7 Shkurt 2025, 10:07
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump planifikon të mbajë në punë më pak se 300 anëtarë të stafit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila ka më shumë se 10,000 të punësuar në mbarë botën dhe punon kryesisht në vende të huaja. Agjencia kryesore amerikane që shpërndan ndihma humanitare në nivel ndërkombëtar, me një buxhet rreth 40 miliardë dollarë në vit, është synuar nga programi i ristrukturimit të administratës publike i drejtuar nga Elon Musk.
Programi i pezullimit për 90 ditë filloi të zbatohej pasi Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Katër burime të Reuters thanë se vetëm 294 punonjës të USAID-it do të mbeten në pozicionet e tyre, nga të cilët 12 punojnë në drejtorinë përgjegjëse për Afrikën dhe 8 në drejtorinë përgjegjëse për Azinë.
Gjithashtu John Brian Atwood, i cili shërbeu si drejtues i USAID-it për më shumë se gjashtë vjet, tha se ky vendim është skandaloz që në thelb do të shfuqizojë një agjenci që jep një kontribut vendimtar për mbijetesën e miliona njerëzve ndërkombëtarisht.
“Shumë njerëz nuk do të mbijetojnë nëse shërbimi hiqet, tha Atwood.
Presidenti Trump dhe kreu i një komiteti të ri për “efikasitetin” e qeverisë Musk kanë ngritur akuza të rënda kundër USAID-it, duke e përshkruar atë si një organizatë “kriminale”. Qeveria të martën njoftoi se do të lirojë nga puna të gjithë personelin e agjencisë në mbarë botën. Synimi është që USAID të jetë në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shefi i Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, ka marrë tashmë detyrën e drejtorit në detyrë të USAID.
Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i ndihmës humanitare në nivel botëror. Ndihma për vendet e tjera në përgjithësi arrin në më pak se 1% të buxhetit të Shteteve të Bashkuara, më pak se buxheti që shpenzojnë disa shtete të tjera për këtë qëllim. Programet shëndetësore si ato për ndihmë për t’i dhënë fund poliomielitit dhe një pragrami që ndihmoi në frenimin e epidemisë globale të AIDS-it duke shpëtuar më shumë se 20 milionë jetë në Afrikë, janë mbyllur.
Po ashtu është ndëprerë mbikqyrja dhe vendosja e ekipeve të reagimit të shpejtë për sëmundje ngjitëse siç është Ebola në Ugandë. Qindra miliona dollarë ushqim dhe ilaçe që tashmë janë dërguar nga kompanitë amerikane kanë mbetur në porte për shkak të mbylljes së papritur të agjencisë nga ana e adminsitratës.
Ligjvënësit demokratë dhe të tjerë thonë se ligji përcakton se USAID-i është një agjenci e pavarur dhe nuk mund të mbyllet pa miratimin e Kongresit. Mbështetësit e USAID-it nga të dyja partitë politike thonë se puna e agjencisë jashtë vendit është thelbësore për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë, Kinës dhe dhe rivalëve të tjerë jashtë vendit, si dhe për çimentimin e aleancave dhe partneriteteve.
donald trump elon musk usaid
Bota
7 Shkurt 2025, 09:02
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Teleskopët në mbarë botën kanë vëzhguar një valë gjigande radioje që rrjedh nga një...
Bota
7 Shkurt 2025, 08:35
E. D
femijet e zhdukur
TURQI- Emiri katërvjeçar ishte në shtëpi me familjen e tij kur dy tërmete shkatërruese goditën Turq...
Bota
7 Shkurt 2025, 08:30
M.B
Protesta
SERBIA- Partitë parlamentare gjermane janë aktualisht të zëna shumë me fushatën elektorale për z...
Bota
7 Shkurt 2025, 08:08
E. D
foto ilustruese
GREQI- Disa tërmete të tjera kanë goditur ishullin grek të Santorinit vetëm disa orë pasi autoritetet shpall&...
Bota
7 Shkurt 2025, 08:14
M.B
Foto ilustruese
KINA- DeepSeek, shpikja e re kineze e Inteligjencës Artificiale, sipas ekspertëve, ka një kod të fshehur në progra...
Bota
7 Shkurt 2025, 08:01
M.B
Foto ilustruese
BALTIK- Shtetet anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një mision të ri, i cili ka qëllim të...
Bota
7 Shkurt 2025, 07:51
E. D
Marco Rubio
SHBA- Kreu i ri i diplomacisë amerikane, Marco Rubio, planifikon të udhëtojë në Izrael dhe shtetet arabe n&e...
Bota
7 Shkurt 2025, 07:44
E. D
pamje nga vendngjarja
UASHINGTON- Momente kaosi ka ndodhur në një kishë në Uashington kur një burrë n&eu...
Bota
7 Shkurt 2025, 07:29
E. D
fotot ilustruese
UKRAINË- Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet...
Bota
7 Shkurt 2025, 07:25
E. D
foto ilustruese
SHBA- Presidenti Donald Trump autorizoi të enjten sanksione ekonomike dhe udhëtimi ndaj punonjësve të Gjykatës Nd&...