore dhe grupi i Artpolis-it kanë punuar një muaj e njëzet ditë me personat me sindromën Down dhe qendrën në Prizren.

“Është vërejtur nga fillimi që ata po kënaqen shumë. Ata janë shumë mikpritës për njerëzit e rinj që u shkojnë në rreth. Menjëherë e kam marrë energjinë e mirë prej tyre”, thotë Blerta. Ajgyl Hapqi, punëtore sociale në shoqatën në Prizren, thotë se është shumë e rëndësishme që personat me sindromën Down të jenë aktivë.

“Në këtë shfaqje i kemi futur edhe anëtarët që nuk kanë pasur [ndonjë] komunikim, por i kemi lënë që të shprehen vetë si të duan, me ndonjë valle...”, thotë Hapqi.

Ndërsa Ndalorja, e cila e ka moderuar shfaqjen, thotë se nuk ka pasur “fare emocione para publikut”. Ndalorja, Selimi dhe Fatmiri janë tre nga vetëm katër personat me sindromën Down të punësuar në komunën e Prizrenit. Dhjetë të tjerë janë të gatshëm për punë, por nuk kanë arritur të punësohen, thotë Hapqi, e cila drejton programin Autonomi dhe Aftësim Profesional në shoqatë. Ajo tregon se punësimi, zakonisht, bëhet kur një biznes shpreh gatishmëri për të punësuar një person me sindromën Down.

“Ne shkojmë, e njohim biznesin, e shikojmë vendin, kushtet, a përputhet me anëtarin tonë... e pastaj bëhet kontrata. Bëhet edhe një trajnim i vogël për stafin, sepse duhet të dijë se si t’i qaset anëtarit [me sindromën Down], e pastaj anëtari e fillon punën”, thotë Hapqi, duke shtuar se punonjësit socialë, për një kohë, e vëzhgojnë punën e tyre.

Marrë nga REL.

 

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj