LIVE UPDATES
Bota

Robert F. Kennedy Jr. do të kandidojë për president si i pavarur

Aleatët e Presidentit Biden e kanë konsideruar deri më tani si jo serioze fushatën e zotit Kennedy për zgjedhjet paraprake.

9 Tetor 2023, 20:43 Nga I.A
Robert F. Kennedy Jr. do të kandidojë për president si i pavarur
Robert F. Kennedy Jr.

SHBA- Avokati për çështjet e mjedisit dhe aktivisti kundër vaksinave Robert F. Kennedy Jr. tha të hënën se do të kandidojë për president si i pavarur, duke hequr dorë kështu nga kandidimi fillestar si demokrat dhe duke i shtuar një tjetër element garës elektorale që duket se do të sjellë një përballje mes Presidentit Joe Biden dhe ish-Presidentit Donald Trump.

Zoti Kennedy, pjesëtar i një prej familjeve demokrate më të mirënjohura në politikë, pati filluar kandidimin për zgjedhjet paraprake ndërkohë që duket se ka gjetur mbështetje më të mirë në radhët e votuesve republikanë, se sa ndër demokratët. Nuk është e qartë se si do të reflektohej kjo mbështetje nga republikanët gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, kur zoti Kennedy do të kandidonte edhe përballë ish-Presidentit Trump. Aleatët e Presidentit Biden dhe të ish-Presidentit Trump kanë ngritur shpesh pikëpyetjen nëse kandidimi i zotit Kennedy do të shërbente për një ulje të mbështetjes ndaj kandidatit të tyre.

Aleatët e Presidentit Biden e kanë konsideruar deri më tani si jo serioze fushatën e zotit Kennedy për zgjedhjet paraprake.

Njoftimi i së hënës vjen më pak se një javë pasi aktivisti progresiv Cornel West braktisi kandidimin si përfaqësues i Partisë së Blertë, për të filluar kandidimin si i pavarur. Gjithashtu një grup i qendrës, i quajtur si “No Labels”, po bën përpjekje për të patur një kandidat për president, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Zoti Kennedy akuzoi prej disa javësh Komitetin Kombëtar Demokrat për manipulim të zgjedhjeve në dëm të tij dhe kërcënoi se mund t’i duhet të marrë në konsideratë alternativa të tjera.

Elementë të së djathtës së skajshme dhe kundër vaksinave, që mbështesin zotin Kennedy, kanë dërguar sinjale të forta nëpërmjet mediave sociale duke sugjeruar se ai duhej të largohej nga Partia Demokrate.

Zoti Kennedy është vetë-identifikuar prej kohësh si demokrat dhe shpesh ka përmendur gjatë fushatës babanë dhe xhaxhanë e tij të ndjerë, Senatorin Robert F. Kennedy dhe Presidentin John F. Kennedy. Ai ka krijuar megjithatë marrëdhënie të afërta me përfaqësues të së djathtës së skajshme gjatë viteve të fundit.

Anketimet tregojnë se shumë më tepër republikanë se sa demokratë kanë një opinion pozitiv për zotin Kennedy. Ai ka krijuar gjithashtu mbështetje nga konservatorët e së djathtës së skajshme për shkak të pikëpamjeve të tij, si p.sh. mosbesimi i hapur ndaj vaksinave për COVID-19, për të cilat studimet tregojnë se janë të sigurta dhe efikase kundër sëmundjes së rëndë dhe vdekjes.

Marrë nga VOA

robert f. kennedy jr.

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen