9 Dhjetor 2023, 21:31
Nga A.TH

BRITANI- Dhjetëra mijëra protestues pro-palestinez marshuan në Londër duke bërë thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit. Organizatorët pretenduan se deri në 100,000 njerëz u përballën me kushtet e ftohta të dhjetorit për t'iu bashkuar demonstratës, protesta e parë e tillë që nga një pauzë njëjavore e luftimeve që u ndërpre javën e kaluar.
Megjithatë, Policia Metropolitane tha se rreth 40,000 njerëz morën pjesë në marshim dhe 13 persona janë arrestuar. Protestuesit mbanin pankarta me fjalët "Palestine e lirë" dhe "Fund rrethimit".
Disa protestues brohorisnin: “Një, dy, tre, katër, okupim jo më, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, Izraeli është një shtet terrorist”. Ata brohoritën gjithashtu sloganin e shumëdiskutuar: "Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë", shkruan Sky News.
Policia Metropolitane tha se 13 arrestimet u bënë kryesisht për pankarta fyese, si dhe për vepra të tjera të supozuara, duke përfshirë posedimin e drogës dhe pengimin.
Policia bëri me dije se një burrë u arrestua me dyshimin për një shkelje racore të rendit publik pasi oficerët identifikuan një burrë me një pankartë që bën krahasime midis Izraelit dhe Gjermanisë naziste.
Korrespondentja e Sky Neës që raportoi nga marshimi, tha se kishte një zhgënjim të shtuar që një rezolutë e OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm nuk u mirastua pasi SHBE vendosi veton, ndërsa Britania abstenoi.
proteste ne londer
Bota
9 Dhjetor 2023, 20:29
A.TH
foto ilustruese
LONDËR-Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda do të goditen nga erëra të forta dhe reshje të dendura shiu kët&...
Bota
9 Dhjetor 2023, 20:21
A.TH
foto ilustruese
IRAN- Grupi i rebelëve Houthi, me mbështetjen e Teheranit njoftoi sot se do të ndalojë çdo anijë që te...
Bota
9 Dhjetor 2023, 20:16
A.TH
foto nga deti i kines jugore
KINË- Filipinet akuzojnë Kinën se ka përdorur topa uji për të penguar tre nga anijet e saj, n&eu...
Bota
9 Dhjetor 2023, 19:50
r.ll
liridona ademaj
KOSOVË- Është arrestuar sot edhe personi i katërt i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Adema...
Bota
9 Dhjetor 2023, 19:33
A.TH
olena zelenska
UKRAINË- Bashkëshortja e presidentit ukrainas, Olena Zelenska deklaroi se ukrainasit janë në rrezik vdekjeprurës n&...
Bota
9 Dhjetor 2023, 18:51
A.TH
foto ilustruese
GAZË- Forcat izraelite qëlluan dhe vranë një palestinez në Bregun Perëndimor gjatë ditës së so...
Bota
9 Dhjetor 2023, 18:39
A.TH
foto ilustruese
GAZË- Sahar Baruk, 25 vjeç, një nga 240 pengjet e marra gjatë sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, ...
Bota
9 Dhjetor 2023, 18:09
A.TH
Vladimir Putin
RUSI- Situata në Gaza dhe ekuilibri gjeopolitik i të gjithë Lindjes së Mesme ishin në qendër të një ...
Bota
9 Dhjetor 2023, 18:06
A.TH
foto e statujes
UKRAINË- Fushata e Ukrainës për heqjen e monumenteve të epokës sovjetike vazhdon. Autoritetet e Kievit sot ç...
Bota
9 Dhjetor 2023, 17:34
r.ll
olaf scholz dhe albin kurti
GJERMANI- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë kongr...