9 Tetor 2023, 19:28
Nga r.ll
foto iustruese
TURQI- Nga sulmet turke në verilindje të Sirisë, që kontrollohet nga kurdët, janë vrarë 29 pjesëtarë kurdë të personelit të sigurisë dhe janë plagosur 28 të tjerë, thanë autoritetet lokale më 9 tetor.
Turqia ka kryer sulme ajrore në këtë që nga java e kaluar, duke goditur caqe civile dhe ushtarake, por edhe infrastrukturë, sulme që sipas autoriteteve kurde kanë shkaktuar viktima.
Në deklaratën e lëshuar nga autoritetet kurde u tha se gjatë natës janë goditur disa caqe dhe se “29 anëtarë të forcave kundër drogës janë vrarë dhe 28 janë plagosur”, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë monitoruese me seli në Britani, ka raportuar se janë vrarë 30 anëtarë të forcave të brendshme të sigurisë kurde, që njihen si Asajish, dhe 37 të tjerë janë plagosur, pasi një avion luftarak turk goditi në qendër trajnuese në periferi të Al-Malikijas.
Javën e kaluar, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se ka nisur një valë të re të sulmeve ajrore në kundërpërgjigje ndaj një sulmi në Ankara që u krye më herët gjatë muajit, ku u plagosën dy policë.
Dega e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë e kanë shpallur organizatë terroriste, mori përgjegjësinë për sulmin me bombë në Ankara.
Turqia po ashtu ka kryer sulme ndaj pozicioneve të PKK-së në veri të Irakut disa orë pas sulmit të 1 tetorit në Ankara, përderisa ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka deklaruar se sulmuesit “erdhën nga Siria dhe ishin trajnuar atje”./REL
turqia sulmon sirine
Bota
9 Tetor 2023, 19:18
f.i
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka publikuar pamje të sulmeve të ushtrisë izraelite në G...
Bota
9 Tetor 2023, 19:09
r.ll
antonio guterres
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Hamasit që të ndalojë sulmet ...
Bota
9 Tetor 2023, 18:54
r.ll
foto nga permbytjet
INDI- Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shërthimi i një liqeni akullnajor në Himalajet e Ind...
Bota
9 Tetor 2023, 18:40
f.i
droga e sekuestruar
SERBI- 6 shtetas serbë janë arrestuar pas një operacioni të Europol, Eurojust, BIA dhe Prokurorisë P...
Bota
9 Tetor 2023, 18:37
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Grupi militant Xhihadi Islamik palestinez kanë marrë përgjegjësinë për sulmet dhe bombardimin e disa ...
Bota
9 Tetor 2023, 18:21
f.i
pamje nga vendngjarja
IZRAEL-Momenti kur një mjeke që punon në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës njofton se burri i saj ës...
Bota
9 Tetor 2023, 18:29
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Shërbimet në spitalin e vetëm funksional në lagjen Beit Hanoun të Gazës janë pezulluar për sh...
Bota
9 Tetor 2023, 17:56
r.ll
jeff hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialog...
Bota
9 Tetor 2023, 17:56
f.i
postimi
SERBI- Serbët kanë nisur propagandën e solidarizimit me terroristët e Hamas me retorikën ultra anti-perëndimore ...
Bota
9 Tetor 2023, 17:44
I.A
Oliver Varhelyi
STRASBURG- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, njoftoi rishikimin e plotë t&...