LIVE UPDATES
Bota

"Sistemi në prag të shpërthimit!" Deputetët gjermanë: Vuçiç duhet të dëgjojë protestuesit!

Përfaqësuesit e partive parlamentare gjermane mbështesin protestat në Serbi dhe paralajmërojnë se një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të respektojë të drejtën për të protestuar.

7 Shkurt 2025, 08:30 Nga M.B
"Sistemi në prag të shpërthimit!" Deputetët
Protesta

SERBIA- Partitë parlamentare gjermane janë aktualisht të zëna shumë me fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 23 shkurt. Por grupet parlamentare në Bundestaggjetën kohë të flasin për DW për protestat disamujore në Serbi, të cilat, sipas shumëkujt, mund të ndryshojnë përditshmërinë politike në këtë vendkandidatpër anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më shumë Bashkim Evropian, më pak Kinë

Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Komisionin e politikës së jashtme të Bundestagut, Jürgen Hardt, në një deklaratë për DW, tha se aksidenti në Novi Sad dhe protestat që pasuan janë një shenjë e qartë se Serbia duhet të ndryshojë diçka në orientimin e saj të politikës së jashtme. "Serbia u mbështet shumë në paratë dhe njohuritë kineze në të kaluarën, dhe kjo tani është duke u shlyer." Rënia e një pjese të kulmit në stacionin e të trenit në Novi Sad, i cili është pjesë e projektit të Rrugës së Mëndafshit Kinez, bie drejtpërdrejt mbi qeverinë serbe. "Keqmenaxhimi dhe korrupsioni ishin më se të dukshme”, tha përfaqësuesi i partisë që ka gjasa të formojë qeverinë e re në Gjermani.

Hardt, i cili, si pjesa tjetër e partisë së tij, siç është formuluar në programin zgjedhor, angazhohet për lidhje më të ngushta midis rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, po u dërgon një mesazh të qartë autoriteteve në Beograd: "Autoritetet serbe duhet të dëgjojnë protestuesit: më pak Kinë, më shumë Bashkim Evropian. E ardhmja e Serbisë është në BE. Kjo duhet të reflektohet edhe në veprimet e kristiandemokratëve ".

"Populli i Serbisë duhet ta dijë"

I pyetur për qëndrimin e tij ndaj protestave në Serbi, raportuesi i Partisë së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Boris Mijatoviç, para së gjithash dënoi dhunën ndaj demonstruesve dhe përpjekjet për frikësim. "Informacionet se bandat po rrahin protestuesit deri në shtrimin në spital janë thellësisht shqetësuese. E drejta për tubim dhe liria e shprehjes janë gurëthemelet e çdo shoqërie demokratike. Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, ka për detyrë t'i garantojë këto liri qytetarëve të saj në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e saj si partnere e Bashkimit Evropian", kujton Mijatoviç.

Gjatë mandatit të tij, ai ka vizituar shumë shpesh rajonin dhe ka qenë vëzhgues në zgjedhjet e fundit në Serbi. Duke iu referuar tragjedisë në Novi Sad, Mijatoviç tha se "populli i Serbisë ka të drejtë të dijë se si ndodhi ky aksident tragjik dhe kush është përgjegjës. Partia ime solidarizohet me qytetarët e Serbisë që kërkojnë drejtësi për viktimat dhe gjykimin e atyre që janë përgjegjës", tha Mijatoviç për DW.

Sistemi i Vuçiqit në prag të shpërthimit

Josip Juratoviq, raportuesi shumëvjeçar i grupit parlamentar socialdemokrat për Ballkanin Perëndimor, beson se protestat që po zhvillohen në Serbi prej javësh janë të ndryshme në strukturën dhe organizimin e tyre nga ato të mëparshmet. Për këtë arsye ai thotë se Aleksandar Vuçiç i ka ditët e numëruara në qeverisje. "Ajo që kam thënë gjatë gjithë kohës po ndodh pikërisht tani - regjimi i Vuçiç do të shpërthejë. Ai po lufton kundër grenjzve të tërbuar dhe nuk mund ta fitojë më këtë betejë", parashikon Juratoviq, i cili deri më tani nuk i ka kursyer kritikat ndaj autoriteteve në Beograd në deklaratat e tij.

Asgjë nuk e ndihmon më, as aleatët e jashtëm dhe as të brendshëm, as aktrimi i tij i famshëm publik”, tha Juratoviç në një deklaratë për DW. Për Juratoviç, i cili pas dekadash të kaluara në bankat e Bundestagut, nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme në fund të shkurtit, lëvizja në Beograd është e veçantë në një mënyrë tjetër. "Ndërsa e gjithë bota po dorëzohet para autokratëve, studentët në Ballkan kanë gjetur një mënyrë për të hequr qafe autokratin e tyre. Vuçiç nuk mund ta fitojë këtë betejë", thotë politikani socialdemokrat i cili shpreson se vendet e Ballkanit Perëndimor "më në fund do të shpëtojnë nga mafia politike".

Bisedat Beyer-Mali

Peter Beyer, një raportues prej kohësh për grupin parlamentar të CDU/CSU për Ballkanin Perëndimor dhe një njohës i mirë i situatës në rajon, është pak më pak specifik se kolegu i tij partiak Hardt. "Ne po e monitorojmë situatën nga afër. Sigurisht që temat që dominojnë fushatën elektorale në Gjermani i shtyjnë në plan të dytë tema të tjera, por do të ishim shumë naivë të mos ndiqnim se çfarë po ndodh në lagjen tonë." Ai shpjegon: "Dje në Berlin, në margjinat e konventës së partisë CDU, fola me ministrin serb të Financave Sinisha Mali, ndër të tjera, për protestat dhe e pyeta se si është situata në vend dhe çfarë do të bëjmë më pas”, tha Beyer.

Ai theksoi se stabiliteti dhe demokracia në Serbi janë gjithashtu të rëndësishme për Gjermaninë dhe se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore demokratike. "Unë u kujtova gjithashtu njerëzve se ata duhet të kenë mundësinë e fjalës. Sigurisht që kjo përjashton çdo lloj dhune. Kam bërë thirrje për një përpjekje për të gjetur përgjigje së bashku me njerëzit se si të forcohet demokracia në vend dhe të arrihet stabiliteti," tha Beyer për DW./ DW

serbia

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë