20 Maj 2022, 17:36
Nga DOSJA
lija e majmunit
GJENEVË- Organizata Botërore e Shëndetësisë do të mbajë një takim urgjent ditën e sotme për të diskutuar mbi linë e majmunëve sipas burimeve pranë OKB-së.
Komiteti që do të takohet është Grupi Këshillimor Strategjik dhe Teknik për Rreziqet Pandemike Infektive dhe Epidemike (STAG-IH), i cili këshillon OBSH-në për rreziqet e kontaminimit që mund të përbëjnë një kërcënim global.
Më shumë se 100 raste të infeksionit viral, i cili përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe zakonisht është i lehtë, janë raportuar kohët e fundit jashtë vendeve afrikane ku është endemik. Dhjetra raste të dyshuara dhe të konfirmuara të lisë së majmunëve janë identifikuar që nga fillimi i majit në Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke rritur frikën për përhapjen e sëmundjes.
Dhjetëra raste janë raportuar tashmë në Spanjë dhe Portugali, të ndjekur nga Britania, Kanadaja dhe vendet e Amerikës së Jugut. Italia gjithashtu njoftoi një rast. Rasti i parë i sëmundjes u konstatua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën dhe më konkretisht në Massachusetts. Burri që doli pozitiv për virusin kishte udhëtuar në Kanada.
Lija e majmunit është një sëmundje e rrallë, infektive, e ngjashme me linë e njeriut që u zhduk në vitin 1980. Edhe pse është më e lehtë dhe shumica e pacientëve shërohen brenda pak javësh, në raste të rralla mund të jetë fatale. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe lodhje. Pacientët gjithashtu mund të zhvillojnë skuqje të lëkurës, të cilat shpesh fillojnë në fytyrë dhe përhapen në pjesë të tjera të trupit, duke përfshirë organet gjenitale. Nuk ka shërim për linë e majmunit, i cili transmetohet përmes kontaktit me një pacient të infektuar ose lëngjeve trupore, përfshirë pështymë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se po shqyrton me kujdes faktin se disa nga rastet në Britani, vendi i parë në Evropë ku u shfaq sëmundja, duket se janë transmetuar brenda komunitetit gay.
“Ne jemi dëshmitarë të transmetimeve mes meshkujve që kanë bërë seks me meshkuj. Çdokush, pavarësisht nga orientimi seksual, mund të transmetojë linë e majmunit", thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara.
(d.a/doja.al)
Bota
20 Maj 2022, 17:37
Foto Ilustruese
UKRAINË- Luftëtarët që u strehuan në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol duke bërë ...
Bota
20 Maj 2022, 17:29
Foto Ilustruese
UKRAINË- Nëse sapo po na bashkoheni, këtu janë disa nga zhvillimet kryesore të ditës së sotme:
Ushtar&e...
Bota
20 Maj 2022, 17:23
Justin Trudeau
KANADA- Kanadaja ka thënë se po vendos sanksione shtesë ndaj oligarkëve rusë dhe po ndalon eksportin dhe importin e...
Bota
20 Maj 2022, 17:21
Keshilli i Europes
Kosova duhet të presë që aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës të shqyrtohet ...
Bota
20 Maj 2022, 17:08
Foto Ilustruese
FRANCË- Franca njoftoi të premten se nisi fluturimin e saj të parë të evakuimit mjekësor nga ...
Bota
20 Maj 2022, 17:11
Gasum
RUSI- Rusia do të ndërpresë furnizimin e saj me gaz natyror në Finlandë, ka thënë firma shtetërore finlandeze...
Bota
20 Maj 2022, 16:13
Birra OTAN
FINLANDË- Kur Finlanda vendosi të kërkojë anëtarësimin në NATO të dielën, pronari i një fabrik...
Bota
20 Maj 2022, 16:07
Mbledhja e G7
BRUKSEL- Ministrat e financave të vendeve të Grupit të Shtatë (G7) kanë premtuar 19.8 miliardë dollarë p&e...
Bota
20 Maj 2022, 15:58
Foto nga Bucha
UKRAINË- Pamje tronditëse tregojnë se si të paktën tetë ukrainas u ekzekutuan në Bucha më ...
Bota
20 Maj 2022, 15:23
Ekrem Rrahmani
KOSOVË- Një përplasje verbale gati në përshkallëzim ndodhi sot në Kuvendin Komunal të ...