LIVE UPDATES
Bota

Rezoluta e Srebrenicës/ Pse cilësohet si një akt i rëndësishëm simbolik?

Një ditë përkujtimi për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës? Pala boshnjake e mirëpret, veçanërisht të mbijetuarit dhe të afërmit e tyre. Serbët nga ana tjetër i druhen dënimit kolektiv.

24 Maj 2024, 07:47 Nga r.ll
Rezoluta e Srebrenicës/ Pse cilësohet si një akt i
foto ilustruese

BOSNJE HERCEGOVINË- "Ti dhe foshnja kaloni, dhe i vogli të dalë këndej", i tha një ushtar mamasë sime. Mami ngriu e shokuar. Por një ushtar tjetër tha atëherë: 'Lëre fëmijën të shkojë, ka mjaft.' Ai më shtyu drejt nënës sime, ajo më futi në autobus, që do të thoshte shpëtimi”, kujton Adem Mehmedoviç, i cili i mbijetoi gjenocidit në korrik 1995, kur ishte tetë vjeç.

Dhjetë vjet më parë ai u kthye në Srebrenicë, ku tani jeton dhe punon në administratën e qytetit. Për atë që u vendos në Kombet e Bashkuara, ai thotë: "Është vetëm një gjest simbolik dhe satisfaksion për viktimat. Dhe Kombet e Bashkuara, sigurisht që mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për gjenocidin në Srebrenicë."

Mehmedoviç është i bindur se rezoluta nuk do të ndryshojë shumë gjë në qytet. "Është mirë që pranohet, por nuk duhet të kesh pritshmëri shumë të mëdha”, thotë ai për DW. Prandaj, mendon ai, nuk ka as arsye për reagimet e ashpra të politikanëve nga Republika Srpska dhe Serbia.

Sulmi në zonën e mbrojtur nga OKB

Në prill 1992, kur filloi lufta në ish-republikën jugosllave të Bosnjë-Hercegovinës, në qytetin e Srebrenicës në lindje të vendit, jo shumë larg kufirit me Serbinë, jetonin kryesisht myslimanë nga  Bosnja - boshnjakë. Në këtë zonë kishte edhe fshatra të banuara kryesisht me serbë.

Në vitin 1993 Këshilli i Sigurimit i OKB-së e shpalli enklavën e Srebrenicës zonë të mbrojtur. Si forcë mbrojtëse atje u vendosën rreth 170 ushtarë të armatosur lehtë, fillimisht kanadezë dhe më vonë holandezë. Kur më 11 korrik 1995 njësitë ushtarake të serbëve të Bosnjës nën udhëheqjen e komandantit të tyre të përgjithshëm, Ratko Mlladiç përparuan në zonën e mbrojtjes, ushtarët holandezë të OKB-së u dorëzuan pa luftë. Pas pushtimit të enklavës ushtria dhe policia e Republika Srpska e pjesës serbe të Bosnjë-Hercegovinës dhe njësia ushtarake speciale serbe Skorpioni vranë më shumë se 8.300 burra dhe djem boshnjakë. Më vonë Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi (ICTY) e përcaktoi krimin si gjenocid. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e konfirmoi këtë në vitin 2007. Por ajo konstatoi gjithashtu se Serbia nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në gjenocid. Megjithatë sipas GJND autoritetet e Beogradit në atë kohë nuk bënë asgjë për të parandaluar gjenocidin.

Deri tani 6.751 viktima janë varrosur në Memorialin e Srebrenicës në qytetin e Potoçarit, në jug të Srebrenicës. Eshtrat e shumë të tjerëve kërkohen ende. Në gjyqe të ndryshme përpara Gjykatës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY) rreth 50 njerëz u dënuan me më shumë se 700 vjet burg për gjenocid dhe krime në Srebrenicë, duke përfshirë Mlladiqin dhe Radovan Karaxhiçin, liderin e atëhershëm politik të serbëve.

Interpretimi serb: Masaker, jo gjenocid

Në Republikën Srpska dhe Serbi mohohet se krimet në Srebrenicë përbënin gjenocid. Parlamenti i Serbisë e dënoi masakrën e Srebrenicës në vitin 2010 pa përdorur termin gjenocid. Rezoluta aktuale e OKB-së interpretohet si sulm ndaj Serbisë dhe serbëve si komb, edhe pse ata nuk përmenden fare në tekstin e rezolutës.

Edhe para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Aleksandar Vulin, ish-shefi i inteligjencës dhe tani zëvendëskryeministër i Serbisë, tha në një intervistë për mediat serbe: "Ajo që do të ndodhë është përfundimi i komplotit kundër Republika Srpska dhe Republikës të Serbisë”. Gjermania dhe Ruanda, të cilët iniciuan rezolutën, donin t`i "shpallnin serbët një komb gjenocidal".

Është e vështirë që të gjesh mes serbëve në Srebrenicë bashkëbisedues për temën e rezolutës. Shumica e njerëzve tundin dorën dhe thonë: "Mos më pyet". Por njëri prej tyre është dakord të flasë, vetëm me kusht që të mos i përmendet emri. Ai thotë se ka qenë ushtar serb. Për DW ai thekson, se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid, sepse "nëse gjenocidi nënkupton synimin për të shfarosur dhe shkatërruar një popull të tërë, atëherë këtu kjo nuk ka ndodhur".

Në fillim të luftës, thotë ai, boshnjakët bënë kërdinë nëpër fshatrat serbe, duke vrarë të gjithë, fëmijët në djep, gratë, pleqtë e pazotë. "Unë kam qenë dëshmitar. Ne duhet të merremi me të gjitha këto me ndershmëri. Nuk mund të fajësohet gjithmonë vetëm njëra palë. Ata që vranë kanë emra, nga të dyja palët. Dhe të gjithë duhet të thonë se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe kush ka qenë përgjegjës për çfarë, që të kërkohet individualisht përgjegjësi”, thotë ai për DW.

Srebrenica - një qytet fantazmë

Pas luftës Srebrenica ra nën juridiksionin e Republika Srpska, më e vogla nga dy entitetet në Bosnje-Hercegovinë. Megjithatë popullsia është ulur me dy të tretat në krahasim me periudhën e paraluftës. Gjithsej rreth 13,000 njerëz jetojnë në qytet dhe fshatrat përreth, dhe një shumicë e vogël deklarohen si boshnjakë. Sot Srebrenica i ngjan një qyteti fantazmë. Nuk ka pothuajse asnjë dyqan dhe as një stacion autobusi. Në Srebrenicë nuk mund të blesh as një gazetë ditore. Të rinjtë largohen, sepse nuk shohin perspektivë për veten.

"Shenjë e humanitetit të vërtetë"

Rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës, që u votua në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten më 23 maj, u propozua nga Gjermania dhe Ruanda. Ajo shpall 11 korrikun ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës dhe bën thirrje për përfshirjen në programet mësimore të fakteve rreth gjenocidit të pranuara nga gjykata.

Në versionin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën është përfshirë amendamenti i Malit të Zi, i cili thotë se përgjegjësia penale për gjenocidin sipas ligjit ndërkombëtar është individuale dhe nuk mund t'i atribuohet asnjë grupi etnik, fetar apo një komuniteti si të tërë./DW

rezoluta e srebrenices

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët