LIVE UPDATES
Bota

Roli i partive të treta në politikën amerikane, aktivisti: Nuk ka përfaqësim proporcional në Shtetet e Bashkuara

Partia e tretë më jetë-gjatë e Amerikës është Partia e Ndalimit, (Prohibion Party), e cila ka patur një kandidat presidencial në çdo zgjedhje, që nga viti 1872, në betejën e saj për ndalimin e alkoolit si pije. Kauza e saj është bazuar në ligjin që ishte në fuqi nga 1920 deri në vitin 1933, që ndalonte shitjen dhe prodhimin e alkoolit.

23 Tetor 2022, 17:26 Nga DOSJA
Roli i partive të treta në politikën amerikane, aktivisti: Nuk ka
Foto Ilustruese

SHBA- Kur amerikanët t’i drejtohen kutive të votimit në 8 nëntor, me gjasë ata do të zgjedhin mes kandidatëve të Partisë Demokratike ose asaj Republikane. Megjithatë, në garë do jenë edhe kandidatë nga të ashtuquajturat parti të treta. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Steve Herman këto parti tradicionalisht kanë patur pak fat. Por një parti e re po shpreson të trondisë të gjithë sistemin amerikan.

Që prej mesit të shekullit të XIX (nëntëmbëdhjetë), çdo president amerikan është zgjedhur ose nga radhët e Partisë Republikane ose asaj Demokratike. Prej më shumë se sa 50 vjetësh nuk ka patur asnjë kandidat real nga parti të treta, që të ketë garuar për në Kongres.

Shumë parti të vogla përqendrohen në një çështje ose filozofi të caktuar. Micah Sifry, shkrimtar dhe aktivist, i cili ka shkruar një libër për paritë e treta thotë se këto forca politike duke dashur t’i qendrojnë besnike kauzës së tyre, dështojnë të sigurojnë vota të mjaftueshme që kandidatët e tyre të zgjidhen.

"Këto forca politike garojnë në një sistem që është paragjykues, që nuk u jep mundësi partive të vogla të përparojnë. Ne nuk kemi përfaqësim proporcional në Shtetet e Bashkuara. Kështu, edhe nëse merr 5 për qind të votave, nuk merr 5 për qind të vendeve", thotë ai.

Partia e tretë më jetë-gjatë e Amerikës është Partia e Ndalimit, (Prohibion Party), e cila ka patur një kandidat presidencial në çdo zgjedhje, që nga viti 1872, në betejën e saj për ndalimin e alkoolit si pije. Kauza e saj është bazuar në ligjin që ishte në fuqi nga 1920 deri në vitin 1933, që ndalonte shitjen dhe prodhimin e alkoolit.

“Rreth 2 milionë njerëz votuan kandidatë të partive të vogla në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 2020. 2 milionë nga 120 milionë. Nuk është një shifër domethënëse. Mund të ketë rëndësi vetëm në gara shumë të ngushta. Për shembull disa vota për Partinë e Gjelbër, Partinë e Ndalimit, apo një parti tjetër mund të jenë përcaktuese nëse këto forca politike kanë rezultate shumë të ngushta”, thotë Micah Sifry, shkrimtar dhe aktivist.

Këtë vit në skenën politike amerikane po hyn Partia Përpara. Mes themeluesve është biznesmeni Andrew Yang i cili nuk pati sukses në primaret presidenciale të Partisë Demokratike dy vjet me parë dhe ishte i pasuksesshëm edhe në garën për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut vitin e shkuar.

Bashkë me të në këtë parti është edhe ish guvernatorja e shtetit të Nju Xhersit, Christine Todd Whitman, një ish- republikane e cila u kthye në kritike të ashpër të ish-Presidentit Donald Trump.

“Duhet të ndryshojmë sistemin. Prandaj ne mbështesim primaret e hapura dhe votën preferenciale. Kjo do të thotë se kandidatët e dy partive do të duhet të konkurojnë dhe bisedojnë me çdo qytetar dhe jo vetëm me bazën e partive të tyre”, thotë ajo.

Duke u portretizuar si një alternativë e qendrës, që mund të mbështesë si demokratë edhe republikanë, ose në gara të pakontestueshme, të paraqesë kandidatët e saj, Partia Përpara po mbështet votën preferenciale.

Në këtë sistem, votat e kandidatëve me rezultate të ulta në primare u rishpërndahen kandidatëve më të fortë, sipas zgjedhjes së dytë apo të tretë të votuesit”.

“Kjo do të marrë kohë. Na është dashur kohë të arrinim në një pikë ku kemi një sistem të shkatërruar. Mendoj se ne jemi zgjedhja më e mirë, por njerëzit nuk po na përgjigjen”, thotë Christine Todd Whitman, nga partia Përpara.

Mbetet për t’u parë nëse elektorati do të mbështesë një parti të moderuar, në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë me të polarizuara se kurrë më parë, që nga koha e Luftës Civile, kur republikanët dhe demokratët nisën të dominonin skenën politike të vendit.

Marrë nga VOA

partite ne shba zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet